Horoskopi për vitin 2019 për të gjitha shenjat. Cilat janë 3 shenjat më me fat për këtë vit?
Aspekti më i madh planetar për horoskopin e vitit 2019 është lëvizja e Saturnit e Neptunit që sjell përfitime nga ato materialet tek ato shpirtëroret. Këtë vit ju mund të bëni realitet shumë ëndrra duke punuar shumë fort dhe duke qenë realistë.
Shenjat do të kuptojnë kufizimet dhe limitet e tyre, por do të jenë optimiste në të njëjtën kohë. Ka shumë gjasa që të arrini të kuptoni më qartë synimet tuaja jetike dhe mundësinë për realizmin e tyre.
Gjithashtu do të ndihmoni shumë njerëz rreth jush që të realizojnë ëndrrat e tyre nëpërmjet mbështetjes praktike e shpirtërore.
Aspekti tjetër kryesor për horoskopin e vitit 2019 është raporti i Jupiterit me Neptunin që nuk është aq me fat. Kjo vë në provë besimin tuaj për shkak të ndonjë situate të pakëndshme zhgënjyese. Duhet të ulni pritshmëritë sapo të përballeni me realitetin. Nuk është koha e përshtatshme për të qenë optimistë në këtë aspekt.
Ju mund të ndiheni të besuar dhe bujarë, por rreziku i mashtrimit është tepër i madh dhe rrezikon burimet tuaja. Në fakt, burimet tuaja mund të mos jenë aq të sigurta sa menduat se ishin.
Dhjetori i vitit 2019 duket të jetë muaji më premtues në horoskopin me takime emocionuese. Kjo do të jetë një kohë e mirë për të provuar diçka të re dhe ndryshe. Mund të merrni reziqe sepse do të keni sukses. Ky është një aspekt shumë pozitiv veçanërisht për ata që ndiejnë sikur jeta e tyre ka ngecur në vend.
3 shenjat më me fat për vitin 2019
- Virgjëresha
- Shigjetari
- Akrepi
Dashi
Shenja juaj nuk do të njohë pengesa këtë vit. Në 2019 ju do t’i tregoni botës kush jeni në të vërtetë dhe çfarë jeni në gjendje të bëni. Shenja juaj do të drejtohet nga Marsi i fuqishëm që ju jep një nxitje dhe energji shumë të rëndësishme lidhur me ambiciet dhe qëllimet. Situata mund të ndryshojë në fillim të tetorit, sepse Marsi do të lëvizë nga shenja juaj dhe mund të jeni disi pasivë, pavarësisht qëllimeve tuaja të mira.
Dielli do të jetë në shenjën tuaj nga fundi i marsit deri në fillim të prillit që do t’ju mbushë me jetë e spontanitet. Për ju do të jetë shumë e lehtë këtë vit të gjeni fjalët e duhura për të shprehur ndjenjat.
Demi
Ju do të udhëhiqeni nga Venusi, që do të rregullojë çështjet e dashurisë dhe financave e mund të jeni të qetë në këto aspekte. Gjërat do të jenë pak më të lehta për ju në fund të janarit dhe përsëri në fund të nëntorit.
Në fillim të prillit do të keni mundësi dhe kohë për reflektim fizik dhe shpirtëror. Përballja me sjelljet, instinktet dhe zakonet tuaja më të errëta nuk është e lehtë, por shansi për rritje dhe transformim është i madh në qoftë se e bëni këtë.
Duhet të jeni në gjendje të tregoheni më mendjehapur se zakonisht.
Binjakët
Ju jeni gati për çdo gjë këtë vit!
Mërkuri, planeti juaj i zhurmshëm, ka tre periudha këtë vit, në mars, korrik dhe nëntor (duke filluar nga fundi i tetorit). Për shkak se shenjat e ujit janë shumë intuitive, do t’ju sjellë dobi për të përdorur instinktet kur jeni të pasigurt se si të vazhdoni. Kjo mund të shkojë kundër natyrës suaj logjike, por mund të merrni rezultate duke dalë nga zona juaj komode dhe duke dëgjuar zërin tuaj të brendshëm jo vetëm faktet e objektive.
Në fillim të marsit ndoshta një marrëdhënie qoftë romantike apo biznesi nuk do të funskionojë më. Ndryshimet në këtë periudhë mund të jenë diçka shumë pozitive në çdo fushë.
Në muajt e verës do të jeni shumë kuriozë dhe të shoqërueshëm. Kalimi i kohës me miqtë dhe familjen duke folur dhe filozofizuar rreth jetës është mënyra juaj e preferuar për të shpenzuar kohën e lirë.
Gaforrja
Ky është viti juaj për ta zotëruar. Nëse ndiheni sikur fati nuk ka qenë në anën tuaj këto kohë, është momenti të merrni sërish drejtimin dhe t’u tregoni të gjithëve çfarë jeni në gjendje të bëni.
Në fund të 2018 ju jeni të tërhequr në guaskën tuaj për shkak të disa përvojave të këqija dhe nuk dëshironi të shprehni emocionet tuaja, por në vitin 2019 kjo do të ndryshojë.
Këtë verë do të ketë shumë ndodhi interesante romantike që ju presin.
Luani
Për ju do të jetë e vështirë të fshihni ato që ndjeni dhe do të përjetoni dramë intensive. Korriku do të jetë muaj i rëndësishëm në jetën personale, jo vetëm në marrëdhëniet romantike, por edhe me familjarët, miqtë etj. Ju dëshironi të adhuroheni nga të gjithë.
Në fund të gushtit bisedat dhe ndërveprimet tuaja do të jenë më dramatike se zakonisht.
Virgjëresha
Natyra juaj praktike ju ndihmon të keni sukses në vitin 2019!
Viti juaj fillon me Hënën e plotë në shenjë që do t’ju vendosë mes arsyes dhe ndjenjave. Ju gjithmonë luftoni për të qenë versioni më i mirë i vetes dhe kjo ju vendos në një luftë për të arritur çdo qëllim. Vini në përdorim edhe ndjenjat edhe logjikën për të kuptuar ku jeni, çfarë dëshironi dhe ku duhet të shkoni.
Venusi në shenjën tuaj ju jep shumë prakticitet lidhur me dashurinë dhe paratë. Dielli iluminon jetën tuaj dhe rithkeosn nevojën për t’u kujdesur për detajet.
Peshorja
Përmirësimi i marrëdhënieve tuaja personale është fokusi i këtij viti. Në mes të shtatorit gjithçka do të jetë e balancuar ashtu si ju pëlqen dhe do të ndiheni shumë rehat nën lëkurën tuaj. Përqëndrohuni në përmirësimin e obligimeve tuaja të vjetra që janë në gjendje të keqe dhe pëforcimin e ayre aktuale. Asgjë nuk do të duket e pamundur për ju. Dëshira juaj në muajt e fundit të vitit do të jetë të vendosni harmoni në çdo aspekt të jetës dhe të jeni të gjithë të bashkuar.
Akrepi
Çfarë dëshiron këtë vit Akrepi? Për çfarë jeni të apasionuar? Ëndrrat tuaja janë në qendër të vitit 2019 dhe disa prej tyre mund të bëhen realitet.
Një avantazh i madh që keni është se Marsi, bashkë-sundimtari juaj i fuqishëm, qëndron i drejtpërdrejtë gjatë gjithë vitit, kështu që nuk duhet të shqetësoheni për humbjen e ndonjë mundësie të pabesueshme që ai ofron. Në janar përfitoni për t’i kushtuar rëndësi rikuperimit fizik e shpirtëror për të mbajtur mendjen dhe trupin të shëndetshëm dhe të lumtur.
Plutoni përmirëson të gjitha fushat që lidhen me pushtetin (sidomos karrierën tuaj).
Koha rreth ditëlindjes suaj premton që të keni admirimin e të gjithëve, gjë që ju nuk ju pëlqen sepse doni t’i mbani arritjet për vete, por këtë herë do të keni një vëmendje të merituar për gjërat që do të arrini.
Shigjetari
Ju jeni gjithmonë në një eksperiencë të re të të mësuarit, kështu që 2019 do t’ju mësojë çdo mësim të vlefshëm. Nga prilli deri në gusht do jeni në një periudhë reflektimi. Ndiqni ato që ju besoni dhe mendoni sipas parimeve tuaja.
Ka një hënë të plotë në shenjën tuaj në mes të qershorit, e cila mund të rivendosë vërtet besimin tuaj të humbur tek njerëzit. Kjo është një kohë e mirë për të vënë në praktikë atë që keni mësuar teorikisht.
Nëse jeta juaj ka qenë kaotike, hëna e plotë do të qetësojë gjërat dhe do t’ju ndihmojë të kuptoni se çdo gjë ndodh për një arsye.
Në fillim të dhjetorit linjat e komunikimit janë të hapura, duke lejuar shkëmbimin e një informacioni interesant.
Bricjapi
Që në fillim të janarit ju do të jeni gati për të nisur me ide të reja. Jeni një shenjë ambicioze që lulëzon në vendosjen e synimeve dhe arritjen e tyre, kështu që hëna e re është mënyra e përkryer për të nisur vitin 2019. Ka shenja kudo që t’ju bëjnë të ditur nëse jeni në rrugën e duhur. Kushtojini vëmendje të veçantë universit kur ju jep dritën jeshile ose ju paralajmëron që të përmbaheni.
Sundimtari juaj Saturni është gjithashtu në shenjën tuaj këtë vit, gjë që tregon disa mundësi të mëdha për të patur sukses në të gjitha fushat e jetës suaj. Ju pëlqen t’i merrni gjërat shtruar sepse për ju ka më shumë rëndësi të keni të drejtë sesa të jeni të parët. Megjithatë shpesh i arrini të dyja.
Në fillim të tetorit është koha për të rindërtuar themelet e gjërave më të sigurta që të kaluarën duket se nuk kanë shkuar shumë mirë.
Ujori
Një vit i ri, më shumë ndryshime!
Urani bën një ndryshim të madh këtë vit. Shumë ndryshime në dukje të jashtme do të rezultojnë në nevojë për ndryshime të brendshme. Gjeni kohë për të reflektuar mbi mësimet që mund të keni marrë kohët e fundit.
Mund të bëheni shumë kritikë ndaj vetes për gabimet e së kaluarës, por jo për gjithçka është faji juaj. Bëni pak pushim dhe mendoni pozitivisht.
Peshqit
Këtë viti do të keni përgjatë 12 muajve Neptunin në shenjën tuaj. Do të mësoni disa gjëra të ashpra, por përfitoni nga mundësia për tu rritur prej tyre.
Shpesh mirësia juaj në të kaluarën është marrë për dobësi, por kjo nuk do t’ju pengojë të vazhdoni të ndihmoni të tjerë njerëz në nevojë.
Përpiquni të shfrytëzoni gjithë energjinë tuaj për vitin që vjen, pasi nuk do e keni gjithmonë. Kapeni kur të “mbërrijë”.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu