Nga studime të ndryshme të bëra në lidhje me leximin gjatë shtatëzanisë, është nxjerrë përfundimi se kjo ka efekte mjaft pozitive për zhvillimin e fetusit.
Por cilat janë në të vërtetë benefitet e të folurit dhe të lexuarit tek fëmija?
- Fëmija familjarizohet me zërin e nënës. Ai do të jetë në gjendje ta dallojë atë mes shumë njerëzve.
- Fëmija fillon të njiht me gjuhën e nënës. Mund t’ju duket e cuditshme por fëmijë që nënat e të cilëve flasin gjuhë të ndryshme, shqiptojnë të qarën në mënyra të ndryshme.
- Fëmija familjarizohet me historinë. Ajo do të jetë e parapëlqyera edhe pas lindjes.
- Nëna qetësohet, qetësohet edhe fëmija. Do t’ju bëjë mirë të dyve.
- Stimulohet mirëqënia fizike dhe emotive e të porsalindurit. Kjo ndodh pasi në trupin e nënës prodhohet endrofinë e cila shkakton një gjendje sigurie dhe mirëqënie tek fëmija.
- Rëndësia e fjalëve. Sa më shumë fjalë të dëgjojë fëmija aq më i suksesshëm do të bëhet në jetë.
- Forcohet lidhja familjare. Rutina e të lexuarit ofron një mundësi për të kaluar kohë bashkë dhe për t’u ndier të përfshirë, gjë që do të jetë pozitive edhe për fëmijën.
Ju këshillojmë të lexoni libra që flasin për fëmijën, shtatëzaninë apo përralla të ndryshme.
Lexoni dhe: 5 gjëra që duhet të bëni në shtatzani që të keni një fëmijë të mençur
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu