Horoskopi Ditor
Dashi
Dashuria: Sot mund të jetë një ditë disi e rëndësishme për ju, pasi sot ju do të filloni të kuptoni përse keni një ndjenjë të çuditshme për dikë që është shumë afër jush. Kushtojani ditën e sotme këtyre ndjenjave për të kuptuar arsyen që fshehin ato.
Puna: Në fillim do të jeni dyshues për idenë disi të “rrezikshme” të një kolegu, por pasi ta mendoni më mirë do të kuptoni se kjo ide është më e mirë nga sa duket në pamje të parë. Ndaj mos refuzoni gjithçka pa u menduar thellësisht.
Demi
Dashuria: Nëse ju duket se një njëri i afërt për ju, po ju hap probleme, duhet të filloni të mendoni se ku interesat tuaja përplasen. Dita e sotme do të jetë e mbushur me zbulime të reja për ju.
Puna: Sot do t’ju duhet të punoni me dikë që nuk e pëlqeni aspak, ndaj duhet të lini mënjanë ndjenjat personale për të marrë rezultatet që dëshironi.
Binjaket
Dashuria: Duket se ditën e sotme monotonia është bërë e padurueshme ndaj mundohuni të shkëputeni për pak kohë nga partneri për të thyer disi monotoninë e ditës.
Puna: Sot do të jeni në vendin e duhur dhe kohën e duhur, ndaj mundohuni ta shfrytësoni këtë mundësi të re qe ju shfaqet papritur.
Gaforrja
Dashuria: Sot do t’ju duhet të përdorni atë energjinë që e karakterizon marrëdhenien tuaj në mënyrë që ta bindni partnerin tuaj që eshte momenti i duhur për të hedhur hapin e radhës në këtë marrëdhënie.
Puna: Mundësi të pafundme do të trokasin në derën tuaj gjatë ditës së sotme ndaj zgjohuni herët dhe shkoni në punë.
Luani
Dashuria: Duke patur parasysh pazicionimin planetar të ditës, parashikohet që ju të thyeni disa zemra sot. Ju thjesht nuk keni kohë t’i kushtoni vëmendje këtyre marrëdhënieve që janë të panevojshme për ju.
Puna: Më në fund njerëzit po fillojnë të kuptojnë se ju keni patur gjithmonë të drejtë. Qasja juaj konservative ishte e duhura për zgjidhjen e këtij problemi.
Virgjeresha
Dashuria: Sot do të keni një ditë të ngarkuar dhe do t’ju duhet të dëgjoni ankesat e atyre që ju rrethojnë, ndaj sot mund të jetë mundësia më e mirë që edhe ju të shpreheni duke kërkuar mbështetjen që ju duhet nga këta njerëz.
Puna: Tendenca juaj është t’ja lini punët e vështira dikujt tjetër, por kujdes! Ky person mund të përfitojë nga mundësitë që të janë ofruar ty.
Peshorja
Dashuria: Sot do të jeni e lirë dhe do të gjeni hapësirën personale të cilën e keni kërkuar gjithmonë. Ju mund të kuptoni se keni humbur kohë duke bërë gjëra që nuk ju pëlqejnë.
Puna: Idetë tuaja janë shumë praktike ndaj janë ato të cilat do t’ju japin më shumë pikë. Eprorët tuaj do të kuptojnë se idetë tuaja janë të thjeshta dhe japin rezultate.
Akrepi
Dashuria: E sotmja ka një atmosferë revolucionare gjë që vlen edhe për marrëdhënien tuaj. Kështu që mos kini frikë nga ndryshimet që do të ndodhin sot.
Puna: Njerëzit do të duan të shohin prova solide të premtimeve që ju keni bërë. Ndaj tani është koha t’i përvishni mëngët dhe t’i futeni punës.
Shigjetari
Dashuria: Rregullat janë bërë për t’u thyer, por jo marrëdhëniet. Ato janë si vezët delikate dhe pasi thyen nuk mund të jenë kurrë si më parë.
Puna: Edhe pse rendimenti juaj nuk ka qenë në nivelet e duhura ditët e fundit, tani nuk është koha për t’u dorëzuar. Kini besim tek aftësitë tuaja dhe do t’ja dilni.
Bricjapi
Dashuria: Pozicionimi planetar i ditës së sotme sjell liri për ju. Harrojini për pak orë problemet në marrëdhenien tuaj dhe dilni me miqtë për të shijuar një mbrëmje të këndshme. Kjo aventurë që do të kaloni sot do t’ju japë një pamje më të qartë të problemit.
Puna: Mos u shtirni sikur gjithçka shkon mirë kur në fakt nuk është e vërtetë! Kur shihni se plani ka gabime sigurohuni që t’i vini në dukje dhe t’i riparoni!
Ujori
Dashuria: Partneri juaj duket se po kalon një fazë në të cilën ju nuk e keni parë kurë, por ndoshta e njëjta gjë vlen edhe për ju. Provoni të krijoni një shkëndi e cila do ta ndizte sërish zjarrin në marrëdhënien tuaj.
Puna: Aftësia juaj për të gjetur thelbin e problemit do të jetë vendimtare për zgjidhjen e tij.
Peshqit
Dashuri: Atmosfera e ditës së sotme mund të jetë pak e tepruar për ju. Edhe nëse ndjeni nevojën për të bërë dicka ekstreme mos u tundoni pasi mund të pendoheni më vonë.
Puna: Përpiquni të gjeni të metat në planin e skuadrës tuaj. Është e rëndësishme për ju që gjatë ditës së sotme të jeni avokati i diallit!