Duke marrë parasysh situatën e rënduar të gripit që është paraqitur ditët e fundit në vendin tonë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat e duhura për të parandaluar përkeqësimin e mëtejshëm të situatës. Për këtë arsye, sot në datën 07.01.2017, sipas një urdhëri të nxjerrë nga ky institucion, në mbështetje të nenit 102, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si edhe të nenit 7, pika 4 të ligjit nr 15/2016, të datës 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, është kërkuar shtyrja e mëtejshme e datës së rinisjes së mësimit në institucionet përkatëse. Është urdhëruar që mbyllja e institucioneve të përfshijë edhe cerdhet dhe kopështet përkatësisht në datat: 9, 10, 11, 12 13, 14 janar 2017. Ky urdhër përfshin edhe mbylljen e institucioneve të arsimit parauniversitar dhe universitar.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu