Horoskopi Ditor

Dashi

Një mbrëmje shoqërore mund të rezultojë më shumë nga çfarë mendoni ju. Pozicionet e yjeve thyejnë një pengesë që ka ekzistuar midis jush dhe dikujt tjetër me të cilin ju fshehurazi ndjeni një lidhje të fuqishme. Ndoshta për shkak të kësaj ju keni hezituar të flisni me ta; por një “aksident” i fatit do t’ju lërë pa zgjedhje. Falë zotit!

Njerëzit e tjerë nuk po flasin gjuhën tuaj sot. Kjo e bën të vështirë për ju që të përfundoni ato që duhet në vendin e punës. Bëni çmos që të përqendroheni në detyrat tuaja, pa i lënë të tjerët t’ju ngatërrojnë me mendimet e tyre.

Demi

Planetet sot ju japin mundësinë të shprehni veten në një mënyrë që mund të fitoni zemrën e personit përballë. Nëse të gjitha format e tjera të bindjes dhe shtrëngimit kanë dështuar në lëvizjen e tyre, atëherë yjet mund të kenë përgjigjen që ju po kërkoni. Diçka që ju thoni, ose një linjë bisede që ndiqni, mban çelësin e zemrës së atij personi.

Merrni drejtimin e sotëm në mënyrë që të largoni konfuzionin rreth jush. Mbajtja e një qëndrimi të guximshëm do të jetë e nevojshme për t’i kthyer të tjerët në rrugën e duhur drejt punës dhe drejt qëllimit kolektiv që po përpiqeni të realizoni në vendin tuaj të punës.

Binjaket

Nëse doni të ndikoni te partneri juaj, atëherë mos vazhdoni të njëjtën linjë argumentimi që keni bërë gjatë këtyre javëve. Energjia aktuale qiellore ju nxit të gjeni një mënyrë tjetër të afrimit të gjithë subjektit në mënyrë që të keni ndonjë efekt të vërtetë. Por mos u shqetësoni; përgjigjja do të arrijë fatmirësisht.

Detajet që ju keni lënë pas dore në një projekt të kohëve të fundit, po ju kthehen pas. Ju mund të keni nevojë ta rregulloni sërish pozicionin tuaj sot në mënyrë që të riktheheni në rrugën e duhur me procedurën korrekte. Pranoni gabimet tuaja në vend që t’i mbuloni ato dhe të vazhdoni.

Gaforrja

Pozicioni planetar mund të nënkuptojë se takimi juaj këtë mbrëmje nuk përputhet me të gjitha pritshmëritë tuaja dhe është pa dyshim unik, origjinal dhe krejtësisht i ndryshëm nga çdo gjë që ju prisni. Personi në fjalë do të jetë padyshim i ngrohtë dhe njerëzor, por nxjerr karizëm të vërtetë, që është diçka që ju do të vlerësoni pa fund, dhe me siguri do t’ju ngrohë zemrën. Argëtohuni!

Jini të rezervuar me çfarë i thoni të tjerëve. Ju nuk mund të kuptoni se si i prekni njerëzit. Jepini liri të tjerëve.

Luani

Mendja juaj është më e ndritshme dhe e mprehtë, me energjinë e sotme planetare. Nëse po shkoni në një takim të veçantë, ose ndoshta në një festë, gjithçka që duhet të bëni, është të kompensoni mençurinë tuaj superiore me rrobat e duhura, ato që pasqyrojnë qasjen tuaj unike për jetesën dhe dashurinë. Mos u përpiqni të jeni si të gjithë të tjerët, jini e mrekullueshme ashtu siç jeni.

Mos u përzieni me punët e të tjerëve sot. Një konflikt midis bashkëpunëtorëve ka të ngjarë të lindë, por në fund të fundit nuk është problemi juaj, kështu që qëndroni jashtë tij para se të përfshiheni në beteja që nuk ju përkasin.

Virgjeresha

Nuk ka asnjë pikë që e mbani të fshehur për sa i përket një personi të caktuar, por shpresoni se ata do të t’ju vërejnë. Konfigurimi i tanishëm planetar nënkupton se ata janë më shumë se të vendosur për të folur me ju, pasi ata kanë këtë ndjenjë të brendshme që të dy ju do e prisni shumë mirë së bashku. Pse të mos jeni të guximshëm? Tani për tani nuk keni asgjë për të humbur.

Në një përpjekje për të mbetur të përqendruar në punën tuaj, ka të ngjarë që të keqinformoheni dhe kjo të ndikojë për keq. Nëse diçka tingëllon e dyshimtë, ndjehuni të lirë të merrni kohë për ta kontrolluar në vend që të lëvizni pa pyetur.

Peshorja

Ju mund të mendoni se do të dilni në një takim mjaft të zakonshëm këtë mbrëmje, por energjia qiellore e sotme tregon se do të jetë gjë tjetër jo kaq normale. Mund të mos jetë veçanërisht pasionanate dhe sigurisht që nuk mund ta përshkruani atë si romantike, por do të jetë patjetër intriguese, aq shumë saqë ju do të doni ta takoni përsëri dhe përsëri për të përsëritur përvojën.

Mos hiqni dorë sot. Ju mund të prisni me durim në anën e pasme derisa të ktheheni, por askush nuk do të kërkojë mendimin tuaj. Vendosni autoritetin tuaj duke qenë edhe agresive nëse është e nevojshme.

Akrepi

Shtrirja planetare e sotme mund t’ju bëjë të shihni dikë të veçantë në një këndvështrim tjetër. Kjo ka të ngjarë të jetë një përvojë plotësisht pozitive. Përvoja juaj me ta sot do t’ju mundësojë që me të vërtetë të kuptoni se sa fat jeni të keni këtë shans t’i njihni më mirë.

Bisedat në vendin e punës sot mund të jenë plotësisht në vëmendjen tuaj. Mos pretendoni se ju e dini se çfarë po ndodh nëse nuk e dini. Është më mirë të bëni pyetje, sesa të besoni se e kuptoni kur ky nuk është domosdoshmërisht rasti.

Shigjetari

Yjet sot mund t’ju japin shansin të jeni më afër e të njiheni më shumë me një mik. Gjatë kësaj kohe do të zbuloni potencialin për përfshirje romantike mes jush. Jeni të destinuar të takoheni, kjo është e qartë.

Ju do të luftoheni verbalisht me dikë që është shumë i nxehur dhe nuk ka fakte. Mos e humbni qetësinë tuaj në një situatë si kjo. Qëndroni në atë që e dini se është e vërtetë dhe kini besim te vetja.

Bricjapi

Energjia planetare e sotme mund të jetë shumë e ndriçuar kur zbuloni diçka që nuk e njihni. Mund të ndodhë që një person që ju keni dashur në heshtje, t’ju dojë gjithashtu, por edhe ai për qarsyet e veta ta ketë mbajtur të fshehtë.Edhe pse kjo mund të vijë si një tronditje, është në të vërtetë e këndshme.

Natyra juaj e pavendosur është më e keqe se kurrë më parë, duke e bërë shumë të vështirë për ju që të jeni efektivë në vendin e punës. Bëni një pushim të gjatë në drekë dhe shkoni në shtëpi herët.

Ujori

Dashuria mund t’ju befasojë sot. Energjia qiellore ju inkurajon që të mbani një mendje të hapur dhe gjithashtu të lëvizni, ose të flisni me njerëz me të cilët nuk shoqëroheni normalisht. Shigjeta e Kupidit mund të godasë në çdo kohë dhe do të provojë saktësinë në qëllimin e saj. Gjithçka do të ndodhë shumë shpejt, para se ju vetë ta kuptoni.

Një supozim që keni bërë kohët e fundit ka të ngjarë që të zhduket sot në një farë mënyre. E vetmja mënyrë për të ndrequr situatën është të jeni të sinqertë me veten dhe me të gjithë rreth jush, në mënyrë që ju të mund të përballeni më me efikasitet me situatën e vështirë.

Peshqit

Shtrirja planetare e sotme do të thotë se një bisedë mund të sjellë një situatë shumë interesante romantike, nëse mund të tërhiqeni dhe të relaksoheni sa duhet për të lejuar këtë – dhe siguroni gjithashtu se kjo është ajo që dëshironi. Ndoshta duhet të futeni në kuadrin e duhur të mendjes dhe trupit duke liruar të gjitha tensionet brenda jush para se të filloni ditën. Mos e humbisni këtë shans.

Sot do të ndjeni shumë tension. Mbani mend se shumica e kësaj vështirësie rrjedh nga mbajtja e një ekuilibri midis fakteve dhe fantazisë. Ju do të dilni në krye.

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X