Ja cfare nenkuptojne gjuajtjet qe femija i jep nenes gjate shtatezanise

0 0

Lëvizjet e fetusit janë një prej simptomave më të dukshme të shtatëzanisë, të cilat transmetojnë tek nëna emocione të çuditshme dhe mbi të gjitha shumë dashuri për fëmijën që është duke ardhur. Por çfarë ndodh në të vërtetë brenda barkut të gruas gjatë periudhës së shtatëzanisë? Çfarë kuptimi kanë goditjet e tij të mrekullueshme që i jep nënës së tij? Ja gjithçka që duhet të dini.
1. Goditja e parë e fëmijës
Zakonisht mendohet se goditja e parë e fëmijës vjen si pasojë e lëvizjeve të tij brenda uterusit, dhe kjo zakonisht ndodh rreth javës së 24-t të shtatëzanisë. Në të vërtetë, fëmija lëviz para kësaj jave, por gjatë fillimit të shtatëzanisë gruaja nuk është në gjendje të dallojë goditjet, sepse edhe ato thellë-thellë nuk janë goditje të mirëfillta. Sipas statistikave, gratë të cilat janë duke përjetuar shtatëzaninë e dytë, tretë e me rradhë, janë në gjendje t’i perceptojnë më shpejt këto lëvizje, kjo sepse e kanë përjetuar edhe më parë një eksperiencë të tillë.
2. Domethënia e goditjeve
Përse fëmijët lëvizin dhe godasin nënën gjatë shtatëzanisë? Ashtu siç shpjegojnë edhe studime të ndryshme, kjo ndodh si një përgjigje e stimujve që vijnë nga ambient i jashtëm. Kjo mund të ndodhë si përgjigje ndaj një zhurme të caktuar, ndaj reflektimit të një drite të fortë, si edhe ndaj një ushqimi që nëna ka konsumuar. Nëse e shikoni që fëmija ju gjuan shumë fort rreth muajit të 6-të, mund të ndiqni disa seanca yoga, kjo pasi mendohet se nëse nëna është e qetë do t’i reflektojë edhe fëmijës ndjesi të tilla.
3. Sa gjuajtje bën fëmija?
Nuk mund të japim një shifër të saktë në lidhje me këtë, duke qënë se fëmijët janë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Në përgjithësi, fëmija lëviz rreth 15-20 herë në ditë. Disa fëmijë preferojnë të mos “ndihen “ shumë gjatë ditës për të qënë më të zhurmshëm gjatë natës.
4. Si ndryshojnë goditjet e fëmijës?
Goditjet e fëmijës ndryshojnë nga muaji në muaj, në varësi të rritjes së fëmijës, gjë e cila është normale. Mund të ndodhë që në disa moment gruaja të ndiejë lëvizje më intensive, ndërsa në disa momente të tjera ato të bëhen më të qeta.
5. Numërimi i lëvizjeve fetale
Mund të ndodhë që nëna të mos e ndiejë fëmijën të lëvizë për një periudhë të caktuar kohore, gjë e cila në përgjithësi krijon ankth tek të gjitha gratë shtatëzana. Ju nuk duhet të frikësoheni pasi kjo është diçka normale, por për të qënë më të sigurta në lidhje me mirëqënien e fëmijës tuaj, mund të numëroni lëvizjet e tij një nga një në mënyrë që të mos humbni asnjë. Siç e thamë edhe më lart duhet të jenë rreth 15-20 lëvizje për një hark kohor prej 24 orësh.
6. Kur goditjet ulen ndjeshëm
Mund të ndodhë që fëmija të mos gjuajnë më për një kohë të gjatë edhe pse mund të jetë monitoruar më parë aktiviteti i tij brenda barkut të nënës. Në këtë rast duhet t’i drejtoheni mjekut specialist, i cili me anën e një ekografie do të verifikoj fluksin e gjakut në placentë, si edhe mirëqënien e fëmijës.
7. Përse nuk duhet të numëroni çdo ditë lëvizjet e fëmijës?
Në rast se keni nja shtatëzani fiziologjike, pra pa ndonjë komplikacion serioz, nuk është e nevojshme të numëroni lëvizjet që fëmija juaj bën gjatë 24 orëve. Në të kundërt duhet ta bëni. E rëndësishme është të mbani nën kontroll situatën duke ruajtur qetësinë, pa u alarmuar edhe për gjërat që nuk duket se kanë ndonjë problem serioz.
8. Lëvizjet fetale pas javës së 36-të
Rreth muajit të 8-të të shtatëzanisë, fëmija mund të ndihet më pak dhe kjo pasi ai tashmë është rritur më shumë dhe ka më pak hapësirë në dispozicion. Pra ju duhet të jeni të qeta pasi kjo nuk përbën ndonjë problem, deri në momentin që goditjet e tij janë më të forta se më parë.
9. Goditjet e fëmijës dhe karakteri i tij
Sipas një studimi të kryer në universitetin “John Hopkins” në Baltimora, ekziston një lidhje midis lëvizjeve të fëmijës brenda barkut të nënës dhe sjelljes që ai do të ketë pasi të vijë në jetë. Duhet të themi gjithashtu se sipas tyre, nëse një fëmijë do të jetë aktiv brenda barkut të nënës, do të jetë aktiv edhe jashtë tij, pavarësisht gjinisë së tij. Ai do të jetë shumë i shkathët gjatë veprimtarive argëtuese si edhe shumë i aftë për t’u socializuar në mënyrë të menjëhershme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X