Instagrami merr masa për lëvizjen kundër vaksinave, ja ç’do të ndodhë me këtë rrjet social

0 0

 

Së shpejti mund të lundroni të qeta përmes Instagram-it, pa u shqetësuar për informacionin anti-vaksinave që vërshon në lajmet në kryefaqe. Vetë platforma planifikon të prezantojë mënyra të reja për të ndaluar keqinformimin për kryerjen e vaksinave, një problem që Organizata Botërore e Shëndetësisë e quajti një kërcënim të lartë shëndetësor global për këtë vit.

Një nga metodat përfshin një paralajmërim që do të shfaqet kur ju kërkoni një gjuhë të caktuar anti-vaksinave, sipas Buzzfeed News. Meqë funksioni i këtij lajmërimi është ende në fazën e zhvillimit, aktualisht nuk ka asnjë datë nisjeje.

Është supozuar se mesazhi paralajmërues do të jetë i ngjashëm me atë që përdoruesit marrin kur ata kërkojnë hashtags ose fjalë që lidhen me vetë-dëmtimin ose vetëvrasjen. Përfshihet një mesazh me një paralajmërim dhe një lidhje me resurset që ofrojnë mbështetje. Aktualisht është e paqartë se çfarë do të thotë ky lajmërim për informacionin anti-vaksinë dhe cilat burime do t’i drejtojnë përdoruesit. Platforma thotë se nuk do të ndalojë llogaritë ose do të fshijë postimet që diskutojnë për idetë anti-vaksinimit.

Lajmi vjen pas një shpërthimi alarmant në rastet e fruthit gjatë këtij viti, si dhe kritikat që platformat e mediave sociale kanë marrë për shkak se nuk bëjnë mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e keqinformimit në faqet e tyre.

Lexo edhe: Te vetmet raste kur nuk duhet bere vaksina e fruthit

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X