“Humba beben time dhe më pas humba punën”, historia e një nëne që lufton për të drejtat e grave

0 0

Amy McKeown ishte 12 javë shtatzënë kur ajo ngeli në dyshemenë e banjës, dhe gjaku rrodhi nëpër pllaka, e ajo nuk mund të lëvizte.

Dhjetë ditë më parë, në pranverën e vitit 2016, ajo kishte shkuar për të parë ekon me burrin e saj, Matt dhe vajzën e tyre dy vjeçare. Gjatë takimit, një infermiere i tha asaj që për fat të keq foshnja nuk kishte rrahje zemre.

McKeown vendosi të lejojë që në mënyrë natyrale të abortonte, në vend që të bënte një lindje të detyruar ose të ndiqte procedurat mjekësore. Foshnja e saj e pajetë lindi në shtëpi disa ditë më vonë. McKeown përfundoi në shtrat për gjashtë javë, dhe pati hemoragji të rëndë për gati 10 ditë.

Kur u kthye në punë, ajo e humbi punën e saj  si pjesë e “një vendimi strategjik të biznesit”.

“Unë u lodha,” thotë ajo. “Dhe nëse një familje humbet një nga dy të ardhurat dhe nuk e kishte planifikuar këtë, është një gjë mjaft e vështirë.”

McKeown, e traumatizuar akoma  nga përvoja e saj, që nga ajo kohë ka luftuar për të ndryshuar ligjin për të siguruar që grave t’u jepet mbrojtje më e mirë gjatë punësimit, pavarësisht nëse mbesin shtatzënë, bëjnë aborte apo lindin. Ajo ka marrë mbështetje nga deputetja në veri të Londrës, Keir Starmer, e cila po e ndihmon atë për të zhvilluar takime me Maria Miller, kryetare e komitetit të grave dhe barazive.

McKeown po rrit ndërgjegjësimin se çfarë gratë kalojnë me të vërtetë gjatë një aborti. Kur mendoni për abort, mendoni se do të jetë një periudhë e rëndë, me shumë gjak dhe dhimbje.

Statistikat tregojnë se një në katër shtatzëni përfundon në abort, prandaj gratë që vuajnë nga këto probleme janë të shumta në të gjithë botën. Është trishtues fakti që ato nuk kanë mbrojtje në shumicën e vendeve për rastet e aborteve por marrin leje vetëm në lindje.

Lexo edhe: Hormoni që parandalon abortet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X