Horoskopi Ditor
Dashi
E kaluara duket se do të kthehet përmes ndjenjave dhe nostalgjisë, pasi do të rishfaqet një mik apo një i ish-dashur. Kjo duhet të jetë mjaft një përvojë interesante, dhe ju ndoshta keni shumë më të përbashkëta tani sesa në të kaluarën. Ajo që ndodh pas këtij takimi mund të jetë një kapitull i ri në jetën tuaj që mund të vazhdojë si dramë.
Puna me bashkëpuntorët nuk do të jetë një përvojë e këndshme. Ka shumë ngatërresa në të cilat do të duhet të depërtosh, në mënyrë që të arrish në thelb të çështjes. Bëni më të mirën dhe mbani mend se ajo që është në sipërfaqe nuk është pamja e plotë e diçkaje.
Demi
Do të përjetoni një frymë bashkëpunimi sot me partnerin. Nëse keni pasur konflikte mund të zgjidhen duke i treguar njëri-tjetrit se si ndiheni për çështje të caktuara, dhe duke vendosur se do të dëshironit të krijonit një mundësi për shërim atje ku mund të ketë pasur një krisje. Fillimi i këtij procesi është i lehtë, pasi ka shumë dashamirësi përreth.
Sa i përket punës do t’I shihni gjërat në një këndvështrim më fleksibël dhe me të afaptueshë. Nëse hiqeni si “të mëdhenj” ose sikur “i dini të gjitha”, njerëzit nuk do të bëjnë përpjekjen për të dëgjuar një fjalë të vetme nga ato që thoni. Jini të hapur dhe mirëkuptues për të tjerët në çdo kohë.
Binjaket
Ju mund të kënaqeni me hobit e preferuara sot, dhe të bëni një bisedë të thellë dhe domethënëse. Ju keni një mundësi për të folur në lidhje me ndjenjat tuaja për të dashurin, por ju gjithashtu mund të duhet të flisni posaçërisht për një çështje nga e kaluara që ju ka prekur të dyve. Gjeni kuptimin tek të gjitha këto çështje dhe dita do të jetë më e vlefshme.
Konfuzioni dhe pavendosmëria janë makthi me të cilin jeni duke luftuar. Presioni po vjen nga të gjitha dhe asnjë prej fakteve nuk duken se janë në vijën e duhur. Një gjë tek e cila mund të mbështeteni është intuita juaj. Besojini asaj dhe do të dini se si të vazhdoni.
Gaforrja
Të fisni për gjërat që bëni për të kaluar kohën e lirë mund të jetë pak e sikletshme. Ju e adhuroni punën edhe kur jeni me pushime, dhe gjithashtu ju pëlqen aftësia juaj për t’u organizuar dhe për të arritur përmes disiplinës. Me siguri keni ndërprerë punën tuaj sot për t’u qetësuar me të vërtetë në lidhje me një problem të caktuar. Ju duhet të harroni shqetësimet tuaja dhe të kënaqeni.
Mos u tregoni i pakujdesshëm me fuqinë tuaj. Vetëm se ju keni autoritet mbi dikë tjetër nuk do të thotë që ju duhet ta përplasni këtë fakt në fytyrën e atij personi. Trajtojini njerëzit në mënyrën si ju dëshironi të trajtoheni. Shpërdorimi i fuqisë suaj do ju futë në telashe.
Luani
Shumë kujtime të dashura mund t’ju vijnë ndërmend gjatë ditës së sotme. Por ju e keni mundësinë të riktheheni sërish, të takoni po të njëjtët njerëz, madje edhe për të nisur marrëdhënie të reja me ta.
Mundohuni ta ruani ndjenjën e dinjitetit dhe të integritetit në ambientin tuaj të punës. Është plotësisht e mundur që në çaste të caktuara të dilni jashtë kornizave tuaj të të arsyetuarit si pasojë e ndikimive apo presioneve të ndryshme në ambientin apo procesin tuaj të punës. Prioritetet tuaja duhet të qëndrojnë përherë në krye.
Virgjeresha
Ju papritur mund të gjeni një arsye për të shfletuar blloqet e vjetra të adresave, ose duke kërkuar fotografi të vjetra në lidhje me një kujtim që është në mendjen tuaj. Një fytyrë nga e kaluara mund t’ju bëjë që të rimendoni arsyen e përfundimit të marrëdhënies. Mund të jetë koha të takoheni përsëri dhe të shihni nëse ndonjë gjë ka ndryshuar, ose mund të ndryshojë në të ardhmen.
Dikush po ju bën presion për të bërë diçka të veçantë në vendin e punës, por ju jeni pak të bllokuar. Dikush që ka autoritet po ju pengon në fakt. Ekziston një konflikt i vështirë interesas dhe ju jeni në mes të saj. Ndershmëria është thelbësore në çdo kohë.
