Të gjitha pas lindjes i kanë sytë nga nëna dhe me të drejtë sepse ajo ka përjetuar një lindje të vështirë, sapo ka marrë në krah një bebe që ka nevojë vazhdimisht për të. Por çfarë ndodh me babain? E dini se edhe ai mund të preket nga depresioni post-partum?
Babai i ri dhe depresioni post-partum
Pas lindjes nëna përballet me forma të ndryshme të depresionit post-partum, duke bërë që këto simptoma të shfaqen edhe tek babai i ri. Sipas disa studimeve të kryera në vitin 2007 në sektorin e psikiatrisë është nxjerrë përfundimi se edhe burrat e përjetojnë ndryshimin hormonal. Ata janë gjithashtu tepër të rrezikuar për të ndryshuar gjendjen e tyre emocionale pas lindjes.
Përse burrat preken nga depresioni pas lindjes?
Shpesh njerëzit nuk bëjnë një lidhje të mirë midis shtatzanisë dhe depresionit post-partum, duke mbajtur në qendër edhe burrin. Por është provuar se ata përjetojnë stres si gjatë edhe pas shtatzanisë. Kryesisht depresioni shkaktohet nga vështirësia ekonomike. Gjithashtu burri ndihet keq edhe për faktin se nuk ka mundësi ta shprehë, të kundërtën bën gruaja e cila mund edhe të qajë më shpesh. Është vërtetuar se burrat pas shtatzanisë ndihen të irrituar, të frustruar dhe inatosen shpesh.
Si mund të largohen këto simptoma?
Zakonisht këto simptoma zgjasin më tepër se një muaj duke u bërë edhe më intensive me kalimin e ditëve, në varësi të frustrimit që ai mund të ndiejë në shtëpi, me lodhjen e gruas dhe të qarat e fëmijës. Ai duhet të kuptojë se nuk është vetëm edhe pse fëmija ka ardhur në jetë dhe gruaja duhet të kujdeset për të. Komunikimi është tepër i rëndësishëm dhe në rastet më të rënda duhet të kërkohet edhe ndihmë profesionale.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu