Ja cfare nje nene nuk i thote asnjehere femijes se vogel

0 0

Një nënë është një person që gjatë jetës mbart në veten e saj përgjegjësinë e rritjes dhe edukimit të mirë të fëmijës të saj. Ajo është misionarja e kujdesit dhe dashurisë unike që jeton në botë, ajo sjellë në jetë fëmijën e saj për të qënë krah tij përgjatë gjithë jetës së tij.
Por çfarë nuk i thotë nëna asnjëherë fëmijës të saj?
Kjo është një pyetje që nënat shpesh ndoshta e mendojnë. Çfarë nuk duhet t’ju thonë asnjëherë fëmijëve të tyre? Duke qënë se figura e nënës është një figurë që fëmija e merr si shembull i edukimit të tij, ajo duhet të jetë sa më e rregullt në ato që shpreh para fëmijës të saj.
Ju duhet të dini se nuk ekziston një figurë e nënës perfekte pasi çdo nënë është perfekte për fëmijën e saj, çdo nënë përpiqet të jetë një nënë sa më e mirë. Ju duhet ta bëni fëmijën të ndihet sa më rehat në mënyrë që të përjetojë sa më mirë emocionet negative dhe pozitive. Nëna është ajo që merr përsipër përgjegjësinë e një jete të re dhe në njëfarë mënyre i bën vend dashurisë për fëmijën e saj që në momentin që ai është brenda barkut të saj. Nëna në natyrën e saj është bujare, e kujdesshme dhe ndojëherë edhe “bashkëpuntori” i fëmijës në momentet që duhet të mbajë të fshehtë diçka.
Por çfarë një nënë nuk i thotë asnjëherë fëmijës së saj?
1. Nuk tregon asnjëherë sa e dimbshme ka qënë lindja

Në fund pse duhet ta dijë një fëmijë këtë gjë? Çfarë kuptimi do të kishte të mësonte sa i dhimbshëm mund të ketë qënë proçesi i lindjes? Një nënë i di dhe i mban brenda vetes sakrificat që ka bërë për fëmijën, për t’i treguar ndoshta në një moment tjetër disa detaje të bukura të këtij procesi, ndoshta kur ai të jetë më i rritur.
2. Nuk i tregon fëmijës për netët e kaluara pa gjumë
Një nënë edhe pse lodhet shumë nuk i ndan shqetësimet e saj me një fëmijë të vogël. Edhe pse netët e kaluara pa gjumë për shkak të një sëmundje të fëmijës apo shqetësimi tjëtër që ai mund të ketë pasur mund të ketë qënë të shumta fëmija nuk ka përse t’i dijë apo jo?
3. Fëmija nuk e di se nëna ka qarë shumë herë në fshehtësi
E cila është ajo nënë që nuk e ka bërë këtë? Cila është ajo nënë që nuk ka qarë në fshehtësi duke mos ditur se çfarë të bënte më para të qarave të dëshpëruara të një fëmije që vuante nga kolikat e barkut, që ka pasur dhimbje veshi, apo ndonjë shqetësim tjetër? Nëna është një figurë shumë e fortë, por edhe shumë e dobët para të qarave të fëmijës të saj, të cilat prekin ndjenjat e saj shumë thellë. Megjithatë nuk ka nënë që flet me fëmijën e saj të vogël për këto të qara të bëra në një moment që nuk ka ditur çfarë të bëjë tjetër.
4. Nëna nuk i tregon fëmijës se në një moment është ndier e dobët
Sigurisht që edhe nëna mund të ndihet e dobët në një moment, mund të ndihet vetëm, pa përkrahje apo ndihmë në rrugën e gjatë të rritjes së tij, e megjithatë një fëmijë nuk ka përse të dëgjojë këto shqetësime të nënës. Ai duhet të rritet i qetë dhe i lumtur.
5. Fëmija nuk duhet të dëgjojë kurrë se nëna ka pasur frikë për të…
Sa herë ju ka ndodhur të dëgjoni frymëmarrjen e fëmijës tuaj të vogël ndërsa ai fle? Sa herë keni pasur frikë se mos frymëmarrja e tij do të ndalojë, sidomos gjatë javëve të para të jetës? Shumë herë! Jemi nëna dhe të gjitha e kemi bërë këtë. Jemi nëna dhe nuk ka pasur natë që nuk jemi zgjuar për të kontrolluar frymëmarrjen e fëmijës, i cili këtë nuk ka përse ta dëgjojë!
6. Kam nevojë të më lesh të qetë
Edhe pse dashuria për fëmijën është më e madhja që mund të ekzistojë ndonjëherë, edhe nëna ka nevojë që në një moment të caktuar të qëndrojë vetë, ka moment që është tepër e ngarkuar psikologjikisht dhe dëshiron të qëndrojë larg të gjithëve. Megjithatë një nënë nuk i thotë asnjëherë fëmijës së vogël se duhet ta lerë të qetë!
7. Problemet në çift
Në çdo familje mund të ketë një problem të caktuar i cili mund të ndikojë shumë negativisht në emocionet e nënës. Por nëse bëhet fjalë për problemet në çift, ato që e trazojnë së tepërmi ekuilibrin e familjes, nëna nuk duhet të shprehet para fëmijës së saj të vogël.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X