Peshorja
Dita e sotmja mund të paraqesë një luftë ose konflikt mbi ndarjen midis çështjeve të karrierës dhe partneritetit. Imazhi juaj publik dhe social mund të jetë duke shkaktuar një problem me të dashurin tuaj. Kjo mund të tejkalohet duke folur, dhe gjithashtu duke marrë kohë për të dëgjuar njëri-tjetrin. E tëra që duhet është perspektiva e duhur dhe mirëkuptimi do të mbizotërojë.
Gjendja juaj e përgjithshme është mjaft e mirë, duke ju dhënë mundësinë të dilni nga situata të vështira. Mos ngurroni të dilni kundër “atyre të rreptëve”. Nuk ka asnjë arsye pse të frikësoheni nga situatat që lidhen me punën. Ju keni atë që duhet për të pasur sukses.
Akrepi
Dëshira për t’u lidhur dhe për të qenë në harmoni me njëri-tjetrin është shumë e fuqishme sot. Ju mund të zbuloni se konflikti në kokën e partnerit, në thelb po ju bën që të dy të ju afroheni edhe më pranë. Zhvillimet që ndodhin do të bëjnë që një vendim të vihet në qendër të vëmendjes. Një ndryshim i këndshëm do të dalë.
Kjo nuk është koha për të manipuluar njerëzit e tjerë ose zgjedhjet e tyre. Duke vepruar kështu do të keni në konfuzion të jashtëzakonshëm në vendin e punës dhe do të gjeneroni një zemërim të madh ndaj jush. Kjo lloj gjëje është më mirë të shmanget plotësisht.
Shigjetari
Orientimi qiellor i ditës ju sjell përsëri atë ndjenjën e “problemeve të dyfishta”. Ju jeni edhe një herë me dy mendje për një çështje të caktuar në lidhje me të dashurin tuaj. Edhe pse ai gjithashtu mund të jetë në konfuzion, gjithçka që duhet të bëni është të dëgjoni zemrën tuaj, dhe pastaj të veproni. Nëse e bëni atë që mendoni se duhet bërë pa e ndier, konfuzioni mund të përkeqësohet.
Mundohuni të mos ngecni në dramat e njerëzve të tjerë. Vendi i punës do të jetë në një gjendje konfuze dhe nëse bëni shumë pyetje, së shpejti do të ndodheni në një situatë të vështirë nga e cila thjesht nuk mund të shpëtoni. Qëndroni jashtë saj.
Bricjapi
Ju keni të drejtën të bëni gjithçka që dëshironi, me një kusht: duhet t’i tregoni personit që është afër jush të vërtetën për një çështje për të cilën po ndjeheni pak fajtor. Biseda për këtë në shtëpi ose në një atmosferë private dhe të rehatshme do të qetësojë situatën. Atëherë mund të dilni dhe të shijoni ditën.
Mendja juaj e ekuilibruar dhe natyra paqësore janë asete të rëndësishme. Çështjet e pakëndshme do të bëjnë që të keni konfuzion . Ju do të jeni zëri i arsyes që njerëzit po kërkojnë. Bëhuni fanari që shkëlqen për të shpëtuar të tjerët.
Ujori
Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet që kishit tani keni edhe një konflikt interesash. Ju duhet të përqendroheni në një marrëdhënie të caktuar të rëndësishme dhe në zgjidhjen e problemeve të caktuara, që të ketë një ndjesi harmonie. Kjo do të thotë që ju mund t’i dhuroni më shumë karrierës suaj për të lulëzuar. Nëse mund t’i kombinoni të dyja, do të keni një ditë të shkëlqyeshme dhe një mbrëmje vërtet të mrekullueshme.
Sigurohuni të jeni të qartë dhe të sinqertë me të gjithë rreth jush. Kjo nuk është koha për të fshehur sekretet. Ka shumë thashetheme në vendin e punës dhe do të zbuloni se çdo gjë që përpiqeni të mbani të fshehur, do të përfundojë duke dështuar.
Peshqit
E kaluara duket se do të figurojë kryesisht në të tashmen, dhe e tashmja gjithashtu duket shumë e mirë për të ardhmen. Një ide e caktuar po vihet në fokus, dhe kjo mund të ketë nevojë për ndihmën e partnerit tuaj për ta formuar atë në një lloj plan të realizueshëm. Duke bërë këtë së bashku, ju do të krijoni një shans të shkëlqyeshëm për të shijuar atë që është në mënyrë të pashmangshme do të vijë.
Një figurë autoritetare do të vijë tek ju për shkak të natyrës tuaj ëndërrimtare. Koka juaj do të jetë mbi re dhe dikush që ka fuqi dëshiron t’ju sjellë përsëri në Tokë sa më shpejt të jetë e mundur. Ai ose ajo mund ta bëjë këtë me një shuplakë të mirë.