Horoskopi Ditor

Dashi

Energjia e ditës shkakton probleme, jo sepse është një ditë e vështirë, por sepse jeni të mërzitur për nje problem të veçantë në lidhje me partnerin tuaj. Megjithatë me siguri do të vazhdoni të buzëqeshni bukur dhe të pretendoni se gjithçka është plotësisht perfekte. Problemi është se sinqeriteti dallon kur është i vërtetë dhe partneri juaj e ndjen këtë. Më mirë do të ishte të jesh i sinqertë nëse dëshiron një marrëdhënie të vërtetë, sesa një marrëdhënie që të duket si e tillë.
Pasiguria në lidhje me një situatë të veçantë po ju bën të ndjeheni të padobishëm. Mos u tregoni kaq të ashpër me veten tuaj. E vërteta është se ju nuk i keni të gjitha informacionet që ju nevojiten për të vazhduar para. Ky informacion do të vijë në dy javët e ardhshme.

Demi

Me shumë mundësi sot do të gjeni mjaft mënyra që do t’ju stimulojnë në marrëdhënie. Ka një ndjesi fitoreje në ajër dhe ndoshta do të ndieni një fitore të mundshme. Dikush me të cilin jeni përpjekur të njiheni më në fund gjen guximin t’ju tregojë se si ndihet për ju. Kjo është surprizë, pasi vetëm pak kohë më parë ky person as nuk do t’jua hidhte sytë.
Puna juaj do të funksionojë shumë mirë për ju gjatë dy javëve të ardhshme. Çelësi është që të mos dembeloseni. Kjo punë sigurisht do t’ju kërkojë më pak përpjekje për të prodhuar të njëjtat rezultate. Por mos harroni se duhet të përpiqeni që të bëni më shumë.

Binjaket

Më në fund keni shansin për të kapur vëmendjen e dikujt në punë i cili ju është dukur shumë tërheqës kohët e fundit. Vetëm mos harroni që kësaj jave të bëni më shumë se sa thjesht të buzëqeshni .
Ju mund të gjeni guximin që ta komplimentoni këtë person për veshjen, madje edhe ta pyesni nëse ka për të bërë ndonjë gjë këtë mbrëmje. Ai ose ajo nuk do t’ju refuzojë.
Ju nuk jeni në gjendje të shihneni sy më sy me dikë në vendin e punës dhe për fat të keq, kjo gjë do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme. Mos harroni se komunikimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë janë rrugët që ju çojnë drejt zgjidhjes. Bëni pjesën tuaj për t’i promovuar.

Gaforrja

Nëse ju dhe partneri juaj keni qenë duke u ankuar ndaj njëri-tjetrit prej disa kohësh, atëherë sot kjo ankesë do të bëhet edhe më e fortë. Përdorni energjinë e mirë të ditës për të zgjidhur atë që po ndodh dhe “pastroni atomsferën” nga situata mbytëse. Kështu të paktën mund të shijoni mbrëmjen.
Mendimet e juaja po ecin shumë shpejt. Do të zbuloni se ajo që dikur ju merrte orë të tëra për t’u përpunuar tani zgjat vetëm disa minuta. Kjo zgjuarsi mendore do të jetë me ju për javët e ardhshme, kështu që shfrytëzojeni këtë herë në avantazhin tuaj. Mund të arrini në një marrëveshje të madhe.

Luani

Energjia e ditës mund të jetë katalizatori për një marrëdhënie të caktuar që më në fund të nisë. Sjellja juaj ku bëni sikur jeni të interesuar për të gjithë, përveç dikujt që është vërtet i rëndësishëm, mund të ndryshojë përfundimisht sot, kur më në fund të kuptoni se jeni përfshirë nga një ndjenjë. Tani do t’i lejoni vetes të shijoni atë emocion të quajtur dashuri. Tani vërtet jeni në telashe!
Informacioni vjen tek ju me një ritëm kaq të shpejtë sa do të jetë e vështirë për ju që të përshtateni. Kuptoni se nuk keni nevojë të merreni me të gjithë këtë informacion sot. Mund ta bëni më vonë. Mos i bëni presion vetes që t’i përfundoni gjërat brenda një dite.

Virgjeresha

Nëse partneri juaj duket se po sillet paksa si një fëmijë i llastuar, atëherë ndoshta është për shkak të energjisë së ditës. Megjithëse mund të mos duket shumë e këndshme si situarë, mos u shqetësoni, nuk do të zgjasë. Ai do të jetë mjaft i qetë dhe sa të shijoni bashkë mbrëmjen.
Sot jeni më kuriozë se kurrë. Ju ndjeni një etje të vazhdueshme për më shumë informacion, fakte dhe detaje në lidhje me çdo temë që ka lidhje me punën. Për dy javët e ardhshme, kjo prirje do të vazhdojë. Shuajeni këtë etje mbase duke bërë një trajnim.

