Ja cilat jane gjerat me absurde me te cilat nena perballet pas lindjes

0 0

Pas lindja është një periudhë tipike në të cilën nëna mund të përballet me gjëra që më parë mund t’i dukeshin të çuditshme, dhe madje absurde. Por cilat janë ato?
• Më parë nuk keni veshur asnjëherë një bluzë apo pantallona që kanë një njollë sipër? Tani do ta bëni! Edhe nëse më parë vendosnit në lavatriçe gjithë veshjen e ditës çdo mbrëmje.
• Tashmë do të mundoheni të përfitoni në çdo moment për të “mbyllur pak sytë”. Zakonisht jeta pas lindjes karakterizohet nga pagjumësia, sidomos gjatë muajve të parë të jetës.
• Nëna mund ta hajë një vakt të shpejtë, dhe nuk ka rëndësi nëse ka qënë ajo çfarë ka mbetur nga dreka e bashkëshortit.
• E kush e kishte menduar më parë se tani edhe për një shëtitje të vogël do t’ju duhet të merrni një çantë të madhe me sende, që ndoshta nuk do të përdoren aspak, por që gjithsesi duhet të jenë në cantë.
• Flokët e nënës së re do të jenë kudo në shtëpi, dhe madje në ndonjë moment nënës mund t’i duket sikur do të ngelet me shumë pak flokë në kokë.
• Frymëmarrja e fëmijës do të jetë gjithmonë nën kontroll, në çdo moment dhe madje ndonjëherë do të zgjoheni ta kontrolloni edhe ndërsa jeni në gjumë të thellë.
• Aroma e tij do t’ju bëjë ta nuhasni në mënyrë të “çmendur” aq sa do të keni dëshirë ta kafshoni.
• Shpesh do t’ju duket sikur fëmija është duke qarë edhe ndërsa është duke fjetur. E madje çdo tingull do t’ju ngjajë me të qarën e fëmijës tuaj.
• Të qëndruarit në shtëpi në fundjavë nuk do të shkaktojë më asnjë shqetësim tek ju. Tashmë rutina juaj do të jetë kështu.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X