Horoskopi Ditor
Dashi
Temperamenti mbase mund të të lërë në baltë sot. Nëse je i përfshirë në një marrëdhënie të re, trajtoje me kujdes në mënyrë që të shmangësh një përfundim të keq. Nëse je akoma në një lidhje, mos nxito të akuzosh partnerin (atë aktualin apo edhe të ardhshmin) për bërjen e diçkaje që mund të jetë totalisht e pafajshme. Duhet t’i mbani mendimet që keni për veten tuaj.
Po lëviz me një forcë të madhe, por e di vërtet se ku jeni drejtuar? Nëse ke një rezultat final në kokën tuaj? Kjo është një kohë analitike për ju. Mendo me qetësi në vend që të mendosh rastësisht. Puno për diçka domethënëse.
Demi
Kjo është një kohë rilindjeje për ju. Ju po largoheni nga errësira në një faze të punës suaj dhe po kaloni në një fazë totalisht të re. Po afroheni drej dritës.
Lejojeni veten të ndryshojë me kohën.
Disa intriga dhe situata të thella romantike janë në agjendën tuaj sot. Nëse po merr pjesë në një festë dhe po kërkon për dashurinë, mos u rrëmbe nga personi i cili duket se të ofron çdo gjë që ti mund të duash dhe shumë më tepër. Shijo rastin por mos ja dhuro zemrën menjëherë.
Binjaket
Diçka do të ofrojë shumë afër me një person të veçantë. Mundësia për të folur mund të zbulojë interese emocionuese që të dy ju mund të ndani me njëri tjetrin. Një situatë e tillë gjithashtu hap rrugën për zhvillime të reja në të ardhmen. Nëse keni ndonjë çështje për të cilën duhet të diskutoni, atëherë është më mirë që së pari t’i nxirrni këto nga rruga, për të siguruar një udhëtim të qetë përpara.
Ke mjaft forcë sot. Mbaj në mendje, sidoqoftë, se vetëm pse ke forcë nuk do të thotë që një gjë e tillë do të vihet drejt qëllimeve tuaja personale. Mungesa e drejtësisë gjatë ditës do të devijojë energjinë tuaj.
Gaforrja
Bisedat janë një mënyrë e rëndësishme për të marrë vendimin e duhur që shqetëson jetën tuaj të dashurisë. Mund tëv ketë më shumë konflikt nëse këmbëngul të kesh mënyrën tuaj të të bërit gjërat dhe duke kërkuar disa të drejta në marrëdhënien tuaj. Është më mirë të komunikoni nga zemra juaj sesa nga koka juaj.
Di të gjykosh mirë se çfarë është e mirë dhe çfarë jo. Keni një njohuri të fortë për të njohur të vërtetën. Mos kini frikë ta ndani këtë njohuri me njerëzit që punoni. Gjatë mëngjesit përpjekjet tuaja do të jenë më të dobishme të zbatueshme.
Luani
Përgatitu për më shumë bisedë spiritual mes teje dhe personit që I ke dhuruar zemrën. Me shumë mundësi do të arrini të merrni sa më shpejt atë që meritoni.
Jeni duke u rreshtuar përgjatë një gardhi të ngushtë, po për momentin po e trajtoni mirë aktin e balancimit. Ndjeheni veçanërisht të paqëndrueshëm në mëngjes po nga pasditja do të lidheni në mënyrë përfekte me botën tuaj.
Virgjeresha
Dashuria-Ju mund ta ndjeni veten tuaj çuditërisht të qetë në biseda me të dashurit tuaj. Mund të keni ndjenjën se nuk mund t’I besoni mjaftueshëm partnerit tuaj. Kjo nuk do ta ndihmojë situatën tuaj me shumë siguri.Do ishte më mirë të tregoheshit të sinqertë me ta.
Të tjerët mund të vijnë të ju sepse e dinë që mund të mbështetën te ju. SIgurohu të marrësh kohën e duhur për veten, jo vetëm për të tjerët.
Peshorja
Do të keni mundësinë ta zhvilloni një bisedë me partnerin, të cilën keni menduar ta bëni prej ca kohësh. Edhe pse mund të duhet të mbuloni një fushë vështirësish mes jush, të dy kuptoni se është thelbësore që kjo temë të diskutohet tani, përpara se të lindin keqkuptime të mëtejshme. Hapi i parë është pjesa më e vështirë e tërë procesit.
