Horoskopi Ditor

Dashi

Ju nuk mund të vendosni se çfarë të bëni me personin që për kaq shumë kohë e keni pasur idhull. Dje ishit akoma të dashuruar, por sot keni filluar të shikoni disa krisje që nga jashtë dukeshin si të papërfillshme. Nëse prisni pak ndoshta do të dashuroheni sërish. Ndoshta ju duhen vetëm disa ditë.

Ju nuk keni frikë kur bëhet fjalë për punën tuaj. Jeni si një tank i blinduar që shtypni çdo pengesë që ju vjen në rrugën tuaj. Me pak fjalë, asgjë nuk mund të të ndalojë në këtë periudhë. Ju po ndiheni të sigurt dhe të fortë në të gjitha aspektet e punës suaj.

Demi

Ndikimi i planetëve e bën ditën e sotme veçanërisht intriguese. Ju e doni enigmën, misterin dhe veçanërisht njerëzit që janë të mbyllur, megjithë pyetjet tuaja provokuese. Duket se ka gjasa që të takoni dikë të cilit mezi mund t’i rezistoni, veçanërisht pasi ai do të jetë kaq joshës dhe tërheqës, sa do t’i kalojë pritshmëritë tuaja. Mund t’ju duket pak si iluzion, por në fund do t’i fitoni.

Çdo ide e re që ju vjen do të hidhet poshtë pa e menduar dy herë. Njerëzit kanë më shumë besim tek gjërat që mund të provohen dhe tek të vërtetat. Nuk është kjo koha kur mund të prezantoni idetë e reja të tipit “si të vëmë në punë makinat duke përdorur lëvozhgat e bananeve si karburant”.

Binjaket

Ju i mendoni shumë gjërat, veçanërisht kur ato nuk po shkojnë sipas planit. Por sot edhe mendimet tuaja më metafizike nuk duket se po sjellin rehatinë që ju nevojitet. Planet do të zbulojnë një të metë në marrëdhënien tuaj aktuale. Kjo mund të jetë vetëm e përkohshme, kështu që mos u frikësoni. Por nëse mund të punoni me këtë problem tani, mund të jeni në gjendje ta parandaloni para se të bëhet shumë serioze.

Qëndroni me idetë që tashmë i keni të njohura. Ky nuk është momenti kur mund të lëvizni në një zonë të panjohur. Qëndroni me këmbë në tokë dhe tregohuni praktik me kohën tuaj. Mos harxhoni momente të çmuara me plane që janë përtej mundësive tuaja.

Gaforrja

Ju e keni të vështirë të kapërdini ditë si kjo, kur gjërat thjesht nuk duken stabël. Energjia që buron nga planetët ju shtyn të pyesni veten pse ndonjëherë mërziteni me të dashurin tuaj të fundit. Ai ndryshon humor shpesh dhe ju ndiheni të irrituar për momentin. Megjithatë jepini disa ditë kohë dhe do të shikoni një përmirësim të dukshëm.

Njerëzit do të jenë shumë të gatshëm t’ju japin informacion. Ata po i mbajnë disa gjëra sekret. Sa më shumë që të përpiqeni t’i nxisni dhe t’i ngacmoni, aq më shumë ata do të tregohen të mbyllur. Jini edhe ju të fshehtë me idetë tuaja. Mos i jepni informacionin tuaj gjithëkujt.

Luani

Ndjenjat dyzuese ka të ngjarë të krijohen mes jush dhe të dashurit tuaj sot. Edhe pse zakonisht jeni ju që ndiheni e larguar dhe e ftohtë, tani është e kundërta, ju kërkoni me dëshpërim që i dashuri juaj t’ju tregojë se kujdeset për ju. E shihni këtë mjaft shqetësuese, pasi nuk është mënyra juaj e zakonshme se si silleni në marrëdhënie.

Do të merrni një lajm shumë të mirë sot. Pushimi i madh që keni pritur do t’ju vijë. Me pak fjalë, kjo është një ditë shumë me fat për ju. Marrëdhëniet me të tjerët do të jenë të forta dhe komunikimi do të shkojë shumë mirë.

Virgjeresha

“Merri gjërat lehtë” është shpesh motoja juaj në lidhje me jetën, dashurinë dhe marrëdhëniet. Sot nuk duket se shqetësoheni nëse i dashuri juaj do të qëndrojë ose jo me ju. Ju ndjeheni kaq indiferentë indiferentë ndaj dëshirave të tyre të dëshpëruara saqë jeni gati t’u thoni që thjesht nuk ju interesojnë, në fund të fundit. Por mos i largoni, pasi ata vërtet kujdesen për ju! Dhe nesër është një ditë e re.

Nëse keni një punë që ka lidhje me shitjet, jeni duke bërë punën perfekte për ju. Njerëzit janë shumë të vështirë për t’u bindur. Ata janë shumë të lidhur me paratë dhe nëse do të duhej t’i shpenzonin do ta bënin për një arsye të mirë- për diçka me cilësi dhe vlera.

