Ja cfare ben femija brenda barkut te nenes

0 0

Cfarë bëjnë fëmijët brenda barkut të nënës?

Sipas psikologjisë prenatale e cila studion zhvillimin dhe aftësitë psikofiziologjike, komunikative dhe psikologjike të fetusit, fëmija ndërsa është brenda barkut të nënës është në gjendje të marrë stimuj qoftë nga brenda ashtu edhe nga jashtë uterusit, gjë e cila ndikon edhe në zhvillimin psikologjik pasi ai “detyrohet” t’i përgjigjet këtyre stimujve. Shumë psikologë theksojnë se jeta prenatale nuk është vetëm fillimi i marrëdhënies midis nënës dhe fëmijës, por edhe një eksperiencë pozitive në aspektin sensorial të fëmijës, gjë e cila favorizon zhvillimin fizik dhe psiqik dhe pikërisht për këtë arsye është shumë e rëndësishme që prindërit të dinë se çfarë fëmija e tyre bën ndërsa është brenda uterusit gjatë 9-të muajve të shtatëzanisë, të cilët janë muajt që gruaja përjeton më shumë emocione.

1. Fëmijët ndryshojnë shprehinë e tyre

Sipas disa vëzhgimeve të bëra nga ekografitë 4-D është vërtetuar se fetusi brenda uterusit të nënës bën vazhdimisht shprehi të ndryshme të fytyrës, sidomos nga java 24-36-t, javë në të cilat lëvizjet fetale bëhen më komplekse. Në këto javë fetusi merr pjekurinë e duhur për t’u përballur me botën e jashte, pra përgatitet për të jetuar jashtë barkut të nënës. Megjithatë studimet ende nuk kanë vërtetuar nëse këto shprehi lidhen me emocione të vecanta të përjetuara nga fëmija.

2. Fëmijët brenda barkut të nënës qajnë

Ky fakt është vërtetuar për herë të parë nga një studim i bërë nga pediatria Jeannie Gingras në qendrën e studimeve “Carolinas Medical Center di Charlotte, në Karolinën e veriut, gjë e cila ka ndodhur në momentin që nëna ka qënë duke konsumuar duhan dhe kokainë. Studimi është kryer në 10 fetuse të ndryshme, duke u vërtetuar gjithashtu se fetusi është në gjendje të qajë duke filluar nga java e 28-të e shtatëzanisë. Në videot e dala nga studimet vihet re një hapje e gojës së fëmijës shoqëuar nga një ulje e gjuhës, të shoqëruara nga një sërë frymëmarrjesh të shpejta, dhe frymëmarrja e fundit vihet re se shoqërohet nga një psherëtimë e thellë, pra vihen re karakteristikat e një fëmije që qan.

3. Fetusi reagon ndaj stresit

Çfarë ndien fetusi në barkun e nënës? Këtë e kemi diskutuar edhe në artikuj të tjerë duke përfshirë edhe rreziqet që sjell stresi i përjetuar nga nëna për fëmijën që ajo mban në bark. Nga studimi i kryer në këtë rast është vërtetuar se fëmija reagon ndaj stresit të nënës duke kryer disa lëvizje trupore specifike, dhe kryesisht është vënë re se fëmija në momente të tilla mbulon fytyrën me dorën e majtë.

4. Fetusi ndien përkëdheljet

Fëmija brenda barkut të nënës e ndien përkëdheljen e saj, dhe nëse do të dëshironi të stimuloni lëvizjet e tij duhet të përkëdhelni barkun tuaj. Do të shikoni se si fëmija juaj do t’i përgjigjet kësaj përkëdhelje të dhënë nga ju.

5. Fëmija shijon shijet e ushqimeve

Duket se fetusi e ndien shijen e disa ushqimeve nëpërmjet gjurmëve që mbeten në lëngun amniotik, gjë e cila do të ndikojë edhe në preferencën e shijeve që fëmija do të ketë në lidhje me ushqyerjen pasi ka ardhur në jetë. Mendohet se pikërisht lemza e fëmijës brenda uterusit do të favorizohet nga konsumimi i ushqimeve pikante që ka bërë nëna.

6. Fetusi i njeh zërat

Tashmë është një fakt që fetusi i njeh zërat që në barkun e nënës, ai e di shumë mirë kur është duke folur nëna, babai apo dikush tjetër. Fëmija zhvillon që në barkun e nënës edhe preferencat e tij muzikale, duke bërë që një këngë apo përrallë e caktuar e dëgjuar shpesh gjatë shtatëzanisë do të jetë për të shumë e njohur edhe pas lindjes.

7. Fetusi thith gishtin

Gjatë trimestrit të tretë fetusi fillon të thithë gishtin, duke treguar kështu se është në gjendje të koordinojë hapjen e gojës me lëvizjet e dorës. Deri tani asnjë studim nuk ka vërtetuar se mund të ketë ndonjë lidhje midis thithjes të gishtit dhe urisë që fetusi mund të ndiejë, dhe në më të shumtën e rasteve mjekët e konsiderojnë këtë veprim si një “eksperiment” që fëmija bën për të mësuar thithjen e cila do t’i shërbejë për t’u ushqyer pasi ka ardhur në jetë.

Lexoni edhe: 5 gjerat qe duhet te mesoni kur jeni shtatzene






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X