Ja cfare perfitoni nese jeni shtatzane ne shtet te huaj

0 0

E drejta e gruas shtatëzanë në spitalet e shtetit italian

Gratë shtatëzëna kanë të drejtë shërbimi falas në spitalet publike dhe në strukturat e akredituara, për disa lloje analizash klinike dhe laboratorike, për disa vizita të specializuara, për kurse përgjatë kohës së shtatëzanisë të organizuara nga konsultorja familjare, për shtrimin për të lindur dhe për kurimin si pasojë e sëmundjeve të mundshme.

Rregjistrimi i fëmijës

Rregjistrimi duhet të bëhet në:

  • zyrat e gjëndjes civile të komunës ku banon nëna ose në komunën ku ka lindur fëmijën, brenda 10 ditëve nga lindja;

ose

  • në zyrat e administratës së të njëjtit spital ku ka lindur fëmija, brenda 3 ditësh nga lindja.

Dokumentat e nevojshme janë:

Çertifikata e lindjes e lëshuar nga spitali dhe dokumentat e prindëve.

Kur gruaja nuk ka lejë qëndrimi

Gruaja e huaj shtatëzënë që nuk ka leje qëndrimi mund ta kërkojë atë për periudhën e shtatëzanisë dhe për 6 muajt e parë pas lindjes së fëmijës, duke paraqitur në kuesturë një çertifikatë mjeku që vërteton muajin e shtatëzanisë së gruas dhe kohën kur duhet të lindë.

Kur gruaja ka gjendje të keqe ekonomike

Gratë që ndodhen në vështirësi të madhe, munden t’i drejtohen enteve lokale (komunës, bashkisë, shërbimeve të vëndit ku ndodhet) ose shoqatave (asosiacioneve) të specializuara që parashikojnë ndërhyrje konkrete për ndihmë e për mbështetje sociale, psikologjike dhe në disa raste ekonomike

Lexo dhe: Bonus edhe per nenat e huaja qe lindin ne Itali!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X