Ja cfare te beni nese femija juaj perplas koken

0 1

Cfarë është përplasja e kokës tek fëmijët?
Përplasja e kokës është një sjellje që shpesh fëmijët e praktikojnë për t’u vetëqetësuar apo për t’u vetë stimuluar. Edhe pse shpesh kjo sjellje duket si alarmuese, brenda vetes nuk përmban asgjë shqetësuese. Rreth 15% e fëmijëve e bëjnë këtë veprim në mënyrë të vullnetshme dhe kryesisht ndodh tek djemtë. Episode të tilla mund të ndodhin në momentin që fëmija shkon për të dremitur, gjatë natës ose pasi është zgjuar nga gjumi, dhe mund të zgjasë disa minuta ose më shumë. Kjo është një sjellje tipike e cila fillon të praktikohet nga fëmija në muajin e 6-të ose më pas, dhe mund të kthehet në një zakon që mund të praktikohet për disa muaj, ose vite. Shumë fëmijë e largojnë këtë ves rreth moshës 3-4 vjeçare.
Cilat janë shenjat që fëmija shfaq?
• Fëmija përplas vazhdimisht kokën në dyshek;
• Ai ulet dhe përplas pjesën e pasme të kokës në mur ose dërrasën e krevatit;
• Ai përkundet para-mbrapa mbi duar dhe gjunjë duke përplasur pjesën e përparme të kokës;
• Fëmija shtrihet në kurriz dhe e rrotullon kokën nga njëra anë në tjetrën me forcë të madhe pas murit apo dërrasës së krevtit duke lënë një anë pa flokë në pjesën e pasme të kokës së tij.
Ekspertët spekulojnë se lëvizjet ritmike para-mbrapa mund të qetësojnë fëmijën dhe ta bëjnë të flejë gjumë. Nuk përjashtohet mudnësia që fëmija të përplasë kokën në mënyrë që të shpërqëndrojë veten nga dhimbja e dhëmbëve apo një infeksion i mundshëm veshi.
Duhet të lajmëroj mjekun?
Ju mund t’ja thoni këtë mjekut tuaj gjatë vizitës së radhës thjesht sa për të qënë më e sigurt në një situatë të tillë. Përplasja e kokës tek fëmijët është një shenjë e rrallë e një problemi në zhvillim ose emocional. Në disa raste kjo sjellje mund të jetë shenjë e një problem specifik. Duhet të lajmëroni menjëherë mjekun nëse:
• Fëmija ka vonesë në zhvillim;
• Fëmija dëmton veten e tij gjatë përplasjes së kokës;
• Fëmija juaj përplas kokën vazhdimisht gjatë ditës ndërsa është zgjuar;
• Fëmija juaj nuk po fle mjaftueshëm si pasojë e përplasjes së kokës.
Çfarë mund të bëj tjetër në lidhje me këtë gjendje?
Ndonjëherë fëmija mund ta përdorë këtë sjellje për të tërhequr vëmendjen tuaj, dhe për këtë arsye nuk duhet të tregoni ankthin tuaj sa herë ai vepron në këtë mënyrë. Largoheni krevatin nga muri për ta pasur situatën më nën kontroll. Në asnjë mënyrë mos vendosni anash krevatit të fëmijës batanije, jastëkë apo sfungjerë pasi mund të rrezikoni që fëmija juaj të preket nga SIDS (vdekja e papritur e laktantit në gjumë), të paktën derisa fëmija të shkojë 1 vjeç. Ndihmojeni fëmijën të gjejë një mënyrë tjetër për t’u qetësuar, i bëni një banjo të ngrohtë para gjumit, një masazh relaksues, ose kaloni më shumë kohë me të para se të flejë. Disa fëmijë qetësohen nëse dëgjojnë një ninullë apo një zhurmë monotone në çastet e paragjumit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X