Impakti i nje aborti ne nje marredhenie

0 0

Aborti për shumë çifte mund të jetë diçka shumë e dhimbshme edhe nëse shtatëzania do të ishte e pa planifikuar. Ata mund të kishin filluar të bënin plane për të ardhmen e tyre duke menduar se tani do të bëheshin prindër dhe jeta e tyre do të ndryshonte. Humbja e fëmijës mund të jetë një shok dhe për këtë arsye çifti mund të futet brenda një cikli me emocione të tilla si hidhërim, zemërim, faj, ndjenjë boshllëku dhe malli, dhe gjatë kësaj kohe marrëdhënia mund të futet në një krizë e cila mund të pasojë ndarjen e çifitit. Diçka e tillë do të ndodhë pasi njerëz të ndryshëm kanë mënyrë të ndryshme së të përjetuarit të ngjarjeve, dhe mund të ndodhë që ata të mendojnë se nuk janë në gjendje t’i japin njëri-tjetrit mbështjetjen e duhur, gjë e cila do të sjellë izolimin brenda ndjenjave të tyre, duke u përballuar me gjithçka në vetmi. Por mund të ndodhë që çifti të gjejë një mënyrë për të ndarë bashkë dhimbjen, duke e mbështetur njëri-tjetrin në mënyrë të barabartë, gjë e cila do ta përforconte dhe më tepër marrëdhënien e tyre.
Është humbja e njëjtë për të gjithë pjesëtarët e familjes?
Aborti spontan mund të ngjallë tek çifti ndjenja të njëjta me ato të humbjes së një të afërmi, dhe në të tilla raste zakonisht ndodh që partneri që ka pësuar humbjen merr gjithë vëmendjen e tjetrit, duke u mbështetur tek ai për çdo gjë. Në rastin e një aborti spotan, të dy kanë nevojë për mbështetje duke qënë se humbja ka qënë e njëjtë për të dy, e kundërta mund të ndodhë vetëm në rastet kur njëri nga partner nuk ka qënë shumë i interesuar në lidhje me shtatëzaninë. Përsa i përket familjarëve, ata mund edhe të mos e dinin ekzistencën e fetusit dhe për pasojë nuk do të mund të ofrojnë mbështetje për çiftin, gjë e cila do të shkaktojë një izolim brenda dhimbjes së tyre.
Si mundet të mbështesim njëri-tjetrin?
Është shumë e rëndësishme që secili nga partnerët të ketë hapësirën dhe kohën e tij, pra të jetë i lirë të pranojë humbjen dhe për pasojë edhe të përpiqet ta kalojë atë që ndodhi brenda kohës që ai mendon se është e nevojshme, pa u ngutur nga tjetri. Ndarja e eksperiencës me tjetrin, do të ishte një mënyrë shumë e mirë për ta kaluar, pasi do të bëhej e mundur shprehja e emocioneve që ndihen. Në rastet më ekstreme çifti mund të ketë nevojë për mbështetje profesionale, gjë e cila do të bëhet nëpërmjet konsultave me mjekun.
Kur është momenti i duhur për të provuar sërish?
Kjo është tepër individuale. Për çiftet të cilët kanë humbur një fëmijë nëpërmjet një aborti spontan, dhe duan të provojnë sërish për një shtatëzani do të ishte e këshillueshme të pritej momenti kur ata të ishin gati si emocionalisht ashtu edhe fizikisht. Disa çifte janë shumë të paduruar për të ngjizur një fëmijë tjetër, pavarësisht frikës që ata ndiejnë në lidhje me një abort tjetër spontan që mund të përfundojë shtatëzaninë. Veprimi më i mirë që mund të bëni në këtë rast, është të flisni me mjekun gjinekolog në mënyrë që ai t’ju japë këshillat e duhura edhe në bazë të vlerësimit që do t’i bëjë gruas. Kjo do të jetë një mënyrë shumë e mirë edhe për të ndarë me dikë eksperiencën tuaj, emocionet, frikën, për të marrë orientimin e duhur në lidhje me këtë.
Zakonisht, gruaja është fertile që nga muaji i parë pas një aborti spontan dhe ndonjëherë ndodh që çifti të tentojë për një shtatëzani tjetër edhe më herët nga sa mund të këshillohet nga mjeku. Është gjithmonë mjeku ai që do t’ju japë orinetimin e duhur në bazë të gjendjes tuaj fizike dhe emocionale, duke marrë në konsideratë gjithashtu edhe ndonë trajtim të mundshëm që gruaja mund të jetë duke marrë pas abortit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X