Gjatë mëngjesit dhe pasdites, do të fluturoni lart. Pjesët e pasigurta do të vendosen secila në vendin e vetë dhe do të ndjeheni sikur jeni përsëri në rrugën e duhur në vendin ku duhet të jeni dhe drejt atij që duhet të arrini.
Akrepi
Diçka po ju jep idenë se një marrëdhënie e caktuar jo vetëm që shkon shumë mirë, por me të vërtetë lulëzon. Sidoqoftë, para se të jepni gjithçka, dhe të vendosni që ky është përfundimi për ju, thjesht jepini vetes pak kohë. Kjo mund të përmirësojë çështjen edhe më tej, ose do t’ju lejojë të shihni diçka për të cilën keni qenë të verbër më parë.
Priruni për lulëzimin tuaj të projekteve të lidhura me punën. Ju duhet të qëndroni të disiplinuar në mënyrë që të jepni rezultatet për të cilat po shpresoni. Rrini në orar dhe mos devijoni nga plani juaj. Sa më të qëndrueshëm të jeni, aq më shumë do të arrini.
Shigjetari
Ju mund të braktisni sensin tuaj të zakonshëm praktik dhe ta gjeni veten të shpërngulur nga një valë pasioni që ju befason si ju ashtu edhe partnerin tuaj. Ka të ngjarë që ju të humbni frenimet tuaja dhe të përdorni imagjinatën tuaj. Për sa kohë që nuk e humbni kontaktin me realitetin, të gjithë do të jenë mirë.
Edhe nëse jeni duke qëndruar vetëm, duhet të jeni të sigurt. Shumë herë, ju ndjeheni të qëndrueshëm vetëm kur ka të tjerë rreth jush që mund t’ju mbështesin. Sot ju duhet të mbështesni veten tuaj në vend që të kërkoni tek të tjerët mbështetjen që ju nevojitet.
Bricjapi
Nëse keni fantazuar shumë për dikë me të cilin do të dëshironit të bëheshit më të afërt, atëherë dëshira për të qenë me ta, do të bëhet gati e padurueshme. Nëse i përmbaheni asaj që është e vërtetë në lidhje, atëherë nuk keni asgjë për tu shqetësuar. Por nëse kjo bazohet në të gjitha mendimet e dëshiruara dhe jo reale, mund të keni probleme.
Përqafoni natyrën tuaj të pafajshme. Bëhuni përsëri një fëmijë. Merrni një qëndrim lojtar dhe të papjekur me njerëzit me të cilët punoni. Mos e nxirrni anën tuaj hakmarrëse. Është më mirë nëse falni, harroni dhe tregoni një zemër të butë e të këndshme.
Ujori
Nëse do të dilni në një takim me dikë të veçantë për herë të parë, atëherë thjesht tregohuni pak të kujdesshëm. Ju mund të tërhiqeni shumë shpejt në një situatë mjaft intensive që mund të provohet më vonë të jetë më pak e qëndrueshme dhe e sigurt nga sa kishit imagjinuar. Diskutimi nuk do të jetë veçanërisht i frytshëm, as për momentin. Lejoni që marrëdhënia të zhvillohet natyrshëm.
Nuk ka asgjë më të keqe për ju sesa të “ngeceni” në një rutinë. Tani për tani është e mundur që vërtet të keni ngecur sepse ndiheni rehat atje. Ju ndjeni stabilitet atje. Mos u bllokoni. Merrni përsipër rrezikun dhe kaloni në nivelin tjetër.
Peshqit
Ju mund të hasni në një situatë në të cilën dikush po përpiqet t’ju hedhë hi syve në një situatë të caktuar romantike. Pra, mos u tundoni të vazhdoni më tej nëse ndjeni diçka të pakëndshme për ju. Në këtë moment, kostoja për ta bërë këtë mund të jetë më shumë se sa jeni të gatshëm të paguani. Kështu që tani për tani merreni lehtë.
Konfuzioni i vazhdueshëm përreth jush po e vështirëson punën me shumë shpejtësi. Për këtë arsye është e rëndësishme që ju të prisni që do të vraponi pak më ngadalë se zakonisht. Jini të lumtur me gjithçka që mund të arrini me çfarëdo shpejtësie.