Kur mund të quhet se një bebe vuan nga konstipacioni?
Para së gjithash duhet të dini se bebet që ushqehen me gji nuk do të defekojnë çdo ditë, ndërsa nga ana tjetër një bebe që ushqehet me qumësht formule mund të defekojë deri në 3-4 herë në ditë.
Cfarë duhet të bëjmë në rast se fëmija vuan nga konstipacioni?
Nëse fëmija ushqehet me qumësht gjiri duhet të përpiqeni të rregulloni dietën tuaj ushqimore, ndërsa në rast se ushqehet me qumësht formule duhet të provoni për të ushqyer fëmijën me një lloj tjetër qumështi.
Nëse fëmija ushqehet me ushqime të ngurta mund t’i jepni fëmijës pure brokoli, dardhe, kumbulle, pjeshke si edhe molle pa lëkurë. Nuk duhet t’i jepni fëmijës miell orizi dhe në vend të kësaj përdorni miell tërshëre.
I jepni fëmijës të pijë sa më shumë lëngje. Një hidratim i mirë është shumë i rëndësishëm për lëvizjen e zorrëve. Në veçanti do të theksonim lëngun e kumbullës si edhe të dardhës.
I bëni lëvizje të këmbëve në formë biçiklete nëse fëmija nuk është ngritur ende në këmbë, dhe nëse po e bëni të ecë sa më shumë.
I bëni disa herë masazh në zonën e barkut në mënyrë që të stimuloni lëvizjen e zorrëve.
Nëse alternativat e mësipërme nuk funksionojnë mund të stimuloni fëmijës duke përdorur suposto glicerine që mund ta blini në farmaci. Evitoni përdorimin e çdo forme tjetër stimuluese në zonën rektale të fëmijës.
Lexoni edhe: Konstipacioni, si ndikon menyra e ushqyerjes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu