Para se të kaloni një pjesë të mirë të ditës duke ushqyer me gji apo ndërruar bebelina, janë disa gjëra të rëndësishme që mund të bëni, që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë, dhe që ndoshta nuk do të keni mundësi t’i bëni më për një kohë të gjatë, madje ndoshta shumë të gjatë!
- Gatuani së bashku: kaloni pak kohë me partenrin tuaj duke gatuar, duke pirë diçka (sigurisht që në gotën tuaj duhet të ketë sa më shumë vitamina), si edhe bisedoni për diçka të bukur me njëri-tjetrin.
- Udhëtoni: hipni në makinë dhe nisuni për një udhëtim të shkurtër. Kush tha se shtatëzania nuk do t’ju lejojë ta shijoni atë? https://www.pernenat.al/udhetimet-me-makine-gjate-shtatezanise/
- Drekoni/darkoni në një restorant: bisedoni bashkë, bisedoni shumë gjatë, hani një vakt të mirë, të ushqyeshëm pa menduar se duhet t’i telefononi dados, keni ende kohë për ta bërë këtë!
- Kaloni pak kohë me miqtë tuaj: bëni diçka që do t’ju pëlqejë të gjithave. Kaloni pak kohë nën shoqërinë e njëra-tjetrës para se bebi të bëhet miku juaj më i mirë.
- Shkoni në kinema: kjo do të jetë diçka që ndoshta nuk do të mund ta bëni për një kohë të gjatë! Zgjdhni një film të bukur pa u shqetësuar se mund t’ju duhet të shkoni vazhdimisht në banjo! Atë bark të bukur dhe të rrumbullakët duhet ta shikojnë të gjithë dhe duhet të kuptojnë nevojat tuaja!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu