Pak ditë më parë, dy këngëtarët shumë të dashur të publikut, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani u bënë prindër për herë të dytë, të vogëlushit Duam.
Pas qëndrimit të nevojshëm në spital, familja ka mirëpritur në shtëpi anëtarin më të ri të saj, përmes një mënyre shumë origjinale e të bukur.
Ata i kanë dhuruar mirëseardhjen Duamit të vogël, me një tortë, dekori i së cilës i përshtatet atij më së miri. Sipër tortës duket i shtrirë një bebush duke fjetur pranë një qeni, i mbështjellë me batanije e kapuç ngjyrë bojëqielli.
Një detaj interesant është që në tortë mungon një copë dhe Miriami ka shkruar: Ishte aq e mirë sa nuk na u durua.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu