Nuk duhet të puthni asnjëherë një fëmijë të porsalindur, as në gojë, as në fytyrë, madje as në duar! Rreziku i shfaqjes së ndonjë infeksioni apo virusi është i madh, dhe këtë mund ta dëshmojë shumë mirë historia e Amy, një nënë australiane, e cila ka rrezikuar të humbë fëmijën e saj Oliver për shkak të një situate të tillë. I porsalinduri është vënë në kontakt me një virus të fuqishëm, i cili ka shkaktuar shfaqjen e flluckave të mëdha me ngjyrë të kuqe në të gjithë trupin. Në fillim këto fllucka janë ngatërruar me varicelën, kjo deri në momentin që situata u përkeqësua ndjeshëm dhe më pas doli në pah e vërteta.
Në këtë rast nëna, shumë e prekur por njëkohësisht edhe e indinjuar nga ajo që ka ndodhur, ka vendosur të postojë rastin e saj në rrjetin social facebook, duke e konsideruar këtë një mënyrë të mirë për t’ju treguar nënave rrezikun e puthjeve.
“E mendoni mirë para se të puthni një fëmijë të porsalindur. Djali im është prekur nga Herpes dhe tani jemi duke përjetuar një dramë të vërtetë. Nuk dua të bëj asnjërin fajtor, por dua që ky rast të shërbejë si një mësim për t’i bërë më të ndërgjegjshëm të rriturit në lidhje me atë që mund t’i ndodhë fëmijës nga puthjet”, këto janë fjalët e Amy e cila thekson se nuk e di nga kush e ka marrë fëmija i saj virusin.
Posti i saj është shpërndarë rreth 30.000 herë midis prindërve në facebook. Një rast tjetër i ngjashëm, por me një fund tragjik ka qënë ai i vogëlushes Eibhilin, e cila ka ndërruar jetë vetëm 2 javë pasi ka marrë puthjen e cila i ka transmetuar virusin fatal.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu