Im bir s’më përket më mua, kjo gjë më thyen zemrën

0 0

 

E vërteta ime është se unë fillova të ndiej trishtim para se djali im Wade të vinte në jetë. Ishte një pikëllim në zemrën time kur mendoja se sapo të dilte nga trupi im ai nuk do të më përkiste më vetëm mua. E dija që sapo të vinte në jetë ai do t’i përkiste botës. Procesi kur fëmija krijon pavarësi dhe nënës i duhet ta lërë të lirë, gjithmonë e thyen zemrën e saj, por me mua filloi që para se të lindja.

Kur shtatzanisë po i vinte fundi, ndjeva që kjo fazë kishe kaluar shumë shpejt. Një fazë që kurrë më nuk do të rikthehej. Megjithatë isha shumë e privilegjuar që e kisha mbajtur për nëntë muaj në bark. Por kuptova se unë nuk do të isha më kurrë burimi i vetëm i ushqimit të tij, i rehatisë, i gjumit. Ai do të vinte në këtë botë dhe do të krijonte lidhje me njerëz të tjerë rreth nesh.

Djali im lindi në orën 10:17 të natës dhe megjithëse isha shumë e lodhur dhe doja vetëm të mbyllja sytë, e kam kaluar gjithë natën duke e vështurar e duke qëndruar sipër kokës së tij.

Kur u kthyem në shtëpi filluan vizitat e miqve dhe familjarëve. Të gjithë donin të takonin djalin dhe të qëndornin me të. Ndihesha shumë mirënjohëse që ai ishte i rrethuar nga kaq shumë dashuri, por nga ana tjetër e kisha të vështirë ta ndaja me të tjerët.

Megjithatë, s’më ngelej asgjë veçse ta pranoja. Ai është gjithçka për mua dhe gjithmonë do të jetë gjithçka. Deri në momentin që e linda kisha menduar se perfeksioni nuk ekzistonte, por kur pashë fytyrën e tij, ai për mua ishte vetë perfeksioni.

Unë e dua djalin tim mbi gjithçka, por kjo dashuri do të thotë edhe ta lësh të lirë.

Lexo edhe: 15 menyra per te nxitur pavaresine e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X