Horoskopi Ditor
Dashi
Dashuria: Me ndërveprimin e sotëm të energjive qiellore, mund t’ju duhet të bëni dallimin midis pasionit dhe romancës, pasi ka një ndryshim të madh. Në marrëdhënien tuaj të ngushtë personale, mund t’ju duket sikur njëri e bllokon tjetrin, por nuk ka nevojë të jetë kështu. E gjitha çfarë ju duhet të bëni është të gjeni çelësin që zhbllokon aspektet e ndryshme si të qenies ashtu edhe të partnerit tuaj, dhe atëherë përdoreni atë në përputhje me rrethanat.
Puna: Idetë dhe konceptet e huaja papritmas janë bërë shumë më tërheqëse për ju. Nëse ka qenë dëshira juaj për të punuar në një vend të huaj, tani është shansi juaj i madh për të bërë një lëvizje drejt këtij qëllimi. është momenti i duhur që të përparoni duke shkuar në një vend të ri.
Demi
Dashuria: Ndonjëherë njerëzit përdorin të gjitha lojërat e mundshme brenda marrëdhënieve të ngushta personale për të marrë vëmendjen, duke ndier që nuk mund ta kërkojnë ata që duan nga frika se mos refuzohen. Me energjinë astrale që keni, mund ta kuptoni situatën tuaj. Vëzhgoni se si një lojë e caktuar mund të jetë ajo që po shuan pasionin midis jush.
Puna: Dikush që mendon se ka të drejtë po përpiqet të dëmtojë punën tuaj. Përpiquni ta kaloni këtë veprim të papjekur dhe egoist të këtij perdoni dhe të nxirrni ndonjë informacion të dobishëm nga ai ose ajo. Ky informacion do t’ju ndihmojë të ripërcaktoni perspektivën tuaj.
Binjaket
Dashuria: Rreshtimi i sotëm I planeteve planetar sjell ndërveprime interesante midis jush dhe partnerit tuaj. Njëri prej jush mund të dëshirojë të bëhet i qartë për diçka që ju shqetëson, megjithatë ju mund të ndjeheni të paaftë ta bëni këtë nga frika se kjo do të prishte fantazitë dhe pritshmëritë e tjetrit. Do t’ju ndihmonte të dyve të bisedoni, pasi tashmë ky shqetësim po ju ndikon të dyve.
Puna: Merrni një mësim nga njerëz që janë të suksesshëm në atë që bëjnë. Kjo është një ditë e mirë për të kërkuar një libër në një librari ose një bibliotekë. Zgjidhni një libër për një person që admironi që punon në të njëjtën fushë me ju dhe përdoreni këtë person si frymëzim për veten.
Gaforrja
Dashuria: Dashuria, romanca dhe marrëdhëniet nuk do të ishin të njëjta nëse do të kuptoheshin lehtësisht. është pikërisht konfuziteti që i karakterizon, ai që i bën subjekte të këngëve, romaneve apo veprave të tjera të artit. Me energjinë e sotme qiellore, më në fund shihni diçka për marrëdhënien tuaj që deri tani nuk e shihnit. E vërteta do të sjellë një sens lirie dhe do t’ju zhysë të dyve në një nivel më të thellë.
Puna: Mendoni përsëri për pushimin që keni bërë disa muaj më parë. E mbani mend? Jo? Epo mbase e harruar pasi u zbeh nga koha, Ndoshta tani është momenti për të marrë sërish në konsideratë një mundësi të tillë. Do të shpërbleheni.
Luani
Dashuria: Disa njerëz futen brenda ose dalin jashtë marrëdhënieve, duke vlerësuar nëse gjërat janë mirë apo jo aq mirë. Me shtrirjen e sotme planetare, thjesht shikoni mundësinë për ta shmangur këtë vlerësim në vend që të thoni me sinqeritet se si ndiheni. E vërteta do të ishte më mire pasi do të ndihmonte gjithashtu partnerin tuaj të dijë se ku po qëndroni por vendoseni veten edhe në këpucët e tyre.
Puna: Papritur po shihni pak dritë pas pengesave që ju kanë ndaluar në rrugën tuaj për disa muaj. Tani ju ndjeheni sikur po zgjidhni një problem që për një kohë të gjatë ju ka vendosur në rutinë. Ecni para me vetëbesim.
Virgjeresha
Dashuria: Me konfigurimin e sotëm planetar, vështirë se mund të qëndroni në shtëpi dhe të lexoni një libër. Ju duhet të dilni jashtë, dhe për më tepër, të shkoni diku ku të jeni shumë frymëzues. Ndoshta mund të zgjidhni diku për të vallëzuar, të shkoni të meditoni apo në një klasë ku bëhet yoga ose të ecni në bregun e një plazhi të bukur. Brenda kësaj atmosphere mund të hasni moment mrekullisht romantike.
Puna: Shpërblimet afatshkurtra mund të mos jenë çështja për të cilën duhet folur tani por shikoni tendencat afatgjata. Nëse shihni në këtë perspektivë do të vëreni se e ardhmja është vërtet pozitive. Besoni ose jo, ju jeni duke përparuar.
Peshorja
Dashuria: Energjia e sotme qiellore zbulon se marrëdhënia juaj ka nevojë për drejtim të ri, megjithatë ju nuk do ta gjeni këtë drejtim në ndonjë vend të veçantë ku njerëzit zakonisht janë të lumtur. Ju do të duhet të kërkoni më larg, dhe në një nivel frymëzimi që është më delikat dhe mbase shpirtëror. Qëllimi juaj i ndërsjellë ju lidh në një nivel të thellë – kështu që ju duhet të kërkoni akoma për ta gjetur atë.
Puna: Fati juaj financiar po ndryshon – dhe po ndryshon për mirë. Tani do të ndiheni sikur po ecni përpara në lidhje me financat tuaja në vend që të bëni prapa. Përgatiteni veten për këtë ndryshim të rëndësishëm.
Akrepi
Dashuria: Ndonjëherë në jetë, pa marrë parasysh sa përpiqesh të arrish një objektiv, metodat e provuara dhe të besuara të favorizuara nga shumë njerëz thjesht nuk funksionojnë. Me energjinë e sotme qiellore, jeta juaj romantike ka nevojë për një ngritje të vogël në një dimension më të lartë për të rikrijuar pasionin. Ambientet romantike janë favorizuese, prandaj vërtet shikoni për ngjyrat qetësuese dhe relaksuese. Përdorni qirinj, lule dhe vajra esencialë.
Puna: Treni që keni hipur ishte duke ecur në të kundërt për njëfarë kohe, por sot po lëviz përsëri në drejtimin përpara. Kjo nuk parashikon asgjë tjetër përveç prosperitetit për ju në lidhje me çfarëdo që ka të bëjë me karrierën tuaj. Merrni kontrollin edhe një herë.
Shigjetari
Dashuria: Sa herë i tregoni të dashurit tuaj si ndjeheni për të, duket se asgjë nuk e bind atë që t’ju besojë? Me shtrirjen e sotme planetare, mund të gjesh një mënyrë të re për të krijuar romancë. Kërkoni diçka që përmban verë dhe poezi, një mbrëmje verore në një plazh të bukur, apo një pamje të qiellit.
Puna: Një ide që e keni pasur kohë më parë, më në fund po merr njohjen pozitive që meriton. Tani është radha juaj të rishikoni planin dhe të skanoni për ndonjë pengesë të mundshme. Kjo mund të kërkojë rishikimin e të dhënave që tashmë ju i keni ditur, por gjithçka do të shkojë në rregull.
Bricjapi
Dashuria: Vendosja e planeteve sot tregon se do të ndiheni edhe më të apasionuar se më parë. Baticat e një rryme shpirtërore po ju shkaktojnë një tërbim romantik që bazohet më shumë në fantazi sesa në fakt. Sigurohuni t’i keni këmbët në tokë përpara se të futeni në këtë det. Qenia perfekte para jush mund të ketë këmbë në baltë.
Puna: Dikush në vendin tuaj të punës, ndoshta edhe shefi juaj, ka një ndryshim të rëndësishëm për një çështje që ka të bëjë direkt me ju. Ky vendim do të thotë një mundësi të madhe për ju, dhe ndoshta edhe një rrogë më e mirë. Mbaji syte hapur.
Ujori
Dashuria: Thellësia e ndjenjës që mund të lëvizë një mal brenda marrëdhënies tuaj romantike nuk mund të gjendet lehtë sot. Me energjinë planetare në lojë, do të duhet të përdorni disa parime më të larta shpirtërore për të realizuar një ndikim. Kjo do të thotë të mos ndiqni rrugën e egos pro të vendosni veten në këpucët e partnerit dhe të përpiqeni të shihni gjërat nga këndvështrimi i tyre.
Puna: Një problem që menduat se kishte ikur, tani po rishfaqet. Për t’i bërë gjërat më keq, ky problem duket se po rikthehet. Merruni një herë e përgjithmonë me këtë çështje të vështirë, në vend që të vendosni përsëri për ta anashkaluar.
Peshqit
Dashuria: Vendosja e planeteve sot mund të tregojë se marrëdhënies suaj personale i mungon epshi. Kjo mund t’ju qartësohet vetëm tani dhe ju duhet të kuptoni burimin e saj. Nuk është se nuk ka pasion, por përkundrazi që pasioni mund të gjendet në një nivel tjetër. Duhet të krijohet duke zhvilluar llojin e duhur të humorit midis jush.
Puna: Një ndryshim rrënjësor i energjisë ju bën të ndjeheni sikur përpjekjet tuaja po ju çojnë diku. Ju nuk jeni vetëm një lloj brejtësi brenda një rrote. Ju jeni një individ me prospektivë, i suksesshëm dhe jashtëzakonisht me fat që është në rrugën e tij në botë.