Horoskopi Ditor

Dashi

Dashuria

Vendosja e planeteve tregon se ju keni mjaft opsione të hapura për sot, veçanërisht në aspektin e dashurisë dhe romancës. Nëse jeni beqar/e, do të zbuloni se keni mundësi për një sërë takimesh të mundshme dhe mund të mos jeni i/e sigurt se ku duhet të përqendroheni. Mbani mend që të zhvilloni një bisedë, thjesht për të parë nëse qëndrimet tuaja ndaj jetës pajtohen me ato të personit me të cilin po dilni dhe më pas merrni një vendim duke qenë më të informuar.

Puna
Një ndryshim i madh sapo ka ndodhur dhe do të ketë një efekt të jashtëzakonshëm në 7 vitet e ardhshme. Gjatë kësaj kohe, ju do të duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje anës suaj intuitive në mënyrë që të merrni suksesin që kërkoni për karrierën tuaj. Ndiqni rrjedhën e gjërave.

Demi

Dashuria

Dashuria dhe romantizmi janë shumë të lidhura me besimin që keni ju në marrëdhënie, sidomos me kombinimin qiellor të sotëm. Ju mund të keni disa rregulla të caktuara që ju përmbaheni kur zgjidhni një partner potencial, për të cilat jeni shumë të ndërgjegjshëm. Besimet tuaja kanë ndikuar në krijimin e llojeve të marrëdhënieve ku jeni përfshirë, dhe një bisedë e bërë sot mund t’jua qartësojë të gjitha.

Puna

Sot do të keni shumë mundësira, por duhet të kuptoni se nuk jeni plotësiosht të sinkronizuar me gjithçka që ndodh. Kuptoni se ka akoma disa çështje që nuk i njihni dhe më mirë ta pranoni këtë se sa të pretendoni se i dini të gjitha kur në fakt nuk është kështu.

Binjaket

Dashuria

Energjia astral e sotme ju inkurajon që të keni në takimin tuaj një ndjesi humori disi “të keq”. Ndoshta personi tjetër nuk e ka kuptuar kur ju ka pyetur se çfarë personi jeni ju në përgjithësi, por ju me siguri keni ndërmend që t’jua bëni të ditur. Kështu ata mund të vendosin nëse është ky lloji i marrëdhënies që kërkojnë apo dikush që do të ishte pak më i ndrydhur do të kishte qenë më mirë.

Puna

Është koha që të përfshiheni më shumë në atë që e keni pasionin tuaj më të madh. Bëni atë që doni të bëni dhe paratë do të vijnë tek ju. Nuk është e nevojshme të qëndroni “të lidhur me zinxhir” në një punë që e urreni. Energjia kozmike sapo është futur në favorin tuaj. Ndiqni ëndrrat tuaja.

Gaforrja

Dashuria

Ju dhe partneri juaj mund të presni që të keni sot një ditë të mrekullueshme me gjithë këtë energji qiellore që keni, Nëse marrëdhënia juaj ka kaluar nëpër një fazë depressive kohët e fundit, atëherëju keni nevojë thjesht për këtë energji ripërtëritëse që do t’ju sjellë në vete. Do të ishte mirë për ju që të dilni jashtë dhe të bëni diçka pak aventureske, në mënyrë që të mund të ringjallni ndjenjat me partnerin dhe t’i buzëqeshni njëri-tjetrit përsëri.

Puna

Është e vështirë për ju që të merrni një vendim sot, pasi variablat vazhdojnë të ndryshojnë. Në një minutë, informacioni ju vjen në një mënyrë dhe në minutën tjetër është shndërruar në diçka tjetër. Jini të durueshëm në vend që të bëni një lëvizje të madhe.

Luani

Dashuria

Shtrirja planetare e sotme tregon që ju mund të gjeni dashurinë e vërtetë derisa të mësoni për një temë që ju ka lënë disi pa fjalë këto kohë. Të takoni dikë tjetër që ndan të njëjtat interesa, do të jetë një surprizë për ju, Nëse e keni ndier se askush nuk ju ka kuptuar në të kaluarën, atëherë kjo mund të ndryshojë. Dikush sigurisht që mund t’ju kuptojë tani.

Puna

Ngarkesa në vendin e punës sot mund të jetë në të vërtetë si një përparësi për ju. Në punë nevojitet dikush që ka pikëpamje të forta, të plota dhe të sigurta dhe ju jeni në pozicionin e përsosur për të ndërhyrë dhe për të zgjidhur rrëmujën që është krijuar.

Virgjeresha

Dashuria

Nëse planifikoni të ftoni njerëz në një festë të improvizuar, atëherë do të merrni shumë kënaqësi me energjinë nga renditja qiellore e sotme. Nëse shpresoni gjithashtu të merrni vëmendjen e dikujt që ka një mendje të ndritur dhe sytë po aq të shndritshëm, mund ta bëni këtë por duhet të tregoni sensing e veçantë të humorit që keni dhe për të cilin jeni bërë “legjendë”.

Puna

Ju ndjeheni të sigurt dhe të fortë në vendin e punës, por pse nuk ju dëgjojnë të gjithë? Në vend të kësaj, ata po punojnë kundër synimeve tuaja, duke e bërë të vështirë për ju të bëni punën tuaj. Këmbëngulni tek ajo që dini dini në vend që të shqetësoheni për të gjithë të tjerët.

Peshorja

Dashuria

Lidhja astrologjike tregon se dashuria dhe romanca për ju janë disi argëtuese dhe të shkujdesura për tani. Nëse doni një justifikim për të dalë dhe për të shijuar momentin ose doni një shkak pse ju dhe i dashuri e keni lënë pas dore argëtimin, atëherë ndoshta duhet të bëni diçka për këtë. Sigurohuni që të dilni dhe të festoni për jetën.

Puna

Një cikël i ri shtatëvjeçar i mrekullueshëm sapo ka filluar dhe në lojë po futen talented tuaja të ndjeshmërisë dhe intuitës. Merrni në konsideratë për të provuar veten edhe në fusha të tjera që keni ëndërruar pasi ato do të ndihmojnë që aftësitë tuaja mendore të funksionojnë siç duhet.

Akrepi

Dashuria

Ju mund të kaloni momente vërtet të bukur për shkak të bashkëveprimit të energjive astrologjike ditën e sotme. Do të gëzoheni veçanërisht nëse merrni të dashurin tuaj dhe dilni për një drekë ose të shkoni në një vend jo të zakonshëm. Problemi i vetëm që mund të hasni është nëse e tejkaloni masën. Mund të keni shumë ngacmime rreth e rrotull, kështu që është e këshillueshme që të kurseni energjitë tuaja, disi.

Puna

Ju jeni në prag të nisjes së një ideje të mrekullueshme të re që ju e dini se ka fuqinë për të qenë jashtëzakonisht e suksesshme. Problemi është se njerëzit dhe burimet rreth jush nuk janë të gatshëm për t’ju mbështetur me këtë ëndërr. Vendoseni të parën idenë tuaj në çdo situatë deri sa të merrni mbështetjen që ju duhet.

Shigjetari

Dashuria

Shtrirja e planeteve sot tregon që ju mund të argëtoheni shumë sot. Ju gjithashtu mund të kaloni kohë të mrekullueshme me të dashurin tuaj dhe mund të riktheni ndjenjën e humorit pas një kohe të veçantë. Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse jeni të gatshëm të organizoni një natë të mrekullueshme dhe të shkoni në një shfaqje ose në ndonjë vend tjetër ku mund të takoheni dhe të bisedoni me njerëz të rinj dhe të ndryshëm.

Puna

Do të ndieni një tension dhe nervozizëm pak të madh sot. Jeni të shqetësuar dhe në ankth dhe mund të diheni se bota do të shpërthejë pikërisht tek ju. Bëni shumë pushime sot për të dalë pak jashtë ose për të ecur sadopak.

Bricjapi

Dashuria

Romanca mund të vijë për ju ndërsa keni dalë jashtë për argëtim në mbrëmje. Energjia planetare tregon se një person me një sens humori të mrekullueshëm mund të futet në jetën tuaj, ndërkohë që ju mund të konsumoni ndonjë gjë diku në një banak. Personi tjetër mund të ketë pak ose aspak njohuri rreth kuzhinës por ai me siguri do të gjejë diçka të shijshme për ju.

Puna

Kombinimi i aftësive tuaja kreative me sharmin tuaj dhe talentin komunikues do të krijojë një kombinim fitues sot që do t’ju bëjë të pandalshëm. Bashkojini aftësitë tuaja së bashku dhe do të keni sukses në çdo hap që do të ndërmerrni.

Ujori

Dashuria

Energjia qiellore tregon se do të jetë sensi juaj i humorit që do ta “çmendë” dikë tjetër sot, për të mos përmendur pamjen tuaj të mrekullueshme dhe flokët e bukur. Do të jenë shakatë tuaja dhe tregimet qesharake që do të tërheqin vëmendjen e tyre tek ju. Dhe mund të zbuloni se ju të dy keni të njëjtën filozofi për jetën dhe jo vetëm. Paçi fat.

Puna

Ju mund të keni bërë një ndryshim të jashtëzakonshëm kohët e fundit, me të cilin papritur ndiheni më mire. Ky nuk është thjesht një iluzion. Ky është fillimi i një cikli të mrekullueshëm 7-vjeçar në të cilin do të keni suksesin në dorë.

Peshqit

Dashuria

Ju mund të dilni dhe të organizoni një takim këtë mbrëmje, pasi energjia e pleneteve ju inkurajon që të dilni dhe të argëtoheni pak. Biseda mund t’i drejtohet edhe çështjeve metafizike dhe shpirtërore dhe mund të përfshijë edhe temën e dietës, rinisë së përjetshme dhe shëndetit. Të gjitha këto do t’ju lenë gojëhapur. Njohuritë e tilla për ju do të jenë kënaqësi që t’I dëgjoni.

Puna

Diçka tek e cilit kishit investuar shumë shpresë dhe punë papritur po has kundërshtime në të gjitha anët. Nuk është e nevojshme të braktisni anijen në kushte të tilla. Rregulloni drejtimin tuaj dhe mos u dorëzoni sepse ujërat janë pak të trazuara.

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X