Horoskopi Ditor
Dashi
Kur shkoni në limitet e gjerave, ju nuk e lejoni veten kurrë që të përfshiheni aq shumë sa të tjerët të habiten. Por sot konfigurimi astral ju lejon që të dilni si romantik në një mënyrë shumë të bukur. Ju do ta pëlqeni të gjithë situatën ku i bëni të tjerët të ndiheni mirë. Mund të shkoni edhe në limitet tuaja por kështu do të siguroni që personi që keni në krah do t’ju dashurojë përgjithmonë.
Nxitja shtesë dhe motivimi që keni pasur gjatë fundjavës për punën është “fikur” tani që java e punës ka filluar. Ajo që dukej e qartë dhe e drejtpërdrejtë në kokën tuaj tani është bërë mjaft e ngatërruar. Rregulloni gjithë këtë rrëmujë hap pas hapi.
Demi
Dita ju jep mundësinë për të shqyrtuar të gjitha ato lloj gjërash që kurrë nuk i eksploroni. Dyert që më parë mund të kenë qenë të mbyllura fort, sot do të happen për ju. Nuk do t’ju duhet të trokisni, të tjerët e dinë se ju keni atë që ata dëshirojnë dhe nuk kanë frikë t’ju përballin me dëshirat e tyre. Mund t’ju duhet sot që të bëni një zgjedhje.
Vetja do t’ju duket sot si në ishullin e parajsës ndërkohë që rreth e rrotull ka një det me konfuzion të madh që ju rrethon. Njerëzit do të vijnë tek ju për këshilla dhe udhëzime si anije të humbura ose të shkatërruara që kanë dalë në breg. Ndihma për këta njerëz është e rëndësishme.
Binjaket
Ju dhe njeriu juaj i dashur mund të argëtoheni shumë sot. Keni shumë mundësi për t’u emocionuar sot, kështu që dilni dhe bëni atë që vërtet doni të bëni në një mënyrë të madhe. Nëse të dy kënaqeni duke bërë të njëjtat gjëra, atëherë aq më mirë – mund të diskutoni më vonë për projektet tuaja më të fshehta. Thjesht kaloni një ditë të shkëlqyeshme!
Bindja e verbër ndaj figurave autoritare përreth jush mund të mos jetë ideja më e mirë në këtë kohë. Bëni pyetje dhe tregohuni të kujdesshëm në vend që të shkoni automatikisht duke bërë gjërat që njerëzit e tjerë po ju kërkojnë. Ju keni çdo të drejtë të tregoheni të kujdesshëm.
Gaforrja
Sot keni mundësinë për të treguar atë anën tuaj fëmijërore që pret vetëm të dalë jashtë dhe të argëtohet. Të gjithë duhet të harrojnë për një kohë seriozitetin e jetës, të bëjnë gjëra më të lehta dhe të kuptojnë se sa të dobishëm janë. Provoni të mos përmbaheni fare pasi do të kënaqeni.
Dita fillon me një njoftim mjaft shënim mjaft konfuz. Të gjithë rreth jush duket se janë mjaft të pabalancuar për shkak të fundjavës së kaluar. Asgjë nuk duhet se përshtatet dhe veprimet e njerëzve janë të gabuara.Jini të përgatitur për pothuajse çdo gjë.
Luani
Njerëzit mund të ofrojnë një mundësi të mrekullueshme për të qeshur dhe për t’u argëtuar sot. Keni mundësinë të takoheni me dikë të mrekullueshëm, i cili është jashtëzakonisht argëtues. Vlen të bëni një përpjekje, pasi nuk do të pendoheni për këtë takim dhe do të përfitoni nga shumë aspekte të bashkëveprimit tuaj së bashku. E pamundura mund të ndodhë: zemra juaj mund të fillojë të rrahë shumë shpejt.
Ju jeni skeptik lidhur me një ide të re në punën tuaj. Instikti juaj i parë është të refuzoni planin pa e shikuar atë edhe nga afër. Mos u tregoni shumë të shpejtë për të gjykuar. Ka një farë merite në atë plan.
Virgjeresha
Kjo është një ditë që përfaqëson idenë tuaj për parajsën në tokë, ku çdo gjë është në gjendje perfekte dhe juve e shijoni. Çfarëdo dëshire që të keni pasur kohët e fundit, është koha për ta kërkuar. Nëse po dilni në një festë, vishni ato lloj rrobash të cilat i keni dashur gjithmonë, por nuk kishit guxuar kurrë t’i vishnit.
Në punë do të zbuloni se ju kërkohet një ritëm i shpejtë, ashtu sikurse ju pëlqen. Ky është lloji i mjedisit ku ju shkëlqeni, kështu që shfrytëzoni të gjithë energjinë përreth. Merrni edhe kafe shtesë për veten tuaj.
