Infeksioni i plagës pas lindjes cezariane: Shkaqet, llojet, simptomat dhe trajtimi

0 0

Numri i lindjeve cezariane në mbarë botën është rritur gjatë dekadave të fundit. Rreth 3-15% e grave që i nënshtrohen një operacioni të tillë priren të zhvillojnë një infeksion rreth zonës kirurgjikale. Infeksioni mund të trajtohet kur diagnostikohet në kohë, duke u bërë më pak shqetësues.

Një infeksion i plagës pas operacionit cezarian është një infeksion bakterial që zhvillohet pas lindjes cezariane. Është një ngarkesë bakteriale që ndodh në vendin ku është bërë prerja.

Ka dy lloje infeksionesh të prerjes cezariane:

Celuliti, një infeksion i lëkurës që zakonisht shkaktohet nga bakteret e zakonshme të quajtur Stafilokokus aureus ose S. aureus. Ajo merr indet nga brenda dhe përhapet shpejt në lëkurën e jashtme (rreth zonës së kirurgjisë) duke rezultuar me ënjtje, skuqje dhe dhimbje, megjithëse nuk ka formim qelbi. Ky është infeksioni më i zakonshëm që ndodh pas lindjes cezariane.

Abscesi ose plaga në bark është një infeksion që mund të ndodhë kur bakteret të futen në lëkurë përmes prerjes kirurgjikale. Kjo është një gjendje e rrallë që rezulton me dhimbje dhe ënjtje, madje me rrjedhje të plagës. Abscesi bakterial gjithashtu mund të çojë në endometrit (inflamacion).

Eshtë e domosdoshme trajtimi i infeksionit sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar përhapjen e bakterieve nga vendi i kirurgjisë. Gjithashtu, infeksioni do të pengonte cilësinë e jetës së nënës dhe do të rriste periudhën e qëndrimit të saj në spital.

Cilat janë shkaqet e infeksionit pas lindjes cezariane?

Obeziteti, rrit rrezikun e infeksioneve të plagës pas lindjes cezariane. Rritja e peshës gjithashtu rrit rrezikun e komplikimeve të plagëve. Prerjet e përsëritura cezariane gjithashtu mund të jenë një nga shkaqet e komplikimeve postoperative siç është infeksioni. Prandaj, monitorimi para dhe pas operacionit është një domosdoshmëri.

Prania e infeksionit intra-amniotik ose chorioamnionitis gjithashtu mund të rezultojë me infeksion të plagës cezariane.

Disa shkaqe të tjera që sjellin infeksion të plagës cezariane mund të jenë membranat e këputura, për shkak të gabimeve të kirurgut, apo edhe lindjes urgjente.

Njohja e simptomave të infeksionit të plagës cezariane mund t’ju ndihmojë të filloni trajtimin në kohë:

  • Ethet për disa ditë ose temperatura më e lartë se 38 gradë, mund të jenë një nga simptomat e infeksionit në plagën cezariane. Ju mund të mendoni se kjo është një simptomë tipike e gripit, por nëse temperatura juaj nuk po zbret në normalen edhe pas 7 ditësh duhet të shkoni urgjentisht tek mjeku. Për më tepër dridhjet e shoqëruara nga ethet mund të jenë simptoma të një infeksioni post-cezarian.
  • Ënjtje, skuqje, ose dhimbje rreth prerjes kirurgjikale.
  • Çdo lëng që del nga prerja, një hapje e prerjes, dhe sekrecionet vaginale me erë të keqe mund të jenë simptoma të infeksionit të plagës së operacionit.
  • Dhimbje të mëdha në pjesën e poshtme të barkut disa ditë pas operacionit. Gjithashtu, mund të përjetoni nxehtësi, dhimbje, skuqje dhe ënjtje në këmbët tuaja.
  • Gjakderdhja e rëndë dhe vështirësia gjatë urinimit janë gjithashtu shenja të një infeksioni të plagës sëoperacionit. Përveç kësaj, mund të përjetoni dhimbje dhe ndjesi djegie gjatë urinimit, dhe gjak në urinë.

Nëse keni vërejtur ndonjë nga këto simptoma, konsultohuni me mjekun tuaj për të bërë diagnozën e duhur. Shumica e infeksioneve fillojnë të shfaqen një javë pas operacionit. Prandaj, mjekët këshillojnë nënat e reja që të jenë të vëmendshëm ndaj këtyre shenjave. Nëse vëreni këto simptomat, vizitoni mjekun për një diagnozë të mëtejshme dhe trajtim në kohë.

Si ta trajtoni infeksionin e plagës cezariane?

Me antibiotikë. Barnat e dhëna nga mjeku zakonisht ndryshojnë për celulitin për atë të qelbëzuar dhe për atë jo të qelbëzuar. Tetraciklina, trimethoprima dhe klindamicina jepen në rastin e celulitit purulent, ndërsa cefadroksili, klindamicina dhe dikloksacillin përdoren për celulitin jo të qelbëzuar.

Trajtimi i rrjedhjes së plagës. Mjekët zakonisht përdorin mjetet e tyre duke bërë një prerje tjetër mbi atë cezariane për të bërë lirimin e indeve që mund të jenë kapur keq.

Fashimi i plagës: Disa nga problemet e infektimit mund të kërkojnë fashimin e herëpashershëm të plagës për ta mbyllur atë, ose për të shmangur infektimin në rastin e ndonjë prerjeje më të thellë.

Trajtimi mund të jetë më efektiv dhe shërimi juaj më i shpejtë nëse ndiqni disa këshilla.

  • Pini rregullisht antibiotikët dhe medikamentet e tjera që trajtojnë skuqjen, ënjtjen dhe dhimbjen.
  • Bëni pastrimin e rregullt dhe fashimin e duhur të plagës sa herë është e nevojshme
  • Pushoni në mënyrë që të rikuperoheni më shpejt. Mos e lodhni pjesën e barkut dhe pjesën tuaj të pasme.
  • Shmangni aplikimin e kremrave që përmbajnë kimikate të dëmshme për lëkurën tuaj dhe vishni rroba të lirshme dhe të lehta që nuk e prekin plagën.
  • Shkoni gjithnjë tek mjeku nëse keni dhimbje apo nëse shihni se plaga nuk po shërohet.
  • Konsumoni ushqim të shëndetshëm dhe shumë lëngje.

A mund të parandalohet infeksioni i plagës cezariane?

Ndodh që të mos jeni në gjendje të parandaloni plotësisht infeksionin pas një operacioni cezarian, por ju mund të merrni disa masa paraprake për të shmangur ndonjë komplikacion.

  • Të mbani një peshë të shëndetshme. Obeziteti është një nga faktorët e rrezikut që shkakton infeksion, prandaj gratë shtatzëna duhet të përpiqen të ruajnë peshën e tyre gjatë shtatëzanisë duke  bërë ushtrime ose duke konsumuar një dietë të shëndetshme.
  • Kontrolloni diabetin: diabeti gestacional mund të shkaktojë më shumë komplikime lidhur me infeksionin pas një operacioni cezarian.
  • Trajtojeni problemet / sëmundjet e tjera: Nëse jeni duke vuajtur nga ndonjë sëmundje ose keni probleme që mund të shkaktojnë komplikime të infeksionit të plagës, përpiquni t’i trajtoni ato para takimit të caktuar.

Infeksionet e plagës cezariane janë të shërueshme me kujdesin e duhur mjekësor. Nëse vëreni ndonjë simptomë, shkoni tek mjeku juaj sa më shpejt të mundeni.

Lexo edhe: Lindje natyrale apo me operacion cezarian?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X