Ja cfare tregojne ekspertet ne lidhje me shampon Johnson&Johnson

0 0

Është njohur prej vitesh si shampoja që nuk shkaktonte lot në sytë e fëmijës, por për disa vite shkaktoi shqetësime për shumë nëna për shkak të prezencës së disa substancave të dëmshme në përmbajtje. Johnson&Johnson, një nga industritë farmaceutike dhe kozmetike më të mëdha në botë, ka vendosur të ndryshojë formulën e shampos shumë të njohur, e cila nuk shkaktonte lot tek fëmijët për shkak të përbërjes të saj tepër delikate. Ky modifikim i përket vetëm formulës së saj, ndërsa pamja e jashtme, ngjyra dhe aroma janë të njëjtat, ndryshimi do të jetë tek heqja e dy përbërësve të konsideruar si të rrezikshëm të cilat janë formaldeidi dhe izomeri diosan-1.4.
Të dyja këto substanca kimike janë hequr në bazë të kërkesës së vazhdueshme të klientëve të kësaj firmë të madhe, gjë e cila u aprovua në vitin 2013. Përveç shampos Johnson&Johnson vendosi të ndryshonte edhe përbërjen e rreth 100 produkteve për fëmijë, gjë e cila u bë për të larguar substancat e dëmshme. Brenda vitit 2015 kjo industri kozmetike duhej të hiqte formaldeidin dhe izomerin nga përbërja e të gjithë produkteve të saj, përfshi këtu edhe produktet e të rriturve, pa lënë nën hije produktet e shitura nën emrin e firmave të tjera si Neutrogena dhe Clean & Clear.
Që kur është prodhuar shampo, këto dy përbërës nuk janë përmendur asnjëherë në etiketën e saj, sepse teknikisht ato nuk janë futur në përmbajtjn e shampos, por janë zhvilluar në konfeksion si derivat i prodhimit të detergjentit. Formaldeidi çlirohet nga disa konservantë, si “quaternium-15”, ndërsa izomeri diosan 1.4 zhvillohet gjatë proceseve kimike të cilat realizohen për të ulur agresivitetin e disa përbërësve të shampos.
Të dy këta përbërës janë shumë kancerogjenë. Formaldeidi është shumë i rrezikshëm sidomos për meshkujt, por organizata botërore e shëndetit ka vendosur disa limite të cilat nëse respektohen nuk përbëjnë rrezik. Diosani 1.4, sipas disa provave të bëra në disa kafshë është menduar se shkakton tumor.
Sigurisht që firma Johnson&Johnson ka mbrojtur gjithmonë formulën e shampos, duke theksuar vazhdimisht se nuk është e rrezikshme për shëndetin e fëmijës që e përdor. Megjithatë, si pasojë e një presioni të madh nga ana e konsumatorëve, ajo ka vendosur të ndryshojë recetën e saj duke hequr konservantët të cilat formojnë formaldeidin, si edhe kanë ulur nivelin e diosanit 1.4. sipas disa vëzhguesve dhe ekspertëve të vet firmës, shqetësimet e ngritura në lidhje me formaldeidin janë ekzagjeruar tepër. Përbërja kimike formohet në mënyrë natyrale në shumë produkte, duke përfshirë këtu edhe ato që hamë, si për shembull molla. Disa studime të tjera kanë treguar se niveli i diosanit 1.4 ka qënë brenda normave që nuk përbëjnë rrezik për fëmijën.
Pavarësiht kësaj, firma për arsye marketingu vendosni të ndryshonte formulën e saj, gjë e cila kërkoi punën e rreth 100 studiuesve për një periudhë 2 vjeçare. Kjo ndodhi për arsye se ata dëshironin që shampoja të mos ndryshonte në pamjen e jashtme apo në aromë. Do të mjaftonte zëvendësimi i qoftë edhe një konservanti dhe shampoja do të ishte më e errët dhe më e hollë, krahasuar me klasiken e kësaj firme. Pasi u morrën në studim rreth 2.500 përbërës të ndryshëm, dhe u studiuan mbi 10 versione të ndryshme të shampos, u vendos receta përfundimtare. E njëjta gjë ndodhi edhe me rreth 100 produkte të tjera të kësaj firme. E rëndësishme për këtë firmë ishte të mos ndihej asnjë ndryshim nga produkti i vjetër, dhe ndërkohë të kënaqeshin të gjithë përdoruesit e saj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X