Humbi jetën pas lindjes në Elbasan, bashkëshorti i Rexhinës: 6 muaj pa zërin e saj, më keni vrarë shpirtin…

0 0

Gerti Debrova, bashkëshorti i Rexhina Debrovës, 25-vjeçares që humbi jetën direkt pas lindjes së vajzës në Elbasan, akoma e ka të freskët dhimbjen.

Kanë kaluar gjashtë muaj pa Rexhinën dhe gjatë kësaj kohe përmes postimeve në Facebook ai publikon shpesh foto dhe video të kohës kur kanë qenë bashkë, një çift shumë i dashuruar dhe shumë të lumtur.

Në një video të publikuar pak kohë më parë ai shkruan “Një dashni si kjo e jona asnjë nuk e pa..” ndërsa publikon imazhet e dasmës ku të dy i këndojnë njëri-tjetrit.

Ndërsa ditën e djeshme ai ka publikuar një mesazh ku shpreh gjithë hidhërimin me mjekët, që sipas tij kërkonin para dhe për këtë arsye nuk i ofruan ndihmën e duhur së resë në momentet kur ajo nuk po merrte dot frymë.

“Erdhi ora.
6 muaj pa frymën , zërin , buzëqeshjen , jetën e Rexhinës.
Ardjan kadaifçiu dhe Blerta arapi më keni vrarë shpirtin , më keni nxirë gjakun…
Ardjan kadaifçiu je shkaktari i parë dhe kryesor për vdekjen e Rexhinës..nuk kam harruar se në atë orë te zezë ke ngritur duart lart dhe më ke thënë më vrit…më ke përmendur gjithashtu mungesën e kardiologut dhe gabimin që mund të jetë bër me gjilpërën..ajo gjilpërë që shpejt do të ngulet në sy..
Blerta Arapi tii njerii i zii ..ti vrasëse e pashpirt si guxove e le Rexhinën vetem kur ajo të thoshe “Po më mbahet fryma”
Sii guxovee
Erdhe tek unë e gëzuar ..i fute vet duart në portofolin tim more sa deshe nga aty e pastaj e buzëqeshur hyre brënda dhe e gjete Rexhinën të nxirë..të pajetë!
Cfarë bëre me ato para?..-ia dhe djalit tënd!
Qetësia dhe heshtja jon jan dhurata ime për ju.
Dhimbja e përgatitur për ju..do te jetë qetësia e të ardhmes time…”, shkruan ai në postimin e djeshëm.

Ndërsa në një postim të pak muajve më parë Gerti Debrova i uron ditëlindjen bashkëshortes së tij:

“7 maj ditëlindja e shoqes time, të dashurës time, të fejuarës time, të gruas time..për 9 vite e kemi festuar bashkë këtë ditë…akoma se besoj qe këtë ditëlindje ti nuk je ..kishim shum dëshira, shum ëndrra..shpesh herë humbas në mendime më duket sikur jam me ty, sikur përsëri do me buzëqeshesh, por jo..
Nuk di sesi të uroj sot në ktë datë por ama di te premtoj..un i di shum mir ëndrrat që ti kishe, dhe ta kam premtuar se të gjitha do ti realizoj..
E di që me kaq dashuri sa më shikon ne ktë foto, më shikon dhe tani nga parajsa..
Ti nuk je më pran meje 😭😭 por pran meje le një yll..
Një yll që do ta kthej ne diell”.

Kujtojmë se dy mjekët e akuzuar nga familjarët e Rexhinës nuk janë ndjekur penalisht pasi mjekët ekzaminues thanë se 25-vjeçarja kishte ndërruar jetë nga koagulimi, ose mpiksja e gjakut, duke mos furnizuar mushkëritë me gjak.

Lexo edhe: Pse kam frikë pas vdekjes së nënës pas lindjes në Elbasan?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X