Peshorja

Ndikimi i planetëve e bën lidhjen romantike pak lozonjare sot. Nëse keni kaluar një fazë pozitive, atëherë mund të habiteni nga ndjenjat tuaja. Ju mund të gjeni veten duke ndryshuar humor shoejt, Partneri juaj mund të mos dijë nëse duhet t’ju japë një përqafim pasionant, apo të rrijë larg. Shpjegoni burimin e kësaj gjendje tuaj dhe thoni se do të jeni së shpejti mirë, në mënyrë që tjetri ta kuptojë.

Në punë po ndiheni shumë më të qëndrueshëm se zakonisht. Kini besim tek vetja. Ju me siguri keni çdo arsye për të qenë kështu. Keni bërë një punë të madhe dhe keni fituar një respekt të madh. Tani është koha për të fituar para. Jini krenarë për atë që keni realizuar.

Akrepi

Ju mund të intrigoheni nga sjellja e partnerit tuaj të fundit . Energjia e ditës tregon që nga njëra anë ata mund të betohen për besnikëri të përjetshme me ju, dhe pastaj në anën tjetër thonë se kanë nevojë për pak hapësirë ​​dhe dalin me miqtë e tyre. Por kjo gjë nuk është në stilin tuaj – ju preferoni stabilitetin dhe besueshmërinë – është ndoshta një fazë kaluese, prandaj mos u shqetësoni.

Aventurat tuaja në vendin e punës mund të jenë aq të mira sa për të fituar një Oscar, por jo aq të mira sa për të fituar respektin e njerëzve me të cilët punoni – veçanërisht sot. Të tjerët mund të mos thonë shumë, por ata ju gjykojnë fshehurazi.

Shigjetari

Planetët janë të vendosur për t’ju sjellë një ditë interesante. Ju mund të takoni dikë që e shihni veçanërisht të vështirë për t’u takuar, dhe reagimi juaj mund të jetë po aq i çuditshëm. Nga njëra anë ju të dy jeni thellësisht të tërhequr ndaj njëri-tjetrit, megjithatë nga ana tjetër, ekziston diçka që ju bën të jeni të kujdesshëm ndaj njëri-tjetrit. Mos u dorëzoni, pasi brenda disa ditësh kjo mund të ndryshojë.

Atmosfera përreth vendit tuaj të punës është ngadalësuar, duke ju dhënë kohë të kryeni listat e detyrave që janë në tryezën tuaj. Mund të jetë një mal me detyra por mos u shqetësoni, sepse do t’i mbaroni një nga një.

Bricjapi

Dita e sotme mund t’ju duket disi misterioze dhe po ashtu edhe i dashuri juaj. Në të vërtetë, planetët tregojnë se atmosfera emocionale mes jush mund të jetë pak e çuditshme. Ka sigurisht një pasion të madh dhe kujdes, por në të njëjtën kohë, ekziston një pengesë që ju shqetëson veçanërisht sepse ju pëlqen të ndiheni emocionalisht afër dikujt. Mos u dorëzoni.

Një nga virtytet tuaja është që ju flisni me njerëzit për çdo gjë. Zëri juaj dhe sharmi juaj sigurisht që bëjnë pjesën më të madhe të punës – shumicën e kohës. Por sot, nëse nuk keni fakte të forta për t’u mbështetur, njerëzit do ta bëjnë një vesh shurdh me ju.

Ujori

Kur bini në dashuri, ju pëlqen që personi në fjalë të jetë i juaji, dhe t’ju përkushtohet plotësisht dhe tërësisht. Kjo është arsyeja pse ju mund të ndiheni pak në mëdyshje sot! Energjia e ditës sjell disa sjellje të çuditshme me partnerin tuaj. Ai ose ajo mund të duket më i hutuar dhe se nuk ju kushton shumë interes. Por mos u shqetësoni : koha do të tregojë se cili është problemi i vërtetë.

Duke pasur një problem madhor me të cilin po merreshit, menduat se ishte e mjaftueshme por tani një çështje e dytë e ngutshme po ju vjen në vëmendje dhe po kështu edhe një e tretë. Bëni më të mirën për të mos reaguar shumë, por qëndroni të qetë.

Peshqit

Ndikimi i planetëve po ju bën një person të ndërlikuar për t’u shoqëruar . Në një moment kritikoni të dashurin tuaj për zakonet e neveritshme dhe dëshironi që ai të pastrohej paksa, dhe në momentin tjetër ju adhuroni edhe tokën ku ai shkel. Mund të jetë më mirë nëse i jepni njëri-tjetrit pak hapësirë të paktën për një kohë të shkurtër.

Ju jeni shumë mirë përsa i përket ideve, por tani është koha për t’u marrë me realizimin e gjërave. Është thelbësore që të jeni praktik dhe të qëndrueshëm, në mënyrë që të mund të manifestoni ëndrrat që keni ëndërruar për kaq shumë kohë.

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X