Infeksioni i rëndë që kalon nga nëna te fëmija mund të shkaktojë vdekje të të porsalindurve

0 0

Vitet e fundit është shënuar një rritje dramatike e sifilizit neonatal në mesin e foshnjave amerikane: rastet nga viti 2013 deri në ditët e sotme janë dyfishuar dhe kanë arritur numrin më të madh që prej 20 vjetësh. Në vitin 2017 rastet e raportuara ishin 917, në vitin 2013 ishin 362. Kjo është një urgjencë e vërtetë, sepse, kur sifilizi transmetohet të fetusit, ekzistojnë rreziqe të larta për abort, vdekje foshnjore apo probleme të tjera të rënda si fizike edhe mendore. Shanset që virusi të kalojë nga nëna e infektuar dhe e patrajtuar tek fetusi janë 80%.

Rreziku i lartë i vdekshmërisë

Pas AIDS-it, sifilizi është infeksioni seksualisht i transmetueshëm me shkallën më të lartë të vdekshmërisë: 5.6 milionë diagnoza të reja regjistrohen çdo vit. I njohur në Evropë që nga fundi i shekullit XV, është rikthyer me një rritje të incidencës dhe shoqërimit me infeksionin HIV (rreziku është 2 deri në 5 herë më i lartë).

Kontrollet gjatë shtatëzanisë

I shkaktuar nga bakteri Treponema pallidum, sifilizi transmetohet nëpërmjet kontaktit seksual dhe nga nëna te fëmija gjatë shtatzanisë. Megjithatë, prania e bakterit mund të mësohet me një test të thjeshtë të gjakut, për të shmangur infeksionet e mëtejshme. Prandaj, duke pasur parasysh efektet e sifilizit neonatal, është e nevojshme të bëni edhe këtë test, përveç të tjerëve rutinë që në javët e para të shtatzanisë.

Marrëdhënie seksuale të mbrojtura

Një masë e mirë e parandalimit dhe mbrojtjes së shëndetit të të sapolindurve është përdorimi i prezervativëve.

A e dini se?

Sifilizi zhvillohet në faza të ndryshme dhe sidomos në fillim, mund të evoluojë i pashqetësuar, duke shkaktuar dëme serioze në sistemin nervor. Dëmi mund të jetë aq serioz sa të çojë në vdekje.

Lexo edhe: Vdes femija nga infeksioni, 2 jave pa nderruar bebelinen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X