Ide për vaktet e fëmijës suaj një vjeçar

0 0

Çfarë duhet të dini për ushqyerjen e fëmijës suaj 12 muajsh?

  • Shumica e kalorive dhe ushqimit të foshnjës suaj tani duhet të jenë nga ushqimet e ngurta.
  • Qumështi i lopës ose qumështi i sojës mund të futet në këtë moshë.
  • Vaktet familjare inkurajojnë ushqimin e shëndetshëm dhe testimin e ushqimeve të reja.

Fëmija juaj ka hyrë në një fazë tjetër dhe po fillon të zotërojë aftësinë për të ngrënë ushqime të ngurta. Deri në ditëlindjen e tij të parë, formula dhe qumështi i gjirit duhet të zvogëlohen ndërsa ushqimet e ngurta do të fillojnë të sigurojnë pjesën më të madhe të kalorive dhe ushqimit të vogëlushit tuaj. Prisni që fëmija juaj të hajë 3 vakte të ekuilibruara me 2-3 mesvakte të shëndetshme çdo ditë.

Ndërmjet moshës 1 deri në 2 vjeç, fëmijët e vegjël kanë një nevojë të madhe për yndyrë, proteina dhe lëndë ushqyese të tjera si hekuri, kalciumi dhe kolina për të mbështetur zhvillimin e tyre.

Kalimi në qumështin e lopës

Foshnjat e ushqyera me formulë inkurajohen të kalojnë në qumështin e plotë ose qumështin e sojës pa sheqer në moshën një vjeçare, ndërsa foshnjat e ushqyera me gji mund të vazhdojnë të pinë qumësht gjiri. Nëse po kaloni te qumështi, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon një maksimum prej 24 2 deri në 3 gota qumësht në ditë dhe nënat që ushqehen me gji mund të vazhdojnë këtë proces për sa kohë që nëna dhe fëmija dëshirojnë.

Mëngjesi

Ideja 1: Waffle me drithëra integrale me kungull, gjalpë nga arrorë të ndryshëm (psh kikirik) dhe shoqërojeni me fruta.

Ideja 2: Kos natyral me fruta si mjedër, dredhëza, luleshtrydhe, boronica.

Ideja 3: Tërshërë me mollë e kanellë sipër.

Ideja 4: Role me vezë e djathë.

Ideja 5: Pankekë me banane (Përzieni 1 banane, 1 vezë dhe dy tasa miell gruri. Gatuajini 3 mintua nga secila anë në nxehtësi mesatare.)

Dreka:

Ideja 1: Petë të bëra me miell gruri, të mbushura me djathë çedar dhe avokado të prerë në copa.

Ideja 2: Mish pule (ose gjel deti) i ndarë në copa me fasule laramane dhe misër.

Ideja 3: Vezë e zier, me kungull të zier e  kokrra rrushi të prerë në feta.

Ideja 4: Petë me miell gruri, si “pica”, e lyer me salcë domate, djathë mocarela, spinaq dhe brokoli.

Ideja 5: makarona me perime për bebe.

Darka:

Ideja 1: Makaronat e para bolonjeze të bebit.

Ideja 2: Mish pule i pjekur me erëza dhe patate të ëmbla.

Ideja 3: Fileto peshku me karota dhe kuiona.

Ideja 4: Hamburger me mish viçi ose pule, i prerë në copa me kungull të pjekur.

Ideja 5: Salmon i grirë dhe lulelakër

Mesvakte:

Ideja 1: Tofu i pjekur me erëza

Ideja 2: Hummus me perime të ziera në avull

Ideja 3: Role me banane dhe kos

Ideja 4: Fruta të prera në kubikë

Ideja 5: Djathë i grirë ose i prerë në kubikë

Lexo edhe: Ushqyerja e fëmijëve, kujdes me “miqtë e rremë”






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X