Humbja e nje prindi

0 0

Një nga detyrat më të vështira të prindërve është të ndihmojnë fëmijët që të pranojnë humbjen. Fëmija e ka të nevojshme të mësohet të pranojë humbjen e një personi të dashur, të një miku, madje edhe të njërit nga prindërit. Kjo e fundit është padyshim humbja më e rëndë për fëmijën. Një gjë që ndodh shpesh është mbrojtja ose largimi i fëmijëve nga bisedat që kanë si temë “humbjen”.
Prindi dhe të afërmit nuk i shprehin ndjenjat e tyre për ngjarje të rënda dhe ca më pak për vdekjen, para fëmijës. Por fëmija duhet përgatitur për jetën, e cila ka brenda edhe ndarjen nga jeta të një personi të dashur.
Duhet të kuptojmë se nëse nuk veprojmë me zgjuarsi dhe hap pas hapi edhe për edukimin e fëmijës në lidhje me këtë pjesë të jetës, atëherë ato do ta kenë shumë më të vështirë dhe humbjet do të lënë gjurmë tek ata gjatë jetës së tyre.
Por, si mund të ndihmohen ata në këtë drejtim?
– Të mos fshihet dhimbja përpara fëmijëve. Fëmija e ka të nevojshme të mësojë (të dijë) se dhe të tjerët, sidomos prindi, janë të mërzitur, por se të gjithë do të vazhdojnë të kujdesen për të.
– Është mirë që prindi t’ia tregojë vetë fëmijës humbjen e prindit tjetër. Në rastet kur prindi është shumë i tronditur, atëherë një i afërm i dashur për fëmijën duhet ta bëjë këtë.
– Duhet treguar e vërteta, e cila mund të bëhet në këtë mënyrë: “Një gjë e dhimbshme ka ndodhur. Siç e di dhe ti, mami/babi ka qenë shumë sëmurë dhe mjeku tha se ajo/ai nuk është/jeton më. Ne do ta ndiejmë mungesën e tij/saj”.
– Mos thoni kurrë gjëra të tipit: “Babai/nëna jote ka ikur në një udhëtim të gjatë” apo “Zoti e mori me vete”. Fëmijët, nga mosha tetëvjeçare e më pas, e dinë shumë mirë se ç’është vdekja. Më mirë përgjigjuni drejt pyetjeve të tyre.
– Nëse fëmija dëshiron të jetë prezent në varrim, duhet lejuar të vijë. Kjo e ndihmon atë ta pranojë vdekjen. Ai duhet të lejohet të shikojë edhe trupin, nëse e kërkon një gjë të tillë.
– Fëmija duhet ndihmuar të shprehë ndjenjat dhe mendimet. Nëse fëmija nuk flet për humbjen, kjo nuk do të thotë se nuk e ndien atë. Ndihmojeni, duke i thënë: “E di se të mungon shumë mami/babi”.
– Reagimi i fëmijës mund të jetë i ndryshëm. Çdo lloj reagimi i tij duhet pranuar, ju mund të qani bashkë me ta nëse e ndieni në mënyrë që të dy të jeni më të qetë dhe gradualisht të mësoheni me humbjen.
– Duhet të përpieni të mbani të gjallë te fëmija kujtimin e prindit që s’është më. Nuk duhen ndaluar bisedat për të. Është mirë të shikohen fotografi së bashku me fëmijën dhe të flitet për ato që kanë ndodhur në ditën kur është bërë fotografia.
Nuk ka person në botë që mund të zërë vendin e prindërve dhe për këtë arsye dhimbja do të jetë e madhe. Sa më i vogël të jetë fëmija aq më të vështirë do ta këtë ta kuptojë atë që po ndodh dhe aq më të vështirë do ta keni edhe ju për t’ja shpjeguar. Pas humbjes fëmija duhet të marrë nga ju mbështetjen dhe vëmendjen maksimale, të cilën duhet të mblidhni të gjitha forcat tuaja për t’ja dhënë. Ju nuk duhet të lejoni që humbja e një prindi të krijojë çarje në marrëdhënien që keni me fëmijën. Shpesh dhimbje të tilla janë të vështira të menaxhohen nga familjarët, por jeta është e gjatë dhe fëmija duhet të marrë kujdesin e duhur, sepse në gjithë fatkeqsinë ai është më pak i aftë ta përballojë dhe pranojë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X