Ja cila eshte dhurata e duhur per kete Shen Valentin!

0 0

Dita e 14 shkurtit është tashmë shumë pranë dhe ndoshta keni filluar të mendoni se çfarë t’i dhuroni bashkëshortit apo bashkëshortes tuaj. Nëse është kështu jeni në vendin e duhur! Ja disa këshilla të vlefshme.

Dhurata për bashkëshorten!

Gjëja e parë që na duhet t’ju themi është të tregoheni romantik dhe praktik në të njëjtën kohë. Kjo nuk ju le asnjëherë në baltë! E dini se çfarë do t’ju këshilloja unë sot si grua?

  • Një mbrëmje e kaluar në kinema. Një film i bukur do të ishte një zgjedhje e mirë dhe ekonomike për cdo cift.
  • Një bizhu! Le të jetë ai një burzylyk “Pandora” tek i cili mund të vendosni një figurë që do të simbolizojë gjithçka keni nevojë t’i shprehni asaj.
  • Të brendshme! Ato do t’ju bëjnë të dyve të lumtur! Qëndroni brenda linjave me ngjyrë të zezë apo të bardhë. Ajo ka për t’i pëlqyer me siguri!
  • Kuti me lule natyrale. Mud t’i gjeni në çdo dyqan lulesh dhe janë shumë më të bukura se buqeta tradicionale.
  • Një darkë romantike. Do t’ju këshilloja ta bënit larg atyre restoranteve të mbushura plot me njerëz që festojnë. Vendi ideal? Salloni i shtëpisë i zbukuruar me detale romantike. Disa qirinj aromatizues do të ktheheshin në aleatin tuaj më të mirë!

Dhurata për bashkëshortin!

Shpesh ne gratë kemi tendencën të bëjmë dhurata romantike për bashkëshortin tonë, dhe mendoj se kjo vjen si pasojë e natyrës së brishtë të gruas, kur në të vërtetë ai do të dëshironte diçka tjetër. Që të mos gaboni do t’ju këshilloja të mendonit për:

  • Një ditë të kaluar në një qendër SPA. Disa masazhe relaksuese dhe trajtime profesionale do të ishin perfekte që ai t’i shijonte bashkë me ju.
  • Një orë dore. Një aksesor që ndonjëherë bëhet më i rëndësishëm edhe se e gjithë veshja.
  • Varëse çelësash. Këtu do t’ju sugjeroja të qëndornit larg atyre romantike që do ta bënin të dukej se kishte në dorë çelësat e makinës tuaj.
  • Kopësat për këmishën e tij të preferuar do të ishin gjithashtu një dhuratë tepër e spikatur.
  • Dhe në fund një portofol! Le të jetë ai prej lëkure të zezë në mënyrë që t’i përshtatet fare mirë çdo shije.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X