Horoskopi Ditor

Dashi

Pozicioni i sotëm planetar do t’ju bëjë të uleni e të mendoheni mirë sidomos pse bisedës më dikë që po vdisnit ta njihnit nga afër. Do të zbuloni se keni shumë të përbashkëta dhe do të doni të ruani kontaktet.

Qëllimet e karrierës që ia keni vendosur vetes muaj më parë, do t’i implementoni tani. Filloni të bëni kërkimet e duhura dhe të pranoni ndihmën e atyre që kanë dëshirën e mirë për t’ju ndihmuar.

Demi

Sot do të krijoni një lidhje të thellë shpirtërore me dikë. Duket sikur jeni destinuar për t’u takuar dhe tashmë ka ardhur koha. Kjo nuk është diçka që mund të planifikohet ose kërkohet, thjesht ndodh. Mbajeni mendjen dhe zemrën e hapur.

Sot do të jetë thuajse e pamundur të merrni vendime vetë. Në vend që t’i bluani gjërat në mendje, më mirë konsultohuni me dikë. Do të jetë strategjia më e mirë e suksesit.

Binjaket

Ndërsa ju ndiheni shumë rehat duke vazhduar rutinën me partnerin, nga ana tjetër duket se ka nevojë për liri. Sikur duan të bëjnë gjëra që s’i kanë bërë më parë. Nëse doni të ruani paqen, jepini pak hapësirë.

Është koha për të vendosur qëllime afatgjata lidhur me karrierën. Merrni në konsideratë çfarë ju intereson dhe çfarë do të donit të arrinit përgjatë një viti.

Gaforrja

Sot do të përballeni me partnerin për diçka që e keni mbajtur vetëm për vete shumë kohë. Edhe pse mund të krijohet pak tension, ju do ta gjeni veten sërish duke qeshur bashkë.

Do të vëreni ndryshime të mëdha sot në vendin e punës. Atmosfera do të jetë shumë ndryshe nga një ditë më parë. Merrni vendime duke u bazuar në gjendjen aktuale, jo atë të mëparshme. Nëse nuk jeni fleksibël, do të mposhteni.

Luani

Sot mund t’ju prishen planet që kishit me partnerin në mënyrë krejt të papritur. Në vend që të humbisni toruan, ruani qetësinë dhe lërini gjërat të rrjedhin vetë. Do të dalë më mirë nga ç’e kishit imagjinuar.

Sot do të jeni mjaft kreativë. Mos u përpiqni të fshehni imagjinatën tuaj. Mbani një qasje pak më artistike ndaj karrierës dhe do të lulëzoni.

Virgjeresha

Pozicioni i sotëm planetar duket se do të ndërpresë një aspekt të marrëdhënies suaj me partnerin. Por, do të kuptoni se ajo që është ndërprerë në fakt nuk është dashuria, por disa çështje që ju lëndonin të dyve.

Pavendosmëria do të jetë armiku juaj më i madh sot. Për këtë shkak, ju nuk do të mund të konkretizoni ide gjeniale, nga frika për të ndërmarrë rreziqe.

Peshorja

Sot as ju, as partnerni nuk do të keni frymën e bashkëpunimit dhe do të jetë e vështirë të komunikoni, pasi do të jeni duke kundërshtuar për hir të kundërshtimit. Do të ishte shumë më e lehtë nëse do të binit dakord, të paktën për momentin.

Një cikël i ri fillon sot për ju, që do të zgjasë të paktën katër javë. Do të keni mundësi të jashtëzakonshme lidhur me karrierën.

Akrepi

Disa fakte surprizë, mund të dalin në dritë për shkak të pozicionit të sotëm planetar. Me shumë mundësi kjo do t’ju shtyjë drejt mendimeve pozitive dhe do të gjeni mënyra si të përmirësoni çështje të caktuara. Ndiqni rrjedhën e gjërave.

Mendohuni dy herë para se të ndiqni një ide të vjetër. Sot do të merrni informacione që do t’ju vënë në mendime lidhur me një ide të re. Mendohuni seriozisht.

Shigjetari

Sot do të ndjeni nevojën për të qenë të qartë se çfarë të bëni me një marrëdhënie romantike. Do të kuptoni shumë gjëra pse i ka bërë personi në fjalë. Në të vërtetë ka pasur qëllime të mira.

Në javët e ardhshme do ta gjeni veten në një përmirësim të karrierës suaj. Vini në pah progresin e gjashtë muajve të shkuar për të gjetur një mënyrë që përmirëson situatën gjashtë muajt e ardhshëm.

Bricjapi

Sot do të merrni disa surpriza. Një person i afërt do të tregojë fytyrën e tij të vërtetë dhe një person të cilit nuk i keni kushtuar shumë rëndësi do ta vlerësoni shumë.

Natyra juaj që mendon dhe vepron shpejt, duhet të vihet në punë sot. Duhen marrë disa vendime që kanë nevojë për spontanitet dhe jo për t’u menduar gjatë.

Ujori

Yjet këshilloinë të shkëputeni pak nga partneri për të bërë gjëra që ju karikojnë ju personalisht. Të dy keni nevojë për pak hapësirë për t’ u rilidhur me njëri-tjetrin. Do ta shijoni kohën e kaluar vetëm dhe kjo do e bëjë më të bukur ribashkimin.

Në katër javët në vazhdim, do të keni mundësi të arta në karrierë. Shfrytëzoni këtë moment për të bërë lëvizje të mëdha që i keni shtyrë prej kohësh.

Peshqit

Ndonjëherë gjërat ndodhin befasisht, ashtu si sot. Personi që do të takoni sot duket sikur është përgjigja e lutjeve tuaja që mbani prej kohësh në zemër.

Idetë tuaja për të ardhmen janë të mira, por duhen rishikuar. Kërkoni këshilla nga të tjerët, punoni me një partner.

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X