Keni sjellë një fëmijë në jetë? Ja cila është guidë që do t’ju vijë në ndihmë në situata të ndryshme.
Nuk duhet të shtyni poshtë lëkurën e organit gjenital. Kjo mund të shkaktojë shenja të brendshme të cilat dëmtojnë organin gjenital.
Mos i shtrydhni gjinjtë e fëmijës, kjo edhe nëse janë të fryra. Një gjendje e tillë shkaktohet nga hormone e nënës, të cilat kalojnë nëpërmjet placentës tek fëmija. Diçka e tillë është shumë normale dhe kalon vetë. Nëse gjinjtë shfaqen të skuqur dhe të fryrë duhet të shkohet tek mjeku.
Bebi nuk duhet të flejë përmbys apo anash. Një pozicion i tillë është tepër i rrezikshëm pasi mund të shkaktojë SIDS.
Mos luani duke e hedhur fëmijën në ajër, kjo pasi poshtë krahëve të fëmijës mund të shkaktohen fraktura në momentin e pritjes.
Mos e tundni fëmijën pasi mund të dëmtoni trurin e tij.
Mos i jepni fëmijës limon nëse e zë lemza. Ajo largohet vetë ose duke e vendosur fëmijën në gji.
Mos e lyeni biberonin fallco me mjaltë apo sheqer. Këto dy ushqime duhet të futen në dietën e fëmijës, qoftë edhe në këtë mënyrë në moshën e duhur.
Mos e ushqeni fëmijën e ushqime të ngurta para muajit të 6-të të jetës, sidomos nëse ai ushqehet me gji.
Mos përdorni asnjëherë aspirinë tek fëmija, kjo është diçka tepër e rrezikshme për trurin dhe mëlcinë e tij.
Mos e përdorni rrethoren, në mënyrë që fëmija të fitojë në kohën dhe mënyrën e duhur aftësitë e tij motorike.
Fëmija nuk duhet të qëndrojë shumë ulur në karrigen e ushqyerjes nëse është 4-6 muajsh. Ai duhet të fitojë këtë aftësi në mënyrë spontane.
Lexoni edhe: Ditet e para pas lindjes, kujdesi i pergjithshem i bebes
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu