Horoskopi i muajit Gusht

0 0

Dashi

Ky do të jetë një muaj plot surpriza dhe ndryshime në jetën tuaj, që do të sjellë gjithashtu edhe shumë mundësi të reja. Aktivitetet sociale do të jenë të shpeshta këtë muaj dhe lidhja e dashurisë fantastike. Nëse jeni vetëm do të keni një mundësi shumë të mirë për një lidhje. Në punë do të jeni tepër kreativ dhe do të paraqesni projekte tepër cilësore.

Demi

Jeta juaj në muajin Gusht dhe në fillim të Shtatorit do të jetë shumë e zënë dhe këto aktivitete do t’ju japin eksperiencë. Në punë duhet të tregoni kujdesin e duhur me disa projekte në mënyrë që klientët tuaj të ngelen të kënaqur. Të gjitha energjitë tuaja këtë muaj do të fokusohen tek familja juaj. Në karrierën tuaj do të shihni rezultate më të mira këtë muaj.

Binjakët

Do të përfshiheni në një punë që ka lidhje me komunikacionin dhe kjo do të bëjë që të keni arritje në karrierë. Gjithashtu do të ndieni nevojën urgjente për të bërë disa ndryshime këtë muaj duke u treguar edhe fleksibël. Do të ndërmerrni një udhëtim për të qënë më pranë familjes tuaj.

Gaforrja

Do të jeni tepër optimist këtë muaj dhe fuqia e mendimeve pozitive do të bëjë që gjërat të shkojnë në mënyrën e duhur. Në fushën e dashurisë do të shikoni si gjërat do të fillojnë të marrin rrjedhën e duhur. Nga ana financiare do të shikoni një përmirësim së të ardhurave. Do të keni edhe mundësi të reja në punë.

Luani

Këtë muaj mund të filloni një lidhje  të re me dikë nga fusha e biznesit në të cilën aktualisht po punoni dhe nëse jeni në një lidhje do të përjetoni një moment krize. Kreativiteti dhe gatishmëria juaj do të bëjë që të shkëlqeni në fushën profesionale.

Virgjëresha

Këtë muaj do të keni mundësi të bëni gjëra të reja dhe ndërkohë duhet të prisni sepse do të vijë tek ju një projekt i ri i cili do të ndikojë në karrierën tuaj në mënyrë pozitive. Ky do të jetë muaji ideal për të pushuar me partnerin dhe nëse ende nuk e keni një, me shoqërinë tuaj.

Peshorja

Ky do të jetë një muaj i mrekullueshëm për ju, dhe ngjarjet më të bukura do t’i përjetoni në shtëpi dhe në fushën e dashurisë. Do të surprizoheni shumë shpesh. Në fushën profesionale do të pranoni një ofertë e cila do t’ju mbajë të zënë 6 muajt në vijim.

Akrepi

Këtë muaj do të keni shumë ndryshime në karrierën tuaj si edhe në familje ndërsa do t’ju këshillonim të ndërmerrnit disa ditë pushimi nëse ende nuk e keni bërë. Kështu do të pranoni më me lehtësi ndryshimet në jetën tuaj. Në fushën e dashurisë do të keni mundësi të jetoni një moment të bukur me partnerin tuaj.

Shigjetari

Asgjë nuk do t’ju bëjë më të lumtur se një udhëtim me personin që doni. Gjithashtu këtë muaj do të përjetoni edhe surpriza të bukura nga miqtë tuaj nga data 19-20 gusht. Nëse ende nuk jeni diplomuar duhet të punoni fort në lidhje me këtë apo një projekt pune. Do të keni mundësi të rinovoni disa kontrata.

Bricjapi

Këtë muaj do të mendoni shumë në lidhje me të ardhurat tuaja si edhe me ndryshimin e stilit të jetesës, duke pasur kështu motivimin e duhur. Do të keni një rritje së të ardhurave, një ofertë të re pune, por kjo do të lerë në prapavijë dashurinë këtë muaj.

Ujori

Do të merrni shumë të reja këtë muaj dhe kjo do të bëjë që jeta juaj të ndryshojë. Do ta gjeni veten duke udhëtuar shpesh këtë muaj dhe nga data 21 gusht mund të merrni një propozim serioz nga partneri juaj.

Peshqit

Do ta gjeni veten para disa probleme emocionale dhe nëse do të jetë e nevojshme mund të kërkoni ndihmë profesionale. Edhe një program fitnesi mund t’ju vijë në ndihmë. Nga data 12 gusht do të keni një përmirësim të marrëdhënies tuaj të dashurisë.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X