I shkaktonin probleme të mëdha fizike, blogerja flet si ndihet pas heqjes së silikonit në gjoks

0 0

Blogerja e njohur autraliane Malin Bjork pasqyron në blogun e saj tematika të ndryshme të jetës së saj si aktiviteti fizik, ushqyerja e shëndetshme, së fundmi edhe problemet dhe ecurinë e të birit të diagnostikuar me autizëm etj.

Ajo që mbizotëron në blogun e saj është mesazhi që përcjell për dashurinë për veten përtej formës dhe përtej anës së jashtme. Ajo këshillon gjithë ndjekëset ta duan veten me gjithë defektet dhe gabimet dhe të mos lejojnë gjykimin e të tjerëve të përcaktojë vetëvlerësimin e tyre.

Pak kohë më parë, ajo tregoi se silikoni që mbante në gjinj i solli probleme të mëdha fizike dhe 4 muaj më parë, vendosi të bënte një operacion të dytë për ta hequr.

Tani, 4 muaj pas operacionit ajo tregon si ndihet.

Postimi i plotë:

Kanë kaluar 4 muaj që kur bëra operacionin për të hequr silikonin nga gjoksi im. Më përpara kurrë nuk mendoja se do të vishja një fustan të tillë pa reçipeta. Por tani kam filluar të mendoj dhe besoj se bukuria nuk varet vetëm nga masa e madhe e gjoksit. Bukuria vjen në forma dhe masa të ndryshme. E vetmja gjë e rëndësishme është të ndiheni mirë dhe bukur me trupin në të cilin jetoni.

Ka ende disa gjëra që më bëjnë të ndihem keq fizikisht që nga koha kur kisha silikonin, por të paktën tashmë përqëndrimi im është shumë më mirë dhe nuk bëhem shpejt nervoze siç më ndodhte kur ende nuk kisha hequr mbushjen që kisha në gjoks.

Gjithçka ishte e paqartë më parë në kokën time dhe doja të vrapoja shumë larg çdo zhurme sado e vogël. Kam ende probleme me lodhjen fizike dhe ndonjëherë marr frymë me shumë vështirësi, por shpresoj që edhe këto do rregullohen me kalimin e kohës.

View this post on Instagram

It's soon 4 months since my explant on my implants. Before I never thought I would wear a dress like this, without a bra! 🙌🏼 But I really don't think beauty comes from big breasts, it comes with all sizes. The important thing is that YOU feel beautiful with the body you're living in 🌺 I still have some symptoms left from breast implant illness but one thing that feels so much better is my concentration and that I'm not get over-stimulated as easily. Everything was a blur in my head before and I just wanted to run away from every single noise. I'm still fighting with my fatique and hard to breathe sometimes. Hopefully it will be better over time❤️ Pics by @himselphotography🥰 #beauty #breastimplantillness #bii #implants

A post shared by MALIN NUNEZ ♕ (@malinbjork) on

Lexo edhe: Rritet numri i operacioneve plastike, por cila eshte 1 nga arsyet kryesore?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X