Integrimi i qumeshtit te gjirit me ushqim tjeter

0 0

Pas muajit të 6-të, këshillohet tё filloni tё provoni shtimin e ushqimeve të ndryshme kryesisht të atyre të pasura me hekur, ndër të cilat mund të jenë drithërat, ndёrsa qumështin e gjirit, mund të vazhdoni t’ja jepni edhe deri në moshёn 2 vjeçare apo edhe më tej. Nëna mund të vendosi vet tё pёrdorё qumësht artificial, apo ndoshta duhet ta bejë kёtё, pёr arsye se prodhon pak qumësht, sepse mund tё ketё njё problem të caktuar dhe nuk i këshillohet të japë gji, apo sepse i duhet të rifilloje punën.
Në të kaluarën, ekzistonte një listë e gjatë shkaqesh pёr mosdhёnien e girit, por aktualisht kёto nuk njihen si tё vlefshme. Shkaqet e vërteta për të mos marrë qumështin e nënës janë të rralla, nënat sieropozitive ndaj virusit AIDS si edhe marrja e disa ilaçeve të veçanta pёr shintigrafinё, janë tё vetmet raste të padiskutueshme. Në këto raste, do tё merret sipas këshillave të pediatrit qumështi artificial një lloj qumështi për muajt e parë dhe mbas muajit tё 6, nje lloj tjetёr i ashtuquajtur i vazhdimit.
Duhet evituar pёrdorimi i qumështit tё lopës apo tё dhisё, sepse përbërja e tyre është e papërshtatëshme për nevojat ushqyese të fëmijës në vitin e parë të jetës dhe gjithashtu, mund tё shkaktojnё tek foshnja mungesë tё hekurit. Qumështet speciale (soja, orizi, kundra-vjelljes, kundra –alergjisë) mund tё pёrdoren vetёm pas konsultimit me pediatrin.
Qumështi artificial mund të jetë i lëngët (gati per tu përdorur) ose pluhur. Në ketë rast përgatitet duke e tretur në ujë të ngrohtë, të cilin mund ta keni zier më parë për 20 minuta. Nga momenti i hapjes sё kutisё, duhet të keni kujdes tё mos e lini pa kapak si edhe të mos e përdorni jashtë kohës së përcaktuar në kuti. Pёrpara se të përgatisni qumështin, duhet të lani mirë duart si edhe duhet t’i kontrolloni temperaturën para se t´ja jepni fёmijёs. Qumështi që do tё teprojё në biberon, nuk duhet të ripërdoret më dhe duhet hedhur.
Biberoni dhe thithёsit e tij, duhen mbajtur mjaft të pastёr dhe duhet të sterilizohen rregullisht, me anën e strelizuesve apo zierjes. Edhe ushqimi me biberon, ashtu si ai nё gji, duhet të parashikojë një farё ndryshueshmërie përsa i përket sasisë e numrit të ngrënieve. Është e rëndësishme të ndiqni kërkesёn për të pirë dhe oreksin e fëmijës. Sasia e qumështit artificial që duhet t’i jepet fëmijёs, e shkruar në konfeksionin e blerë, do t´ju shёrbejё vetëm si orientim.
Futja e ushqimeve shtesë dhe heqja nga gjiri
Kur fёmija tё ketё mbushur 6 muaj, mund të fillohet integrimi i ushqimit vetëm me qumësht (tё nёnёs apo lloj tjetёr tё pёrshtatshёm pёr 6-mujorin e parё), me ushqime tё ngurta apo gjysёm tё ngurta (biskota, fruta, muhalebi, supë). Në këtë moshë, kur fëmija është tashmë i gatshëm nga çdo lloj ane (psikologjike, lёvizёse, tretëse) për një lloj tjetër ushqimi, të ndryshëm nga qumështi i nënës, mund të pranojë të hajë me lugë dhe të pёrballojё përcjelljen e ushqimeve mё tё trasha. Dhënia e gjirit, është njё mënyrё për t´i dhënë fёmijёs në të njëjtën kohë, si ushqim edhe siguri, pra një referim dashamirёsie të rёndёsishme pёr fitimin e autonomisё.
Nëse nëna e dëshiron, dhënia e qumështit të gjirit mund të vazhdojë nga semestri i parё i jetёs deri në vitin e dytë tё saj dhe më tej, siç ёshtё këshilluar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Fëmija i ushqyer me gji pёrtej vitit të dytë të jetës, nuk duhet parё si një fëmijë i përkëdhelur dhe e ёma, nuk duhet tё mendojё se ёshtё duke penguar pjekjen dhe autonominё e tij. Është komplet e kundërta dhe opinioni aktual i ekspertëve dhe studimet shkencore e vёrtetojnё. Duke lёnё mёnjanё nevojat ushqyese, heqja nga gjiri, përbën një moment delikat dhe të rëndësishëm për fitimin e sjelljes e të aftësisë sё të voglit ndaj eksperiencave tё njohjes sё erёrave dhe tё shijeve, si edhe në pranimin e lugës, etj.
Disa norma të thjeshta e të përgjithshme
Gabimet më të zakonshme në ushqimet e para, vijnё nga dhënia me shumicë e djathit, e djathit bebe dhe e mishit, tё cilёt e rëndojnë metabolizmin e fëmijes dhe mund të orientojnё preferencat e tij të ardhshme, drejt një ushqimi jo të shëndetshёm, sepse përmbajnë shumë proteina dhe kripë. Në rastin e ushqimit me qumësht artificial, edhe në muajt e parë duhet evituar hedhja në biberon e biskotave, kremërave, etj. Duhet pritur të paktën muaji i 4° e mundёsisht i 6°, pёr tё filluar rrallimin e marrjes dhe zёvendesimin e tij, siç do tё veprohej me fëmijën që ёshtë ushqyer me qumësht nga gjiri i nënës. Kush janë ushqimet e para? Si ushqime tё para të ndryshme nga qumështi të cilat mund t’i jepen nga mujai i 6-të, në bazë të zgjedhjes nga ana e nënës, tё zakoneve kulturore të saj e pranimit nga ana e fëmijёs, mund të jenë:
• Perime të ziera e të grira si patate, karrota;
• Banane, mollë ose dardha të grira ;
• Muhalebi me miell orizi;
• Karbohidrate si orizi, misri, tёrshëra;
• Proteina viçi, qingji, gjeli, peshku etj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X