Prisni të sillni në jetë fëmijën tuaj? Ja cilat janë veprimet që bën mamia pasi bebi juaj ka dalë nga uterusi.
- Pret kordonin ombelikal. Në disa vende të botës në këtë proçes kaq të vecantë merr pjesë edhe babai i fëmijës.
- Bebi kryen testin e Apgarit. Këtu bëhet fjalë për vlerësimin e ngjyrës së lëkurës, rrahjeve të zemrës, frymëmarrjes, tonit të muskujve dhe relfekseve.
- Ndihmon në daljen e placentës. Lindja nuk përfundon me daljen e fëmijës, por me daljen e placentës (faza e tretë e lindjes).
- Ekzaminon plaçentën. Kjo për të vërtetuar që asnjë pjesë e saj nuk ka ngelur brenda uterusit. Ajo gjithashtu kontrollon ngjyrën e saj dhe pozicionin e kordonit ombelikal.
- Inkurajon kontaktin lëkurë me lëkurë. Momenti më i rëndësishëm që do të favorizojë edhe ushqyerjen me ekskluzive me gji.
- Peshon beben. Ky është gjithashtu një moment me rëndësi edhe për ditët në vazhdim në mënyrë që të bëhet vlerësimi i peshës që do të fitojë bebi juaj me rritjen.
- Numëron gishtat e duarve dhe të këmbëve. Sigurohet që ata nuk kanë nevojë për kudjes të veçantë.
- Bën qepjen (epiziotominë). Sigurisht që kjo do të ndodhë nëse ju keni nevojë për të.
- Plotëson dokumentat. Në to shënohen të gjitha të dhënat e bebes dhe të nënës.
- Ju sjell një vakt. Kjo do të jetë pjesa më e mirë e pas lindjes. Në përgjithësi (jo në të gjitha spitalet), mamia ju sjell një tost dhe ç Ky është ushqimi më i përshtatshëm për ju.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu