Gazetarja e njohur Fjodora Fjora ka përjetuar, si shumë nëna sot, emocionet e ditës së parë në parashkollor të djalit të saj Alteos.
Ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” ku ka folur për përjetimin e kësaj ngjarjeje në jetën e të dyve dhe tregoi se ka një ndjesi të cuditshme teksa sheh të birin që është rritur kaq shumë, i cili jo vetëm kupton më mirë, por edhe ka filluar të kujdeset për të.
Gazetarja ka folur gjithashtu për vështirësitë e të qenit nënë beqare dhe sipas saj vështirësia më e madhe qëndronte në marrjen e vendimeve për të ardhmen e të birit. Madje, në raste të caktuara gjatë edukimit të tij, ajo edhe ka qarë pasi ka menduar se nuk ka vepruar si duhet.
Pavarësisht vështirësive të të qenit një nënë e vetme, Fjodora shprehu edhe mirënjohjen ndaj gjithë personave që e ndihmojnë në prindërimin e saj, ku më të rëndësishmit janë prindërit.
https://www.youtube.com/watch?v=SxJt-OE89fE
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu