Humb njërin nga binjakët, nëna publikon fotot që u bënë virale

0 0

 

Pas shumë vitesh që është përpjekur për të bërë një fëmijë, pas disa abortesh spontane, dhe pas diagnostikimit me një keqformim të rrallë të mitrës, Heather Bowman mësoi se ishte shtatzanë dhe mbi të gjitha priste binjakë.

Ajo u trondit nga ky lajm dhe gjithashtu ishte e frikësuar. Por, kur mjekët nuk mundën të dëgjonin rrahjet e zemrës për një nga foshnjat në ultratingullin e saj të javës së 17, Bowman u shkatërrua.

Zemra e djalit të saj nuk po rrihte më, por motra e tij ishte ende një foshnjë e shëndetshme dhe kështu vazhdoi për pjesën tjetër të shtatzënisë.

Kur vajza e saj Leti lindi, Bowman foli për këtë humbje të njërit prej binjakëve me fotografin që do të realizonte setin e parë të së bijës së sapo ardhur në jetë.

Kështu, ata patën një ide unike për fotot. Duke qenë se rrugëtimi i dy fëmijëve në barkun e nënës kishte nisur bashkë, kështu vendosën që të bëheshin edhe fotot e para. Ata realizuan një ambient që të krijonte idenë se ishin të dy binjakët motër e vëlla, edhe pse në të vërtet vetëm një prej tyre ia kishte dalë të vinte në jetë. Vendi tjetër ishte bosh, por i ideuar për të nderuar vëllain e vogëlushes që nuk ia doli.

Nëna tregon se vogëlushja ka buzëqeshur kur ka kthyer kokën nga vendi që supozohej se ishte për të vëllain dhe ky moment i kapur edhe në fotografi është shumë i rëndësishëm për të. “Ai moment për mua është bota”, -tregon nëna e re.

Ajo dëshiron që nënat e tjera që kanë pësuar humbje të kuptojnë se nuk duhet të jenë vetëm në dhimbjen e tyre. “Kur jeni në errësirë, është shumë e vështirë për të parë dritën, por për të arritur në anën tjetër, ju duhet ta kaloni atë. Unë tashmë jam në anën tjetër dhe shpresoj që të tjerët të shohin se edhe ata munden gjithashtu”.

Lexo edhe: Bashkohen binjaket pas 27 ditesh, perqafimi i tyre do t’ju ngrohe zemren/ FOTO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X