Horoskopi i muajit Qershor

0 0

Dashi

Ky muaj do të sjellë shumë ndryshime në jetën tuaj. Marsi do të bëjë që në jetën tuaj të bëni shumë udhëtime. Ditët tuaja më të mira  do të fillojnë nga data 2-3 Qershor. Në datën 14-15 Qershor ndoshta do të përballeni me një problem në marrëdhënien tuaj me partnerin, situatë e cila do të jetë momentale. Në familjen tuaj do të ketë një energji tepër pozitive.

Demi

Shenja juaj këtë muaj do të shkëlqejë në fushën financiare, dhe ndoshta do të përfitoni edhe një rritje rroge. Gjithashtu do të ndiheni disi të frustruar në lidhje me disa veprimtari si pasojë e ndikimit të hënës së plotë. Do të keni shumë sukses në lidhje me një prezantim apo punë që do të ketë lidhje me marrëdhënien me publikun. Qershori do të jetë një muaj shumë i suksesshëm edhe për ata që janë vetëm.

Binjakët

Ky do të jetë një muaj tepër i mirë për ju, madje më i miri nga të gjithë për këtë vit. Shanset për të shkuar drejt asaj që dëshironi shumë do të jenë tepër të mëdha, duke bërë që edhe ju të ndiheni tepër të motivuar. Ju do të keni ngjarje shumë të mira në fushën profesionale, të dashurisë si edhe shanse të mëdha për të ngjizur një fëmijë.

Gaforrja

Këtë muaj do të arrini të keni rezultate tepër të kënaqshme në fushën profesionale dhe personale. Këtë ditëlindje do të merrni edhe një dhuratë shumë të bukur nga dashuria juaj.

Luani

Ju jeni një nga shenjat më kreative të horoskopit dhe këtë duhet ta shfrytëzoni edhe si një mundësi për të qetësuar mendjen tuaj. Gjatë këtij muaji do të përballeni edhe me mosaprovimin e partnerit tuaj në disa mendime që do të keni. Kjo do të bëjë që në disa momente të ndiheni të zhgënjyer.

Virgjëresha

Këtë muaj do të merrni lajme të mira në fushën e karrierës tuaj dhe kjo do të sjellë përfitime në të ardhurat tuaja. Jeta juaj do të fillojë të ndahet midis kujdesit të familjes dhe punës duke bërë që të përjetoni edhe një marrëdhënie tepër pasionante.

Peshorja

Këtë muaj do të keni mundësi të mira për të ndërmarrë një udhëtim. Në fushën profesionale do të filloni të bëni përmirësime të dukshme dhe duke qënë kështu do të filloni të merrni në konsideratë edhe kërkesën për një rritje rroge. Në fushën e dashurisë këtë muaj do të keni një frymë pozitive e cila do të sjellë harmoni.

Akrepi

Deri tani keni përjetuar disa vështirësi në fushën financiare të cilat duket se po vijnë duke u zbehur. Kjo do të shkaktohet edhe si pasojë e një investimi të mundshëm. Ky muaj do të sjellë ngjarje shumë emocionuese për ju në fushën e dashurisë kryesisht në javën e 3.

Shigjetari

Këtë muaj do të jeni tepër të përqëndruar në marrëdhënien tuaj pasi e konsideroni shumë të rëndësishme. Nga ana tjetër edhe partneri juaj do të ndiejë po të njëjtën gjë për ju. Në fushën financiare do të përjetoni rritje të rëndësishme të ardhurash.

Bricjapi

Në këtë muaj karriera juaj do të shkëlqejë dhe ambiciet tuaja do të jenë të larta. Ditët më të mira në fushën profesionale do të jenë nga data 9 -15 qershor. Nga data 23 do të fokusoheni më tepër tek partneri juaj dhe ndoshta do të merrni në konsideratë një udhëtim.

Ujori

Ky do të jetë një muaj i mbushur me dashuri dhe harmoni dhe madje do të jetë muaji më i mirë për vitin 2017 në fushën e dashurisë. Do të keni mundësi të përjetoni ndjenja shumë emocionuese nga data 3 qershor. Në fushën profesionale ky do të jetë një muaj tepër i mbushur me angazhime të shumta apo projekte.

Peshqit

Këtë muaj përparësi për ju do të ketë shtëpia dhe familja, dhe të gjitha idetë tuaja për ndryshime të mundshme do të shkojë pikërisht në këtë fushë. Gjithashtu këtë muaj do të mund të takoni njerëz të rinj, të udhëtoni dhe të keni të ardhura më të mira krahasuar me muajin maj.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X