I porsalinduri dhe bakteret

0 0

Midis nënës dhe fëmijës nuk ekziston vetëm një lidhje e fortë emocionale por edhe fizike. Nëna i transmeton fëmijës substanca të dobishme si antikorpet dhe bakteret që futen në brendësi të organizmit. Në lidhje me këtë është kryer një studim nga qendra biologjike e universitetit të Trentos në bashkëpunim me sistemin operativ të obstetrikës dhe neonatologjisë të këtij universiteti.

Studimi përfshiu 50 nëna

Në analizë u morën feçet e nënës së re dhe të porsalindurit për të parë nëse në organizmin e tyre ishin të pranishme të njëjtat baktere. Flora intestinale e nënës përfshin rreth 500-1000 lloj të ndryshme bakteresh, ku disa prej këtyre mikroorganizmave i transmetohen fëmijës.

Rezultatet e analizave

Nga analizat doli rezultati se në organizmin e nënave të marra në studim dhe fëmijëve të tyre gjendeshin të njëjat baktere. Ato janë transmetuar tek fëmija për të favorizuar florën intestinale. Nga studimi është nxjerrë përfundimi se nëna nuk i transmeton fëmijës vetëm baktere të “mira” por edhe jo të shëndetshme.

Lindja natyrale, me operacion dhe gjidhënia

Deri tani studimet e kryera nga ky universitet kanë pasur si qëllim të zbulojnë nëse në trupin e fëmijës krahas antikorpeve ndodheshin edhe baktere. Studimi i radhës mendohet të kryhet duke pasur si çështje kryesore atë të transmetimit të baktereve gjatë lindjes me operim, natyrale, kontaktit lëkurë me lëkurë si edhe gjidhënies.

Lexoni edhe: Larja e duarve ne bide, e rrezikshme per femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X