Infeksionet vaginale gjate shtatzanise

0 0

Gjatë shtatzanisë shumë gra venë re një rritje të sekrecioneve vaginale. Nëse këto sekrecione jane me ngjyrë të bardhe dhe pa aromë, atëhere nuk duhet të shqetësoheni pasi shkaktohen nga rritja e nivelit të hormoneve.

Nëse gruaja shtatzanë shikon se sekrecionet vaginale jane me erë te pakëndëshme dhe dyshon për infeksion, duhet t’i drejtohet mjekut gjinekolog për të bërë analizat e duhura.

Si ta dallojmë një infeksion vaginal?
Sipmtomat kryesore që tregojnë se gruaja ka infeksion janë kruajtja, djegia, dalja e sekrecioneve me aromë si dhe dhimbja gjatë marrëdhënieve seksuale. Ngjyra e sekrecioneve mund të jetë e bardhë në gri ose e bardhë në të verdhë, pra e ndryshme nga ngjyra e tyre normale.

Nëse dyshoni për një infeksion ju duhet të kontaktoni me mjekun tuaj gjinekolog, i cili do t’ju bëjë analizat e sekrecioneve vaginale me anën e një tamponi. Në këtë mënyrë ai do të specifikojë patologjinë e gruas.
Infeksionet vaginale janë të rrezikshme, pasi ato mund të shkaktojnë abort spontan ose lindje të parakohshme tek gruaja shtatzanë.

Por, edhe marrja e antibiotikëve gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë abort ose komplikacione të tjera gjatë shtatzanisë. Për këtë arsye këshillohet qe cifti në momentin e planifikimit së shtatzanise, t’i nënshtrohet disa analizave. Në këtë mënyrë gruaja do të arrijë në shtatzani pa praninë e baktereve apo infeksioneve vaginale të cilat do të rrëzikojne zhvillimin e fetusit.

Cilat jane infeksionet vaginale që shfaqen më shpesh gjatë shtatzanisë?
Çfarë është Kandida dhe kush është shkaki i këtij infeksioni?
Ky lloj infeksioni shkakton tek gruaja djegie dhe kruajtje të shumta, sidomos gjatë urinimit dhe marrëdhënieve seksuale. Sekrecionet në këtë rast janë të shumta, me ngjyrë të bardhe dhe pa erë. Ky lloj infeksioni shkaktohet nga një lloj bakteri kërpudhor i quajtur “ Candida Albicans”.
Zakonisht mjeku në këto raste përshkruan në recetë një krem kërpudhë-vrasës. Kura bëhët nga të dy partnerët, për të evituar kështu rikontaminimin.

– Vaginiti bakterial
Në këtë rast sekrecionet janë të trasha, në ngjyrë gri dhe me një aromë të vecantë. Nëse mjeku konstaton këtë lloj infeksioni me shumë mundësi do të përshkruajë një kurë me antibiotikë. Ky lloj infeksioni duhet të kurohet në mënyrë të menjëhershmë, pasi mund të shkaktojë abort spontan ose lindje të parakohshme.

– Herpesi
Simptomat e këtij infeksioni janë kryesisht ndjesia e shpimit si me gjilpëra në zonën vaginale si dhe inflamacioni vaginal. Gjatë urinimit gruaja mund të ndjejë djegie dhe kruajtje që fillojne nga zona vaginale dhe përhapen drejt këmbeve. Ky lloj infeksioni transmetohet me anën e marrëdhënieve seksuale vaginale ose orale. Analiza e këtij infeksioni bëhët me anen e marrjes së gjakut. Për këtë infeksion nuk ka zgjidhje të përhershme, thjesht mund të reduktohen simptomat.

– Klamidia
Ky lloj infeksioni shoqërohet nga dhimbjet në fundin e zonës abdominale ( barkut ) dhe me sekrecione të ndryshme nga të tjerat. Por, për shumë gra nuk shfaqet asnjë simptome. Kjo është një formë mjaft e përhapur e infeksionit vaginal dhe shfaqet kryesisht tek femrat me moshë nën 25 vjec. Gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë inflamacione ose shtatzani jashtë mitre. Gjithashtu është një nga shkaktarët e infertilitetit. Ajo gjithashtu mund të shkaktojë abort ose lindje të parakohshme dhe nese deri ne momentin e lindjes nuk është marr kurë me antibiotikë, mund të shkaktojë infeksionë tek sytë ose mushkëritë e bebes.

– Gonorea
Është një sëmundjë e cila transmetohet me anën e marrëdhënieve seksuale. Nëse nuk merret mjekimi i duhur mund të shkaktojë sterilitet.

– Trikomoniaza
Shoqërohet nga sekrecionet e një lloji të vecantë, të cilat shfaqen me ngjyrë gri ose te verdhe dhe në formë shkume. Shkakton kruajtje dhe dhimbje në zonën vaginale. Diagnostikimi i kësaj sëmundje behet me anën e një tampon dhe me pas duhet marrë mjekimi i duhur. Për kurim duhet të shkojnë të dy partnerët duke qënë se është një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Në më të shumtën e rasteve kjo patologji rrit probabilitetin e marrjes se infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme.

Lexoni edhe: Infertiliteti i grave, gabimet me te shpeshta






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X