Peshorja

Sot ju duhet të qëndroni gjakftohtë, të qetë dhe misteriozë kur në të vërtetë duket se po flisni dhe po tregoni çdo gjë që ndjeni. Nëse jeni mërzitur me të dashurin tuaj, atëherë do të duhet të diskutoni rreth temës butësisht, pasi ekziston mundësia për argumente të forta, megjithëse disa orë më vonë do ta harroni temën që për momentin ju bëri bujë.
Të paturit njohuri intuitive për diçka nuk do të jetë e mjaftueshme. Njerëzit do të kenë nevojë për fakte reale në mënyrë që të besojnë në ato që ju po thoni. Ky trend do të vazhdojë për dy javët e ardhshme – kështu që sigurohuni që të keni një arsenal me fakte të dobishme në çdo kohë.

Akrepi

Ana romantike do të jetë mjaft e guximshme dhe e shprehur ditën e sotme dhe ju nuk keni kohë për dikë që është duke pritur për një vendim. Aspekti aktual astral tregon që ju dëshironi të kuptoni gjendjen në lidhje me një person të cilit do të donit t’i afroheshit, megjithatë nuk jeni të gatshëm të prisni përgjithmonë për ta zbuluar. Sidoqoftë, nëse bëheni shumë të padurueshëm, mund ta humbni.
Udhëtimi në distanca të shkurtra është i lidhur fort me punën tuaj për javët e ardhshme. Ndoshta ju do të dërgoheni për të përfunduar një projekt të veçantë ose të bëni kërkime për diçka specifike. Sido që të jetë, shijojeni këtë ndryshim në rutinë. Do t’ju frymëzojë.

Shigjetari

Ju dhe njeriu juaj i dashur mund t’ju duhet të përpunoni në detaje të sakta se si do e menaxhoni një projekt të caktuar që keni vendosur të ndërmerrni së bashku. Të dy duhet të qëndroni me këmbët tuaja fort në tokë, në mënyrë që të jeni në gjendje të vazhdoni para në mënyrën më efikase.
Në fillim do të shijoni informacionin që ju del para në dy javët e ardhshme, por përfundimisht do të ngadalësoheni dhe do të hutoheni prej këtij informacioni. Çelësi gjatë kësaj periudhe është t’i merrni gjërat hap pas hapi. Mundohuni të mos mërziteni.

Bricjapi

Mund të ndjeheni disi të irrituar sot. Një ide e caktuar mund të ketë ngacmuar imagjinatën tuaj, por partneri juaj nuk shfaq të njëjtin entuziazëm. Pakënaqësia juaj mund të shfaqet së bashku me një burim kritikash. Sidoqoftë, kjo gjendje shpirtërore nuk do të zgjasë, për aq kohë sa ju nuk do ta lejoni.
Komunikimi me të tjerët në vendin e punës do të jetë veçanërisht I ashpër gjatë dy javëve të ardhshme. Si rezultat një progres i madh do të bëhet. Ju jeni në gjendje të bëni përparime të mëdha në qëllimet tuaja vjetore për sa kohë që e përdorni këtë kohë prodiktive me mençuri dhe efikasitet.

Ujori

Kujdesuni sot që të mos i bezdisni njerëzit rreth jush dhe as të dashurin tuaj me kritika. Energjia e ditës po ju vendos në avantazh por nuk është e nevojshme që të krijoni mosmarrëveshje. Mund të jetë më mirë që ta përdorni këtë energji për të bërë diçka që normalisht nuk ju pëlqen të bëni, sesa të rrezikoni marrëdhënien tuaj.
Ekziston një ide apo problem i vogël që po ju trazon kokën tuaj. Sa më shumë të përqendroheni në të, aq më shumë ju “çmend”. Mundohuni ta shtyni sa më shumë në të ardhmen. Është një model që do të ripërsëritet në dy javët e ardhshme.

Peshqit

Më në fund, ju mund të përjetoni një energji pozitive. Kjo vjen pas një pasiviteti që keni pasur në lidhje me dikë të cilit keni pasur frikë që t’i afroheni. Sot më në fund do të ndieni guximin dhe gjithçka që ju duhet të bëni është që të siguroheni se nuk do të hiqni dorë në momentin e fundit. Prandaj kap telefonin, thuaj përshëndetje dhe vetëm fillo të flasësh. Ju do të jeni shumë të kenaqur që e keni bërë.
Betejat e shumëllojshme në mendjen tuaj do të jenë një gjë e zakonshme për javët e ardhshme. Njerëzit e tjerë nuk pajtohen me ju dhe ata nuk kanë frikë t’ju tregojnë juve apo botës që nuk u pëlqen puna juaj. Do e gjeni veten në një pozicion mbrojtës.

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X