Pasi lind fëmija në shtëpi fillojnë në vijnë vizitorë të shumtë, të cilët janë kuriozë të shikojnë të porsalindurin. Ju si prindër duhet të përpiqeni ta mbani fëmijën tuaj sa më larg faktorëve që mund të rrezikojnë shëndetin e fëmijës, duke kontrolluar disa nga sjelljet e vizitorëve. Këshillat e mëposhtme do të vlejnë shumë edhe për ata prindër që tashmë i kanë fëmijët e rritur por që do të shkojnë për vizitë tek një familje që sapo është bërë me një bebe. Ja çfarë duhet të evitoni gjatë këtyre vizitave.
1. Mos pini duhan dhe mos vishni rroba që vijnë erë tym
Edhe pse mund të duket diçka e parëndësishme duhet të dini se në momentin që jeni duke shkuar për vizitë tek një familje me fëmijë të porsalindur, nuk duhet të pini në asnjë mënyrë duhan, madje as veshjet që do të përdorni gjatë vizitës tuaj nuk duhet të vijnë era tym. Tymi pasiv është shumë i rrezikshëm për të, madje më shumë nga sa mendoni ju. Përpiquni që të lani duart para se të prekni fëmijën, dhe të mos pini duhan as para vizitës dhe as gjatë saj.
2. Mos pini pije të nxehta ndërsa mbani në krah fëmijën
As mos e mendoni të pini një çaj apo kafe të nxehtë ndërsa jeni duke mbajtur në krah fëmijën e vogël, kjo pasi do të mjaftonte një lëvizje e gabuar në një moment të gabuar për të shkaktuar derdhjen e pijes mbi fëmijën e vogël. Nuk duhet as ta imagjinojmë se çfarë do t’i shkaktonte lëkurës së tij!
3. Kujdes me orarin e vizitës
Ashtu sic e përmendëm edhe më lart, kjo është një periudhë delikate për prindërit e fëmijës së porsalindur, dhe për këtë arsye duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të mos bërë vizita në një orar të papërshtatshëm. Do të ishte shumë e përshtatshme që para se të shkonit për vizitë të komunikonit me nënën e re në telefon në mënyrë që ajo t’ju thoshte se kur mund të shkonit tek shtëpia e saj.
4. Mos shkoni për vizitë me duar të papastra
Duhet të dini se bakteriet ndodhen kudo dhe për këtë arsye duhet të lani mirë duart para se të prekni fëmijën e vogël që është shumë delikat! Edhe nëse mendoni se i keni mjaftueshëm të pastra nuk do të ishte e gabuar të shkonit edhe njëherë në tualet për t’i larë sërish. Kjo do të ishte një mënyrë shumë e mirë për ta mbajtur atë larg sëmundjeve dhe infeksioneve.
5. Mos e zgjoni fëmijën nëse është duke fjetur
Ju ndoshta mendoni se kjo është e vështirë të ndodhë, por gaboheni. Mund të mjaftonte një lëvizje e vogël për ta zgjuar atë, kjo pasi fëmijët e vegjël e kanë gjumin shumë të lehtë. Nëse gjatë vizitës tuaj fëmija do të jetë në gjumë duhet të flisni me zë të ulët dhe të përpiqeni mos bëni zhurmë.
6. Mos shkoni për vizitë nëse jeni të sëmurë
Nëse duart e papastra janë një rrezik për fëmijën, as nuk duhet ta imagjinoni të paraqiteni tek familja që ka një fëmijë të porsalindur nëse jeni të sëmurë. Ju duhet të shkoni për vizitë vetëm pasi të jeni siguruar mirë se tashmë jeni shëruar plotësisht, dhe për këtë asrye do të ishte mirë të shkonit për vizitë një javë pasi keni kaluar simptomat e fundit të shqetësimit tuaj shëndetësor. Kjo do të ishte një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur larg fëmijën së porsalindur rrezikun e transmetimit të virusit.
7. Mos vazhdoni ta mbani fëmijën në krah nëse është duke qarë
Sidomos nëse janë ditët e para të lindjes pasi fëmijët qetësohen vetëm nga prania e nënës. Nëse ndërsa jeni duke mbajtur në krah fëmijën ai fillon të qajë duhet t’ja jepni menjëherë nënës e cila do të dijë si ta qetësojë me zërin e saj apo duke e futur në gji.
8. Mos e shikoni nënën e re ndërsa është duke ushqyer me gji
Fatkeqsisht gjidhënia konsiderohet ende si diçka shumë intime dhe e sikletshme, kështu që do të ishte mirë të evitonit shikimet drejt nënës ndërsa është duke ushqyer fëmijën me gji. Në atë moment mund të bisedoni me babain e ri, ose edhe me nënën por pa e parë me sy kuriozë.
9. Mos jepni këshilla nëse nuk jua kërkon askush
Çdo grua e jeton mëmësinë sipas dëshirës së saj dhe për këtë duhet ta lini të qetë të ndjekë instiktin e saj. Pavarësisht eksperiencës personale, nuk duhet të jepni mendime dhe këshilla nëse nuk jua kërkon asnjë prej prindërve.
10. Mos bëni vizita të gjata
Të dy prindërit e rinj janë duke u përpjekur të mësohen me jetën e re dhe për këtë arsye një vizitë e tejzgjatur nuk do të ishte aspak e pranueshme. Nëse prindërit do t’ju kërkojnë të qëndroni më shumë nuk ka problem, në të kundërt nuk duhet të qëndroni më tepër se një orë.
Materiale te ngjashme
Lidhja me fëmijën tuaj pas...
Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...
Pse çdo grua shtatzënë duhet...
Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...
MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...
A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...
DIVO, për t’i bërë 1000...
Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu