Dita e sotme është shumë e rëndësishme për këngëtaren Albërije Hadërgjonaj. Si sot shumë vite më parë ajo mori emrin e shenjtë nënë nga vajza e saj Agnesa.
Albërija gjithmonë ka treguar se është bërë nënë në moshë shumë të re, e vajzat kanë qenë bekimi më i madh i jetës së saj dhe është shumë krenare për çfarë të bijat kanë arritur në jetët e tyre duke e bërë një nënë dhe gjyshe krenare.
Përmes një postimi në Instagram, Albërija ka shprehur gjithë dashurinë e saj për Agnesën.
Ti erdhe në jetë për të më gëzuar dhe për t’i dhënë jetës sime tjetër kuptim… Gëzimi im i parë!
Dashuria ime e parë! Ti më dhe emrin nënë❤ I lutem Zotit për ty çdo ditë por sot është ditë e bekuar për mua dhe familjen që të duam shuuumë. Ti më dhe emrin nënë edhe gjyshe ☺️ Ti je krahu im i djathtë ❤️ Faleminderit që je vajza qe çdo nënë do të donte ta kishte 🙏 Të dua shumë. Gëzuar ditëlindjen, dielli im. Të uroj shumë vite të tjera të mbushura me dashuri, shëndet e begati”, – shkruan Albërija krahas fotos së Agnesës.
Albërija ka edhe një vajzë tjetër Anxhelinën, e cila është bërë pjesë e muzikës ndërkombëtare si dhe një mbesë, Elektrën, vajzën e Agnesës.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu