Me siguri çdo nënë që ka një djalë, e mendon veten si një vjehërr në të ardhmen, kur djali të gjejë dashurinë e jetës.
Lidhur me këtë temë është pyetur këngëtarja Ingrid Gjoni në një intervistë dhe pa u menduar gjatë ka thënë: Po, unë do të jem një vjehërr e keqe. Kur je pa fëmijë mendon se nuk do të jesh e keqe, por kur bëhesh me fëmijë kupton që të vjen keq. Paridi pëlqen një vajzë, bën shumë pas saj, është shumë i gatshëm dhe mua më vjen keq për këtë. Është më shumë xhentil se ç’duhet dhe unë i them se nuk ka nevojë t’i rrijë kaq gati.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu