I ra dhembi në gjumë, vogëlushja rrezikon jetën

Nje vajze te vogel i ka rene dhembi ne gjume, i ka bllokuar rruget e frymemarrjes, duke i rrezikuar keshtu jeten. Eshte dashur nderhyrje kirurgjikale per ta shpetuar nga rreziku.




0 0

Një nëntë vjeçare pësoi një lloj makthi të tmerrshëm, kur i ra dhëmbi në gjumë dhe duhej ta hiqte me kirurgji nga mushkëria e saj.

Një fëmijë nga Turqia u dërgua me nxitim në spital pasi prindërit e saj e kuptuan se dhëmbi, që kishte në gojë kur u shtri një natë më parë, nuk shihej askund. Mjekët kryen një rreze X dhe e gjetën dhëmbin e vendosur në bronken kryesore të majtë. Kirurgët duhej ta hiqnin me një procedurë që përfshin futjen e një tubi fleksibël poshtë trakesë.

Një objekt i huaj në sistemin e frymëmarrjes shpesh mund të jetë një gjendje kërcënuese për jetën. Për fat të mirë, në rastin e kësaj pacienteje, vendimi i shpejtë i prindërve të saj për ta çuar te mjeku praktikisht i shpëtoi jetën, pavarësisht faktit se ajo nuk paraqiste asnjë nga simptomat tipike si kollitje ose gulçim.

Një objekt i huaj në sistemin e frymëmarrjes mund të jetë veçanërisht i rrezikshëm për foshnjat nën moshën tre vjeçare, sepse traket e tyre janë relativisht më të vogla në diametër, duke e bërë më të lehtë që objektet të mbërthejë rrugët e tyre ajrore.

“Trajnimi i familjes do të kontribuojë në parandalimin e vdekjeve të fëmijëve të parandalueshëm”, tha doktori, duke theksuar nevojën që prindërit të infromohen mbi këto raste delikate.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X