Ide për ushqimin me vete të fëmijëve, nga Blerina Bombaj

0 0

Ushqyerja është pjesë shumë e rëndësishme për zhvillimin fizik të fëmijës dhe shpesh ndër preokupimet më të mëdha të nënave. Si të bëjmë kombinimet e duhura të shëndetshme për fëmijët, për t’ju ofruar atyre vlerat e nevojshme për rritjen?

Përgjigjja e kësaj pyetjeje është vështirësuar edhe më tepër me vendimin e marrë së fundmi për ndalimin e disa ushqimeve që fëmijët mund të marrin me vete në shkollë.

Në këtë artikull do të gjeni disa kombinime të lehta për t’u realizuar, të shëndetshme të sugjeruara nga dietologia Blerina Bombaj.

Për të ofruar një mëngjes të ekuilibruar për fëmijën tuaj duhet të keni parasysh disa parime bazë:

Në trurin tonë, transmetuesit e mesazheve, të cilët quhen neurotransmetues, ndihmojnë trurin të bëjë lidhjet e duhura. Ushqimi ndikon në funksionin e këtyre neurotransmetuesve. Ka dy lloje proteinash që ndikojnë në neurotransmetuesit tanë: 1 – neurostimuluese si proteinat që përmbajnë tirosinë dhe 2- proteina qetësuese, të cilat përmbajnë triptofan e cila relakson trurin. Një mëngjes me balancën e duhur të këtyre dy proteinave e ndihmon një fëmijë të fillojë ditën mbarë. Kombinimi duhur i karbohidrateve komplekse me proteinat është një bashkëveprim që rezulton në një ekuacion të tipit 1+1 =3. Pra, ato së bashku kanë efetkt shumë më të dëshiruar sesa të marra veç e veç.

Mëngjesi ideal për të vegjlit:

  • Bukë thekre + kos natyral + ½ mollë;
  • Tost me gjizë, pak vaj ulliri, 1 kumbull vishnje;
  • Trahana me pak fare vaj ulliri, gjizë, 5 kokrra rrush;
  • 1 kupë kos me banane.

Dy “jo” për mëngjesin:

  • “Jo” drithrave të gatshme pasi kanë përpunim të “dhunshëm” ndaj drithit dhe shpesh herë shtohet sheqer dhe konservues.
  • “Jo” lëngjeve të shtrydhur pasi janë më inferiorë në krahasim me frutin e tërë.

Ide për ushqimin me vete

  • Ton, sallatë jeshile, gjizë;
  • Vezë, djathë të bardhë, domate;
  • Gjoks pule, sallatë jeshile, kastravec, salcë kosi;
  • Gjizë, ullinj të bërë salcë, speca të pjekur;
  • Ton, fasule të bëra në formë pureje, speca të kuq.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X