Peshorja
Nëse ju pëlqen që herë pas here ta çoni dëm ditën tuaj dhe të të dashurit tuaj, atëherë e sotmja ju ofron mundësinë për ta bërë këtë. Kjo është kënaqësi e madhe dhe është mirë që të mos keni për të bërë asgjë pasi nuk do të dëshironi të dilni nga shtrati. Por ka shumë gjasa që të argëtoheni aq shumë sa nuk do t’ju bëhet vonë për të tjerat.
Dikush ka gjasa të përpiqet që t’ju mësojë një truk të ri sot në punë, por ai ose ajo mund të mos jetë shumë i suksesshëm. Mundohuni të bëni më të mirën tuaj për të qëndruar me mendje të hapur.
Akrepi
Aspekti qiellor i ditës do të thotë që ju mund të llastoheni plotësisht me fiksimin tuaj për ushqimin në të gjitha format. Nëse ju dhe i dashuri jauj mund të kënaqeni duke ngrënë së bashku, atëherë mund ta përdorni këtë për një natë romantike së bashku. Hani sa më shumë gjëra që ju pëlqenë, pini shampanjë, dhe kur nuk mund të përballoni edhe një gojë tjetër, “hani” zemrat e njëri-tjetrit. Do të jetë një natë për t’u mbajtur mend.
Dikush me një vullnet dhe një bindje po aq i fortë sa e juaja po hyn në rrugën tuaj dhe po jua vështirëson punën. Ndoshta ju duhet të merrni parasysh atë që po thotë ky person në vend që ta bllokoni automatikisht atë që të futet në psikikën tuaj.
Shigjetari
Energjia e ditës tregon që ju me siguri keni shumë për t’i thënë vetes dhe të tjerëve. Nëse keni qenë në kërkim të asaj marrëdhënie të veçantë, atëherë vargjet që do të shkruani ose thoni mund të bëhen kryevepra të aftësive poetike dhe shkathtësisë verbale. Kështu mund t’I kërkoni një personi që të takoheni dhe do të habiteni nga reagimi i tij.
Plani i shkëlqyeshëm që krijuat gjatë fundjavës dhe po prisnit ta zbatonit këtë mëngjes, është prishur nga ngjarje të papritura që thjesht nuk i kishit marrë parasysh. Mos e fajësoni veten. Këto ngjarje dolën nga hiçi.
Bricjapi
Nëse kohët e fundit keni qenë me humor të keq për dashurinë tuaj të ëmbël, atëherë kozmosi ju jep sot një ndihmë. Ju keni një mundësi të shkëlqyeshme për të treguar se, përkundër mënyrave tuaja antisociale, ju keni një zemër të butë diku brenda jush. Kështu që bëjeni këtë një natë ku kënaqni veten tuaj duke i kushtuar vëmendje të madhe dashurisë suaj. Bleni dhurata, gatuani, vishuni dhe thjesht kënaquni me shoqërinë e njëri-tjetrit.
Tregojuni të gjithëve lajmet tuaja të mëdha në vend që të përpiqeni t’i fshihni. Përfundimisht, informacioni do të rrjedhë vetë kështu që ju mund të jeni në të nëjtën anë, në vend që të përpiqenitë dilni në përfundime. Do të dilni si shumë më të përgjegjshëm dhe më të besueshëm.
Ujori
Ky është lloji i ditës që e doni. Ju mund ta merrni partnerin tuaj t’ju çojë kudo që dëshironi, për sa kohë që ju vendosni, dhe ata paguajnë . Kjo është një natë për të shijuar luksin, për tu veshur me rroba të mrekullueshme, për të ngrënë ushqime shumë të shtrenjta, për të hyrë në pikat më të njohura në qytet dhe për të shkuar në ekstreme.
Informacioni që vjen në rrugën tuaj nuk është i dëshirueshëm për ju, por kjo nuk do të thotë që ju duhet të mendoni për këtë për pjesën tjetër të ditës së punës. Përkundrazi, duhet të jeni më mendjehapur dhe pranues. Integrojini këto ide të reja në vend që t’i refuzoni ato.
Peshqit
Kozmosi këmbëngul plotësisht se nëse nuk keni një vend të veçantë për të shkuar, duhet të gjeni një të tillë. Dhe nëse nuk keni ndokënd që t’ju shoqërojë, atëherë gjeni dikë. Arsyeja është se kjo është një mundëis ku ju duhet të lini mëngjanë të gjitha komplekset tuaja dhe të “çmendeni”. Nesër mund të filloni sërish të bëni jetën e mëparshme.
Ju do të bashkoheni me punëtorë të tjerë të pavarur dhe do të ndani përvojat tuaja. Ju keni punuar secili në projektet tuaja të veçanta, por tani duhet të ndani suksesin tuaj me njëri-tjetrin dhe të paraqisni ato që keni mësuar dhe zhvilluar.